• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Koha për bisedime për Paqe është Tani!

1 Tetor, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Dekada e dytë e shekullit XXI hyri dhunshëm në jetët tona.

Që nga viti 2020 e më tej secili prej nesh është dëshmitarë i disa ngjarjeve shënjuese për historinë e njerëzimit. Në fillim ishte Pandemia Covid-19, e cila u krahasua me gripin spanjoll të një shekulli më parë dhe që mori shumë jetë njerëzish në mbarë botën.

Askush nuk ishte imunë përballë këtij virusi të padukshëm që kushtëzoi jetët tona.

Për shkak të shtrirjes globale dhe numrit të madh të njerëzve që humbën jetën mendova se kjo ishte “Lufta e Tretë  Botërore ” pasi në të vërtetë,  ishte një luftë!

Por ndërsa dalëngadalë po fillonim të merrnim frymë nga këto dy vite sfilitëse, një luftë e nxehtë trokiti në dyert e Europës. Një luftë e cila po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë duke u kthyer në një kërcënim për secilin prej nesh.

Në fakt ndërsa në librat historike kemi lexuar e mësuar aq shumë për Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të shkruaja për rrezikun real që i kanoset sot njerëzimit…për Luftën e Tretë Botërore.

Por, historia përsëritet!

Jemi përballë faktit. Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti. Një akt që dhunon çdo ligj ndërkombëtar, dhe që sot ka vënë në alarm botën mbarë.

Ndonëse Presidenti rus, Vladimir Putin përpara çdo veprimi në lidhje me Ukrainën na ka paralajmëruar nëpërmjet fjalimeve të tij, liderët botëror duket se i kanë injoruar ato.

Kujtojmë se pak ditë para 24 shkurtit, ai njohu zyrtarisht “pavarësinë” e dy qarqeve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i kishte pushtuar pjesërisht që nga viti 2014 dhe tha se do bënte gjithçka për të mbrojtur popullsinë ruse në këto rajone.

Më pas, në orët e para të mëngjesit se 24 shkurtit 2022, u zgjuam nga lajmet se Rusia sulmoi Ukrainën me justifikimin se do të “denazifikonte” këtë vend.

Më 30 shtator ai firmosi dekretin, duke njohur dy rajone të tjera ukrainase, Kherson dhe Zaporizhzhia, si “të pavarura”, dhe më pas i shoqëroi me një fjalim të madh para kombit rus por që i drejtohej njëkohësisht mbarë botës. Një fjalim paralajmërues për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrë Rusia.

Pasi deklaroi rezultatet e referendumeve në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhyia, Kremlini organizoi një tubim për aneksimim e 15% të territoreve të Ukrainës.

Duke patur parasysh fjalimin e Putinit para mbështetësve duket se ishte edhe si një tubim ndaj pjesës tjetër të popullit rus që janë kundër luftës.

“Rusia jo vetëm që hap dyert e shtëpisë së saj të lindjes për vëllezërit dhe motrat – ajo hap zemrën e saj për ta. Mirë se vini në shtëpi!” – tha lideri rus.

Putin theksoi se tani Republikave të rajoneve Donbass, Kherson dhe Zaporozhye u është dhënë e drejta për të zgjedhur dhe vendosur.

Dhe njerëzit zgjodhën atdheun e tyre historik, ata bënë zgjedhjen të ishin me Rusinë .

Rusia nuk do të lejojë më kurrë diktimin perëndimor. Rruga është zgjedhur. Po kthehemi te rrënjët, duke zgjedhur rrugën e Perandorisë, ku të gjithë do të kenë mbrojtje.

Sigurisht fjalim i mbushur me retorikë intensive mbi historinë perandorake duket se është mjeti i vetëm për të justifikuar veprimet e tij dhe për të siguruar mbështetjen e popullit rus.

Por ky fjalim i presidentit rus në Kremlin nuk është vetëm për Donbasin dhe Ukrainën.

Kjo do të thotë se lufta sapo ka filluar…dhe nuk është ajo çfarë ne kemi parë deri më tani përgjatë këtyre shtatë muajve.

