Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Aziatike të Ministrisë së Jashtme kineze Liu Jinsong zhvilloi të martën në Pekin konsultime me drejtorin e përgjithshëm të Zyrës së Çështjeve të Azisë dhe Oqeanisë të Ministrisë së Jashtme japoneze Kanai Masaaki.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha në një konferencë të rregullt shtypi që, gjatë konsultimeve, Kina i kërkoi Japonisë të tërheqë thëniet e gabuara dhe të ndalojë krijimin e problemeve për çështjet që lidhen me Kinën.
Pala kineze i paraqiti përsëri protesta të forta palës japoneze mbi komentet e gabuara të kryeministres Sanae Takaichi në lidhje me Kinën, tha Mao, duke theksuar që ato shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, dëmtojnë rëndë rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe shkelin rëndë parimin e “një Kine” dhe frymën e katër dokumenteve politike midis Kinës dhe Japonisë./CGTN



























































