• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Shtator, 2023
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Mete-Sejko: Shërbimet, turizmi dhe ndërtimi, rol kyç në rritjen ekonomike

    Zbardhet udhëzimi për tatimin mbi të ardhurat/ Nga 1 janari 2024, tatim progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit

    Shoqata e Ndërtuesve letër Ramës: Çmimet fiskale do rrisin tatimin mbi të ardhurat te shitblerja e shtëpive dhe taksa e infrastrukturës

    Kryeministri Rama: Eksportet, nga 398 milionë euro në 2018, në 686 milionë në 2022 në zonën e CEFTA-s

    Forumi ekonomik Shqipëri-Izrael, Balluku: Jemi ndër vendet më atraktive për biznesin e huaj

    Nënstacioni i parë nëntokësor në Shqipëri, rreth 1 mln euro për asistencën teknike

  • POLITIKË

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë kryeson takimin Armeni-Azerbajxhan në OKB: Përpjekje për të arritur paqe të qëndrueshme

    Presidenti Bajram Begaj fjalim në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

    Kryeministri Rama: Rruga e njohjes përfundimtare të Kosovës kalon nga Prishtina

    Presidenti Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres

    Basha pret delegacionin nga Ukraina: Po përballen me guxim heriok kundër agresorit

    Zëvendëskryeministrja Balluku takon Wisner: Vijim i bashkëpunimit strategjik me SHBA

    Presidenti Begaj takon Presidentin amerikan, Joe Biden: Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash

    Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit në OKB/ Kryeministri Rama: Të mbështesim Ukrainën pa kushte!

    LIVE/ Kryeministri Rama drejton Debatin e Nivelit të Lartë në selinë e OKB-së, i pranishëm Zelensky dhe 50 krerë të shteteve

  • SOCIALE / KULTURË

    Imzot Arjan Dodaj, fjalim para Papës: “Nga humnera më e thellë e Mesdheut, përjetova në lëkurën time si del në dritë shpresa”

    Portofoli zviceran për arsimin profesional nis një fazë të re për 2023-2027  

    Javët Kulturore Ndërkombëtare, sjellin në Tiranë folklorin dhe traditën kineze

    Grupi Mediatik i Kinës do të dërgojë mbi 4 500 veta për transmetimin e Lojërave Aziatike

    Nisi sot viti i ri shkollor 2023-2024, urojnë politikanët: Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.

    7 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës

    “Shqipëria mikpret botën”/Azerbajxhani vjen për herë të parë përmes një morie aktivitetësh kulturore

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori rus në Shqipëri z. Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

  • OP/ED

    Historia e martirizimit të Ulmas duhet të njihet botërisht

    “Strategjia Indo-Paqësore” e Uashingtonit po ringjall Luftën e Ftohtë

    Realpolitika arabe e dhimbshme për Sirinë!

    Një NATO më e fortë për një botë më të rrezikshme

     KPE-ja katandiset në një forum simbolik!

    Kina hap “rrugën drejt paqes” në Ukrainë

    G-7 me 5 mesazhe madhore gjeopolitike!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kryeministri Rama: Rruga e njohjes përfundimtare të Kosovës kalon nga Prishtina

    Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

    PE: Mali i Zi ka rrezikuar integrimin në BE për shkak të krizës politike

    Deklaratat e Vuçiç se do të vizitojë Kosovën, Sveçla: Arrestohet po nuk mori leje

    Dialogu me Serbinë/ Albin Kurti akuzon Lajçakun si të njëanshëm

    Maqedonia e Veriut dëbon tre diplomatë rusë

  • MAGAZINË

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

    Suedezja Loreen fiton Eurovision Song Contest 2023

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Kenedi që 60 vjet më parë i bëri të gjithë Berlinezë!

26 Qershor, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter
 Jorgjji KOTE

 Mjeshtër i Madh

Plot 60 vjet më parë, më 26 Qershor 1963, në sheshin “Rudolf Platz” përpara Bashkisë së Rajonit “ Schőneberg” të Berlinit Perendimor, që më vonë mori emrin e tij, Presidenti emblematik amerikan, John F. Kennedy(Kenedi) i dha goditjen e parë shkatërrimtare Murit famëkeq të Berlinit me fjalën e tij monumentale me vetëm 685 fjalë; të cilën e çeli dhe e mbylli me pohimin lapidar “ Ich bin ein Berliner – Unë jam Berlinez”!