Ndaj duhen bërë çdo përpjekje duke lënë pas çdo retorikë lufte, kërkesë për armatime, duke i zëvendësuar vetëm me thirrje për Paqe përpara se të jetë shumë vonë.

Me aneksimin e 4 rajoneve e cila vjen shtatë muaj pas pushtimit të Moskës ndaj Ukrainës, duhet të përmbyllet i ashtuquajturi “Operacioni Special” i Rusisë në Ukrainë edhe si një “trofe ” i kësaj lufte.

Kjo është një mundësi që Rusia të tërhiqet me justifikimin se e ka përmbushur me sukses ndërhyrjen ushtarake. 

Vijimi i mëtutjeshëm i retorikes së luftës jo vetëm nëpërmjet deklaratave të liderëve nga Rusia, SHBA e Ukrainë por dhe nëpërmjet akteve ushtarake që vijojnë intensivisht ndaj Ukrainës, do të thotë se po shkojmë drejt një Lufte të Madhe.

Dekreti për mobilizimin e pjesshëm në Rusi është një këmbane alarmi për Putin por edhe për çdo lider në çdo shtet të botës pasi askush nuk e do luftën dhe sot në shek XXI nuk ka asnjë arsye që të luftojmë kundër njëri-tjetrit. 

Megjithatë është një shenjë e mirë që lideri rus bëri me pranimin e gabimit në thirrjen për mobilizimin e popullsisë. 

Kjo do të thotë shumë për një lider si Putin…pranimi i një gabimi, ndaj një hap mbrapa do të mbetet sërish vlerë e tij.

Ndonëse historia dhe koha do ti japë vlerësimin e merituar çdo kujt dhe vetë Vladimir Putin konkretisht. 

Njëkohësisht një tjetër shenjë nga Vladimir Putin është fakti se ai flet për negociata me Ukrainën.

“Rusia është gati të rifillojë negociatat me Ukrainën, por nuk do të diskutojë zgjedhjen e banorëve të rajoneve Donbass, Zaporozhye dhe Kherson: ata janë bërë rusë një herë e përgjithmonë, theksoi Putin.

Por kjo thirrje nuk gjeti përkrahje nga pala tjetër pasi nga Kievi e hodhën poshtë këtë kusht duke thënë se do te negocionin për paqe por jo me Putinin si Presidenti rus.

Po ashtu, po në të njëjtën ditë, menjëherë pas aneksimit nga Rusia të katër rajoneve ukrainase, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi aplikimin për anëtarësim në NATO me procedurë të përshpejtuar,

Përgjigjia e Liderit ukrainas duke firmosur aplikimin për antarësim të përshpejtuar në NATO nuk bën gjë tjetër, veçse rrezikon një luftë Rusi-Nato pra Luftën e Tretë Botërore. 

Mos te harrojmë se pikërisht perspektiva e anëtarësimit në NATO ishtë një nga arsyet që Putini pushtoi Ukrainën.

NATO, BE kanë patur 8 vite kohë për antarësimin e Ukrainës në mënyrë të përshpejtuar duke i garantuar asaj siguri por jo tani që jemi para një fakti të kryer.

Jo tani ku lideri rus dhe ai amerikan i drejtojnë gishtin kërcënues njëri-tjetrit se do të mbrojnë me çdo kusht çdo centimentër të tokës ruse dhe çdo centimentër të tokës së aleatëve të Nato-s. E me çdo kusht do të thotë edhe me përdormin e armëve që shfarosin në masë .

Në shekullin XXI kam menduar se rreziku më i madh ndaj njerëzimit është ngrohja globale, ndryshimet klimaterike, apo të tjera rreziqe si pandemia apo fenomene të tjera natyrore qofshin tërmete, tsuname etj.

Të gjitha këto do duhet të ishin sot pjesë kryesore e agjendës se liderëve botëror dhe institucioneve ndërkombëtare.

