Fitimet e ndërmarrjeve industriale të mëdha të Kinës u rritën 1.9 për qind në dhjetë muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u shtuar për tre muaj radhas që nga gushti, treguan të enjten të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).
Fitimet e përgjithshme të ndërmarrjeve industriale me të ardhura vjetore nga biznesi prej së paku 20 milionë juanësh (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë) arritën në 5.95 trilion juanë gjatë periudhës janar-tetor, bëri të ditur NBS-ja./CGTN





























