Dihet tashmë se ndërtimi i Murit të Berlinit më 13 Gusht 1961 tronditi thellë berlinezët, dhe gjermanët në të dy anët e kufirit dhe gjithë komunitetin perendimor dhe përparimtar; aq sa u duk se ëndra e madhe e ribashkimit gjerman do të shuhej.

Pastaj, ai emrin kishte Mur, se në fakt  ishte një impiant gjigand ndarës 156 km i gjatë me katër breza; i pari, 4 metra i lartë ishte beton dhe tela me gjemba; i dyti ose « zona  e vdekjes » shkonte 80 – 100 m në thellësi dhe kushdo që do shkelte aty do të kapej ose do ta zinte korrenti elektrik; brezi  i tretë ishte plot transhe, ndërsa i katërti ishte një trase e pakalueshme. Muri kontrollohej në gjithë gjatësinë e tij nëpërmjet  302 kullave të vrojtimit, nga të cilat 32 ishin vetëm në qytetin e Berlinit

Ngritja e Murit përshkallëzoi më tej shqetësimin e madh në kancelaritë perendimore në një situatë ndërkombëtare që dhe ashtu ishte tejet kërcënuese. Berlini ishte pika kritike e ballafaqimit të mundshëm ushtarak. Themi kështu pasi komunizmi kishte dështuar qartazi në garën e tij paqësore politike dhe ekonomike me Perëndimin. Po atë vit, më 27 Tetor 1961, në pikën e famshme të kontrollit “ Checkpoint Charlie”, në qendër të Berlinit, gati sa nuk kishte shpërthyer një betejë e gjatë me pasoja të paparashikueshme ndërmjet tankeve sovjetike dhe amerikane.

Ndërkohë, Hrushovi, qysh në vitin 1958 kishte kërkuar çmilitarizimin e Berlinit Perendimor, që ai të mbetej qytet asnjanjës. Këtë kërkesë ai ia kishte përsëritur Kenedit në Vjenë më 4 Qershor 1961. Por, me këmbënguljen e Kancelarit gjerman Konrad Adenauer, Kenedi e kishte hedhur poshtë atë kërkesë.

Të shumta kanë qenë  debatet dhe diskutimet, madje dhe kritikat mbi reagimin, sipas tyre jo të mjaftueshëm të kancelarive perendimore,  sidomos Administratës së Kenedit lidhur me ngritjen e Murit te Berlinit, që në atë kohë u bë kryengjarja e botës.

Por, duket se në këto diskutime dhe debate hera herës të nxehta, nuk merret sa duhet parasysh, për të mos thënë se nënvleftësohet, roli i madh i binomit jetik kosto – alternativë në realpolitikë në të tilla raste. Harrohet se pranimi i sfidës dhe provokimeve sovjetike për një ballafaqim të ri ushtarak do të kishte një kosto të pallogaritshme për të gjitha palët. Për më tepër kur, siç dëshmoi dhe përvoja e mëvonshme, Perëndimi kishte dhe përdori alternativa më të mira, me më pak rreziqe dhe me një çmim më të arsyeshëm politik dhe njerëzor. Këtë mesa duket ka patur parasysh Kenedi atë mëngjes të 13 Gushtit, kur e njoftuan se po ngrihej Muri i Berlinit, dhe ai u përgjigj me gjakftohtësi “ Më mirë një Mur se një luftë!”.

Gjithsesi, një gjë është e sigurt dhe ndihmon për të sqaruar pozicionin amerikan të asaj kohe; pavarësisht nga ngritja e atij Muri, nuk u prekën dhe as u cënuan tre parimet thelbësore amerikane në Berlin: prania e trupave aleate; qasja e lirë atje dhe ekzistenca e Berlinit Perendimor. Për këtë Kenedi kishte dhënë garancitë e tij me një fjalim televiziv më 25 Korrik 1961. Ndërkohë, disa ditë pas ngritjes së Murit, Kenedi dërgoi në Berlin zëvendësin e tij Lindon Johnson dhe gjeneralin e famshëm Lucius D. Clay, i cili kishte drejtuar sektorin amerikan në Berlin pas lufte.