Për të bërë gjithçka kundër rrezikut real para të cilit ndodhet sot mbarë njerëzimi.

Por kërcënimi me lufte, me armë bërthamore apo me çdo armë tjetër, tregon se në krye të disa shteteve ekzistojnë armiqtë e Njerëzimit. 

Kësisoj, thirrja për armatime në vend të thirrjes për paqe është shqetësuese, dëshpëruese dhe tejet zhgënjyese.

Nuk mund ta besoj që sot nuk ekzistojnë lider që të ulen në tryeze për të negociuar. Historia botërore ka treguar se në momente vendimtare kanë marrë vendime të guximshme pasi arsyeja e Jetës prevalon mbi gjithçka. 

Por përgjate gjithë këtyre muajve kërkesat e vetme janë për armë…armatime, duke shpalosur para mediave shifra të armiqve të të rënëve (deri dje ishin vëllezër) me idenë se vetëm kështu mund ta mposhtin Rusinë.

Vertetë z. Zelenskyy, e besoni këtë që thoni?

Mund ta mposhtë Ukraina, Rusinë?

Sigurisht, Ukraina ka motiv për të luftuar sepse është cënuar ushtarakisht…ka armatime për të luftuar sepse vendet aleatë të Nato-s dhe jo vetem por çdo vend tjetër në botë ka dërguar armatime,  dhe ndihma të tjera humanitare, por deri kur?

Deri sa Rusia të përplaset drejtpërdrejtë me NATO-n?

Pastaj… asnjë analizë, asnjë mendim asnjë fjalë nuk ka më vlerë. Sepse ndoshta shumë prej nesh nuk do ekzistojnë.

Do ti rikthehem shifrave, qofshin këto nga Ukraina apo Rusia që tregojnë me mburrje numrin e të rënëve të armikut.

Jo vetëm jo njerëzore por jo realiste.

Nga njera anë flitet për nje Rusi të dobët ushtarakisht, pavarësisht se për dekada me radhe Perëndimi e ka quajtur si kërcënim për të.

Ndërsa nga ana tjetër kemi një Ukrainë të fortë që po e zmbraps Rusinë(!)

Thjeshtë Propagandë!

Nuk flitet aspak për mijëra refugjatë ukrainas që janë rrugëve të Europës. Nuk flasim për gjendjen e tyre, kushtet e tyre, ndonëse janë ndër refugjatët më të “privilegjuar” në këto 30 vite por sërish ata po përballen me betejat për mbijetesë.

Nuk flasin për ata qindra fëmijë të zhdukur, vajza e gra të dhunuara. Nuk flitet për trafikimin e  vajzave ukrainase ….raste të cilat janë me qindra e mijëra dhe që ndodhin në çdo moment.

Nuk flitet për mijëra të rinj rus që i thonë jo luftës qofshin duke dezertuar nga kazermat ushtarake, qofshin ata që javët e fundit po arratisen nga vendi i tyre pas thirrjes për mobilizim të pjesshëm të popullsisë.

Kush po i mbron këta njerëz?

Dhe flasim për fitore…?

E në fakt kjo luftë në dyert e Europës në shekullin XXI tregon humbjen më të madhe që Rusia, Ukraina po përballen, e bashkë me ta rrezikojmë të humbasim të gjithë ne.

Askush nuk e do luftën…askush nuk i gëzohet fitores së saj qofshin dhe me disa numra më shumë ose më pak të atyre që humbin jetën pikërisht në luftë.

Nëse 7 muaj më parë ishim përpara të disa situatave të panjohura, të pallogaritshme, gati-gati përballë një situatë surreale, sot gjithçka është e qartë. Jemi në Luftë! Jemi në një luftë që po përshkallëzohet me shpejtësi, andaj duhet të përgjigjemi tani para se të jetë vonë.

Negociata…negociata me çdo kusht, negociata me çdo çmim, pasi në emër të Paqes, në emër të Jetës në emër të ekzistencës së Njerëzimit ia vlen çdo sakrificë!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026
OP/ED

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026
OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.