Ditët e fundit janë rënduar raportet mes Podgoricës dhe Beogradit për shkak të një ligji nga qeveria e Malit të Zi për barazinë fetare që parashikon trajtimin e pronave kishtare si prona shtetërore. Kisha Ortodokse Serbe që vepron në Mal të Zi këtë ligj e sheh si një kërcënim për pronat e saja, ndërkohë që Kisha Ortodokse Malazeze kërkon kthimin e pronës së tyre, e cila në vitin 1919 u konfiskua nga Mbretëria Serbe./voa