Derisa erdhi dita historike e 26 Qershorit 1963, kur Presidenti Kenedi zbriti në Berlinin Perendimor në vizitën e tij të pashlyeshme në kujtesën e mbarë njerëzimit. Me betimin e fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të solidaritetit dhe të ribashkimit. I shprehu këto mesazhe me shumë emocion dhe bindshëm, me oratorinë e tij të pashoqe, pikërisht aty, pranë Murit famëkeq, mes oshëtimave dhe brohoritjeve entusiazte “ Kenedi” “Kenedi”!

Me atë fjalim historik, mes egzaltimit të mbi gjysëm milionë të pranishmëve,  duke deklaruar botërisht “Unë jam Berlinez”  Kenedi i thuri një himn madhështor Berlinit të ardhshëm të Gjermanisë dhe Europës së Bashkuar, të etur për liri dhe paqe. Me “ Unë jam Berlinez”  si pohimi më epik i periudhës së  Luftës së Ftohtë, Presidenti i 35-të i SHBA-ve i dha zjarr aspiratës gjermane të ribashkimit; ai tronditi nga themelet të gjithë muret dhe gardhet e tjerë ndarës.  Për t’iu kundërvënë asaj ngjarje monumentale për Perëndimin, 2 ditë më vonë, më 28 Qershor, Moska inskenoi një vizitë të Hrushovit në Berlinin Lindor; mirëpo Hrushovi shkoi dhe iku “ me bisht në shalë”, pa asnjë asnjë gjurmë dhe jehonë, ishte “si nata me ditën” me vizitën e Kenedit! E vetmja pasojë e tij ishte zëvendësimi i Ulbrichtit me Honekerin.

“ Ich bin ein Berliner” ishte mbi të gjitha një Pretencë e fuqishme asgjënsuese e totalitarizmit të kuq. Atyre që kishin iluzione për komunizmin, Kenedi  iu drejtua ironikisht, qartë dhe thjeshtë  “me ftesën”: “ Le të vijnë ta shohin në Berlin!”

Shtysa për vizitën e Kenedit në Berlin, e cila zgjati 8 orë, në mbyllje të turit 4 ditor gjerman ishte 15 vjetori i krijimit të Urës Ajrore ( Air lift) që SHBA-të dhe aleatët  perendimorë ngritën për të mposhtur brenda 10 muajve bllokadën e egër çnjerëzore tokësore sovjetike mbi Berlinin Perendimor. Ndërsa “Unë jam Berlinez ishte “ qershiza mbi tortën” amerikane të lirisë për Berlinin, Gjermaninë dhe Europën.

Vërtet që 5 muaj më vonë Kenedin e vranë, por jo  vizionin, ëndrën dhe premtimin e “ Berlinezit” të pavdekshëm. Atë e mbajtën gjallë dhe përcollën më tej   pasardhësit e tij, sidomos Presidenti Reagan, kur 24 vite më vonë, më 12 Qershor 1987, nga Portat e mbyllura të Brandenburgut në Berlin, fare pak metra larg Murit famëkeq, i lëshoi thirjen kambanë Gorbaçovit për ta shembur atë Mur dhe për t’i hapur ato porta; në vijim, me hapat dhe vendimet e tyre epokale ishin “të mëdhenjtë” e botës –  Bush, Thatcher, Kohl, Mitterand dhe Gorbaçhov, të cilët sollën 9   Nëntorin 1989, mbrëmjen magjike të  shembjes së Murit të Berlinit. Shembja e tij  u kthye në simbolin e rrëzimit të të gjithë  mureve, gardheve dhe bunkerëve të komunizmit dhe i ribashkimit gjerman/evropian. Me fjalën e tij monumentale Kenedi emblematik shkroio histori dhe na bëri të gjithëve Berlinezë, dmth njerëz që duam vetëm ura bashkuese dhe jo gardhe ndarës!

