Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë aktivizuar partitë politike, të cilat kohët e fundit kanë nisur fushata aderimi dhe afrim të figurave të reja brenda strukturave të tyre.
Zgjedhjet erdhën si pasojë e bllokadës disa mujore, e që vendi hyri në një krizë institucionale.
E në lidhje me këtë temë dhe atë se ccka pritet të sjellin zgjedhjet e reja për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi.
Së pari, ai tha zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin të domosdoshme, pasi vendi kaloi disa muaj të tërë në bllokadë institucionale.
Sipas tij, numri i madh i vendeve të rezervuara për komunitetin pakicë ka ndikuar që LVV të mosformojë qeverinë, e që fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet Kushtetuta në këtë pikë.
“Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë. Ky është lajm shumë i mirë. Lodhja që zgjati 10 muaj besoj se do të përkthehet në një vendimmarrje më të qartë të sovranit. Pra, qytetarët do të orientohen tashmë nga vota e krijimit të mazhorancës. Askush përveç sovranit, qytetarëve të Kosovës nuk e normalizon votën për partitë shqiptare, derisa kushtetuta favorizon krizën. Çfarë kam parasysh kur them se kushtetuta e Kosovës favorizon krizat e krijimit të institucioneve? Është fjala për vendet e rezervuara për minoritetet. Janë 20 vende të rezervuara dhe në këtë rast partitë shqiptare nuk arrijnë shumicën absolute të vetme. Nëse nuk do të ishte ky ngërç i Kushtetutës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 Vetëvendosja dhe Guxo do t’i kishin marrë 61 deputetë”.
Krahas kësaj, tha se elektorati në zgjedhjet e ardhshme duhet ta nxjerrë një fitues të qartë në mënyrë që të mos kemi sërish blloakdë.
Në këtë pikë, Bytyçi përmendi refuzimet e partive politike që ia bën Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion, e që sipas tij nuk kishin të bëjnë me qëndrime, por më shumë me interesa personale.
“Por tashmë kushtetutën nuk mund ta ndryshojë askush. Për jetë, nëse serbët nuk japin votën e tyre për ndryshime kushtetuese, kështu do të jetë. Tre përqind e popullsisë do t’ia imponojë vullnetin 97 përqind të popullsisë tjetër. Fatkeqësisht kjo është tashmë e vendosur dhe e vulosur, madje e pandryshueshme me ndonjë vendim apo vulë tjetër. Atëherë çfarë duhet bërë? Votuese i elektoratit të partive shqiptare duhet ta japë një fitues të qartë, një fitues që nuk do të kishte nevojë për koalicione. Më 9 shkurt elektorati votoi që Vetëvendosja dhe Lëvizja Guxo të formojnë qeveri të koalicionit.
Por partitë shqiptare, përkatësisht PDK, LDK dhe AAK nuk pranuan koalicion. Madje nuk pranuan as të bisedojnë nëse mundej të kishte një koalicion me partinë që mori më shumë vota. Të tri partitë shqiptare thanë JO! Ne nuk bëjmë koalicion me Albin Kurtin! Fillimisht thanë “Nuk duam kandidat për kryetar parlamenti nga ministrat e Kurtit”! Por nuk dhanë asnjë shpjegim, pse nuk i donin ata. I thanë JO Albulena Haxhiut dhe thanë se ajo “përçan”! Shpjegimin pse Albulena nuk e dhanë asnjëherë. Por qytetarët e kuptuan hilen. PDK, LDK dhe AAK ia patën inatin Albulenës pse ajo kishte këmbëngul për ta reformuar sistemin gjyqësot e të ngrinte një Byro Hetimi për grabitjet që politikanët i kanë bërë pasurisë kombëtare të Kosovës. Përfundimisht elektorati e kuptoi arsyen e krizë”, shtjelloi ai.
Më tej, profesori, tregoi se çka pritet të ofrojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit, derisa përmendi edhe mundësinë e koalicioneve të reja.
Ai potencoi faktin që Kurti e refuzoi Listën Serbe, parti kjo që në të kaluarën ishte pjesë e qeverive të Kosovës.
“Më 28 dhjetor pritet zgjidhja. Cila do ishte ajo. Ose elektorati voton njësoj si në zgjedhjet e kaluara dhe në këtë rast anëtarët e partive me më pak vota duhet ta detyrojnë lidershipin e tyre të bëjnë koalicion qeverisës me partinë fituese. Ose elektopratit voton subjektin politik që dëshiron dhe e nxjerr atë si fitues absolut. Rrugë të tretë nuk ka. Në fakt ka qenë gjithmonë, prej vitit 2011 një rrugë e tretë. Të bëhet koalicion me Listën Srpska të Radoiçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit. Gjithmonë qeveritë dhe institucionet janë krijuar me këtë parti. Është mundësia që edhe tash të ndodhi e njëjta gjë./botasot.info





























































