Vendet në rajonin e Azi-Paqësorit duhet të mbeten shumë vigjilente, të kundërshtojnë me vendosmëri veprimet e neo-militarizmit të Japonisë dhe së bashku të mbrojnë paqen dhe rendin në rajon, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.
Guo i bëri komentet në një konferencë shtypi, kur iu përgjigj pyetjes mbi një draft-propozim nga Partia Demokratike Liberale e Japonisë, që bënte thirrje për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes.
Guo tha se të dhënat e fundit tregojnë se shpenzimet e mbrojtjes të Japonisë për vitin 2025 u rritën 9.7%. Si shifrat ashtu edhe proporcioni i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit arritën nivele historike. Ndërkohë, vëllimi i armëve të importuara është rritur 76% në pesë viteve të fundit. “Duke u bazuar në një rritje prej 14 vitesh me radhë të shpenzimeve ushtarake, forcat e krahut të djathtë të Japonisë vazhdojnë të kërkojnë ngritje të mëtejshme. Kjo tregon përsëri se Japonia po e heq gradualisht maskën e saj si një i ashtuquajtur ‘vend pacifist’ dhe po ecën, hap pas hapi, në rrugën e gabuar të ‘neo-militarizmit’”, tha zëdhënësi.
Foto nga VCG
Sipas tij, një sërë dokumentesh që kanë fuqi të plotë të drejtësisë ndërkombëtare, duke përfshirë Proklamatën e Postdamit dhe Instrumentin e Kapitullimit të Japonisë- përcaktojnë në mënyrë të qartë se Japonia duhet të jetë “plotësisht e çarmatosur” dhe nuk duhet të ruajë “industri që lejojnë riarmatosjene për luftë”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kushtetuta e Japonisë vendos kufizime të rrepta mbi aftësitë ushtarake, të drejtën për t’u angazhuar në luftim dhe të drejtën e luftës. Për më tepër, përmes një sërë ligjesh dhe rregulloresh, ajo vendosi parime si “fokusim në vetëmbrojtje”. Historikisht, kompleksi ushtarako-industrial shërbeu si një nga forcat kryesore lëvizëse që e mundësuan militarizmin ta rrëmbente shtetin dhe të niste një rrugë ekspansioni dhe agresioni të Japonisë. Sot, forcat e krahut të djathtë të Japonisë po nxisin për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtje dhe liberalizimin e eksporteve të armëve vdekjeprurëse – duke forcuar kështu edhe një herë rritjen e sektorit ushtarako-industrial – dhe madje po përpiqen ta pozicionojnë atë si një shtyllë të ekonomisë kombëtare pro zgjerimit ushtarak dhe përgatitjeve për luftë, që i shërbejnë procesit të “rimilitarizimi”.
“Vendet në rajonin e Azi-Paqësorit duhet të mbeten shumë vigjilente, t’i kundërshtojnë me vendosmëri veprimet e ‘neo-militarizmit’ të Japonisë dhe të mbrojnë së bashku paqen dhe rendin në Azi-Paqësor”, tha Guo Jiakun.
CGTN



























