Megjithatë, për fat të keq, dhe tani, 34 vite më vonë, bota, Evropa dhe vetë Berlini me Gjermaninë  janë shumë larg euforisë dhe entusiazmit, atmosferës festive dhe shpresës për një botë pa mure, gardhe dhe ndarje. Kjo, sepse dhe tani që “ Unë jam Berlinez” mbushi 60 vjet, vazhdojnë të shtohen muret, gardhet dhe barrierat e gjithfarëllojshme: të dukshëm dhe të padukshëm, fizike, elektronikë, azili, raketorë, bërthamorë, etnikë, raciste, fetare, rajonale, tregtarë, ideologjikë, euroskeptikë, mure krimi dhe korrupsioni, etj.  Tashmë këto mure po ndajnë sërish shumë vende dhe popuj dhe në përgjithësi rendin botëror të ngritur gati 8 dekada më parë, për të shmangur luftra dhe konflikte të përgjakshme, për liri, paqe e stabilitet të qëndrueshëm. Ato po pengojnë seriozisht zgjidhjen e krizave dhe konflikteve të stërzgjatura/të ngrira. Mjaft të përmendim ndarjen e Qipros prej 49 vitesh, të dy Koreve prej  70 vitesh, krizën Izrael – Palestinë prej 75 vitesh dhe shumë ndarje të reja të frikshme.

Fatkeqësisht, kjo po ndodh dhe në Ballkanin Perendimor; aty, veç tri “ Mureve” shtetërore 30 vjeçare në Republika Srpska, tanimë për shkak të veprimtarisë sabotuese serbe edhe Mitrovica, nga urë lidhëse është kthyer në një mur të madh ndarës; ashtu sikurse dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë më tepër se një “dilemë hamletiane” nga frika e mureve të reja tanimë  të licensuara. Për faj të organizatorëve, në vend që t’i bashkonte, dhe nisma “Ballkan i Hapur” i ndau më dysh 6 vendet e rajonit tonë, ndonëse kishim Procesin e Berlinit që i mblidhte të gjithë!

Këto ngjarje dhe zhvillime historike negative çojnë natyrshëm në përfundimin madhor se nuk mjafton vetëm të shembësh mure, gardhe dhe bunkerë, as t’i kthesh ato në muze dhe atraksione turistikë. JO, demokracia e vërtetë kërkon që  ato të zëvendësohen çdo ditë vetëm me ura demokratike lidhëse dhe bashkuese.

Ja pse, në këtë jubile domethënës, ia vlen të lexohet sërish ky fjalim monumental, të cilin e kam shqipëruar në respekt të lexuesve  dhe si përkthyes zyrtar.

                                 Unë jam Berlinez!“

Jam krenar që vij në këtë qytet, i ftuar nga Kryebashkiaku juaj i shquar, i cili simbolizon në gjithë botën shpirtin luftarak të Berlinit Perendimor. Jam gjithashtu krenar që vizitoj RFGJ-në bashkë me Kancelarin tuaj të nderuar, i cili për shumë vite në krye të Gjermanisë, i është përkushtuar lirisë dhe përparimit; jam i lumtur që vij këtu i shoqëruar nga bashkëqytetari im amerikan, Gjeneral Clay, i cili ka qenë në këtë qytet në momentet e mëdha të krizës dhe do të vijë sërish kur të jetë e nevojshme.

2000 vjet më parë, krenaria më e madhe ishte të thoje: “ Jam romak!” Ndërsa sot, në botën e lirisë, krenaria më e madhe është të thuash “ Jam Berlinez”

Në botë ka shumë njerëz, të cilët nuk e kuptojnë, ose thonë  se nuk e kuptojnë dallimin më të madh ndërmjet botës së lirë dhe asaj komuniste. Le të vijnë ta shohin në Berlin! Ka disa që thonë se komunizmi është vala e të ardhmes. Le të vijnë ta shohin në Berlin! Por, ka dhe të tjerë që thonë se në Europë dhe gjetkë ne mund të punojmë me komunistët. Le të vijnë ta shohin në Berlin! Ka madje syresh që thonë se vërtet komunizmi është  sistem i keq, por ai lejon që të kemi përparim ekonomik. Le të vijnë ta shohin në Berlin!

