Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi shtjelloi qëndrimin e Kinës në lidhje me të ashtuquajturat “kampe të punës së detyruar” dhe “kampe riedukimi” në Xinjiang.
Wang Yi deklaroi se nuk ka pasur kurrë “kampe të punës së detyruar” ose “kampe riedukimi” në Xinjiang. Këto janë gënjeshtra dhe dezinformacione. Ai vuri në dukje që Xinjiang-u kufizohet me rajone me përqendrime të larta të terrorizmit e ekstremizmit dhe disa vjet më parë u përball me kërcënime serioze nga forcat e huaja terroriste, ndërsa ideologjitë ekstremiste infiltruan në rajon. Për të kundërshtuar kërcënimin real të terrorizmit dhe për të mbrojtur sigurinë e njerëzve, qeveria vendore e Xinjiang-ut iu përgjigj thirrjes së OKB-së, duke u mbështetur në praktikat e vendeve të ndryshme, si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, dhe bëri përpjekje për çradikalizim nëpërmjet arsimit. Kjo ka eliminuar në thelb terrenin e lindjes së ekstremizmit dhe ka arritur rezultate të rëndësishme, duke u mirëpritur e mbështetur prej të gjitha kombësive në Xinjiang.
Wang Yi theksoi që Xinjiang-u mirëpret vizitorët e huaj për të njohur të vërtetën rreth këtyre pretendimeve të pabazuara. Një gjë është e sigurt: njerëzit e të gjitha kombësive në Xinjiang nuk i mirëpresin hetimet e bazuara në një “prezumim faji” dhe kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha paragjykimet e akuzat e pambështetura kundër politikave të Kinës lidhur me kombësitë.
Lidhur me deklaratat e rreme dhe veprimet mbi Xinjiang-un, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës vuri në dukje në një konferencë të rregullt për shtypin që çështjet e Xinjiang-ut janë thjesht punë të brendshme të Kinës. Aktualisht, Xinjiang-u gëzon qëndrueshmëri të përgjithshme shoqërore, një moment të mirë zhvillimi ekonomik, bashkëjetesë harmonike midis të gjitha kombësive dhe një rritje të ndjeshme të ndjenjës së sigurisë e kënaqësisë me qëndrueshmërinë shoqërore midis banorëve të këtij rajoni. Ngritja e institucioneve të arsimit dhe trajnimit profesional në Xinjiang është një masë parandaluese e bazuar në nevojat e luftës kundër terrorizmit. Këto masa janë zbatuar tërësisht në përputhje me ligjin, kanë marrë mbështetjen dhe miratimin e sinqertë të banorëve të të gjitha kombësive dhe kanë arritur rezultate të mira shoqërore. Institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional të themeluara në Xinjiang nuk janë aspak të ashtuquajturat “kampe riedukimi”. Deklaratat dhe veprimet e disa individëve në lidhje me Xinjiang-un janë jashtëzakonisht absurde dhe përbëjnë një ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të Kinës. Kina shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur ndaj kësaj.
Ish-ambasadori kinez në Gjermani, Wu Ken, në një intervistë me median kryesore gjermane, theksoi që Kushtetuta kineze përcakton që të gjitha kombësitë janë të barabarta dhe ndalon diskriminimin dhe shtypjen ndaj çdo kombësie. E ashtuquajtura “punë e detyruar” është një etiketë e sajuar nga forcat perëndimore antikineze enkas për të njollosur Kinën. Në Xinjiang, si në pjesë të tjera të Kinës, punëtorët gjithmonë nënshkruajnë kontrata pune me ndërmarrjet në bazë vullnetare. Për më tepër, duhet të pranohet se nga vitet 1990 deri më 2016, Xinjiang-u përjetoi mijëra incidente të dhunshme terroriste. Kina i luftoi me vendosmëri këto incidente sipas ligjit, duke theksuar njëkohësisht kundërterrorizmin parandalues e çradikalizimin dhe duke zbatuar një sërë masash të tilla si arsimi dhe trajnimi profesional. Sot qindra milionë veta udhëtojnë në Xinjiang, përfshirë një numër të madh turistësh të huaj.
Wu Ken theksoi se në Xinjiang nuk ka pasur kurrë nga të ashtuquajturat “kampe riedukimi”, por janë krijuar sipas ligjit qendrat e arsimit dhe trajnimit profesional. Shumë të vetëshpallur si “dëshmitarë okularë” nuk kanë qenë kurrë në këto qendra. “Nëpërmjet edukimit dhe trajnimit, ne kemi zhdukur terrenin e lindjes së ekstremizmit dhe kemi ndihmuar ata që janë dëmtuar nga ekstremizmi të arrijnë një të ardhme më të mirë,” theksoi ai. Qendrat e arsimit dhe trajnimit profesional të Xinjiang-ut në thelb nuk ndryshojnë nga “qendrat e çradikalizimit” të Francës ose “korrigjimet komunitare” të Shteteve të Bashkuara – të gjitha janë përpjekje të dobishme dhe eksplorime pozitive në luftën kundër terrorizmit parandalues dhe çradikalizimin. Nëpërmjet një sërë masash, situata e sigurisë në Xinjiang është përmirësuar ndjeshëm dhe për disa vjet rresht nuk kanë ndodhur ngjarje të dhunshme terroriste./cgtn





























