Liria ka shumë vështirësi dhe demokracia nuk është e përkryer. Por, ne kurrë s’kemi menduar të ngrejmë mure për t’i mbyllur njerëzit brenda tyre apo për t’i penguar që të largohen prej nesh. Në emër të bashkëatdhetarëve të mi që jetojnë mijra kilometra në anën tjetër të Atlantikut, me lejoni t’u them se për ta është krenaria më e madhe që kanë mundur të ndajnë bashkë me ju, edhe pse nga larg, historinë e 18 viteve të fundit.

Unë, nuk njoh qytet tjetër, të vogël apo të madh, që edhe pse i rrethuar për 18 vjet rresht, jeton ende me vitalitet dhe me forcë, me shpresë dhe vendosmëri, si  Berlini Perendimor. Ndonëse Muri është shfaqja më e qartë dhe e gjallë e dështimeve të rregjimit komunist që e sheh gjithë bota, ne kjo nuk na gëzon, sepse, siç e tha edhe Kryebashkiaku juaj, ai përbën një sulm jo vetëm ndaj historisë, por edhe ndaj njerëzimit; mbasi ai ndan familjet, burrat dhe gratë, motrat dhe vëllezërit nga njeri tjetri!

E vërteta e këtij qyteti i takon gjithë Gjermanisë, sepse paqja e vërtetë dhe e përhershme në Europë nuk mund të jetë e sigurt, për aq kohë sa dhe qoftë një qytetari të vetëm i mohohet e drejta më elementare, ajo e njeriut të lirë dhe që të zgjedhë lirisht me vullnetin e vet. Në këto 18 vite paqe dhe mirëbesimi, ky brez gjermanësh ka fituar të drejtën për të qenë i lirë, duke përfshirë dhe të drejtën e bashkimit familjar dhe kombëtar, për të jetuar në paqe të përhershme, me vullnetin e mirë për të gjithë. Ju jetoni në një ishull të mbrojtur të lirisë, por jeta juaj është pjesë e gjithë vendit.

Prandaj, në mbyllje të fjalës time, me lejoni t’iu ftoj që t’i hidhni sytë dhe vështrimin tuaj përtej rreziqeve të sotme, te shpresat e së nesërmes, tej lirisë vetëm të qytetit të Berlinit Perendimor ose vetëm të vendit tuaj, Gjermanisë, drejt përparimit e lirisë kudo, tej Murit, në ditët e paqes dhe drejtësisë, tej vehtes tuaj dhe vehtes sonë, drejt mbarë njerëzimit. Liria është e pandashme, ndaj kur qoftë dhe një njeri i vetëm është i skllavëruar, të gjithë ne të tjerët  nuk jemi të lirë. Kur të gjithë të jenë të lirë, atëhere ne do të mund të hedhim vështrimin tonë përpara,  drejt asaj dite kur ky qytet, ky vend dhe kontinent i madh i Europës do të bashkohen në një glob plot paqe dhe shpresë.

Kur të vijë më në fund ajo ditë, atëhere populli i Berlinit Perendimor mund të gëzohet me të drejtë  se për mëse dy dekada, ai ishte në vijën e parë të frontit. Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që jetojnë, janë qytetarë të Berlinit; ndaj si njeri i lirë, dhe unë sot them me krenari “ Jam Berlinez”!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

“

“

Related Posts

Kryesore

Imzot Arjan Dodaj, fjalim para Papës: “Nga humnera më e thellë e Mesdheut, përjetova në lëkurën time si del në dritë shpresa”

23 Shtator, 2023
Kryesore

Presidenti Bajram Begaj fjalim në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

22 Shtator, 2023
Kryesore

Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit në OKB/ Kryeministri Rama: Të mbështesim Ukrainën pa kushte!

21 Shtator, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa në Marsejë: Bëjeni Mesdheun një laborator paqeje në botë

23 Shtator, 2023

Polonia thotë se nuk do ta furnizojë Ukrainën me armatime

23 Shtator, 2023

Imzot Arjan Dodaj, fjalim para Papës: “Nga humnera më e thellë e Mesdheut, përjetova në lëkurën time si del në dritë shpresa”

23 Shtator, 2023

ETIAS/ Risitë për lëvizjen në Shengen, BE për ATSH: Sistemet që do aplikohen, synim forcimi i sigurisë

23 Shtator, 2023

McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë

22 Shtator, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.