• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

  “KONDUKTORI”    

2 Nëntor, 2022
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

( Tregim i jetuar )

Nga Sotir ATHANASI

Treni i nisur për në Milano u ndal në Gjenevë. Ne hipëm me nxitim dhe pa sistemuar ende valixhet pas ndenjëseve në hapësirat enkas për to, konduktori nga korridori i gjatë i vagonit, në distancë, na tregoi me shenjë se ku mund të ishin vendet tona për t’u ulur.

E bënim për herë të parë këtë linjë me tren dhe sigurisht që do të befasoheshim nga ky përkujdes i personit në shërbim, i ngjashëm me atë të stjuardesës në avion.

Ne gjetëm vendet tona dhe u ulëm.

– Gishti tregues i konduktorit, – i thashë sime shoqeje, – luante rolin e vulës.

– Pse?

– Sepse vendet tona ishin pikërisht ato që përcaktoi ai gisht në largësi.

Ajo buzëqeshi.

Mua m’u kujtua tregimi KONDUKTORI i Agim Cergës, botuar nga fundi i viteve ‘60, afërsisht gjysmë shekulli më parë, i cili, në qoftë se e mbaj mend mirë, fillonte me fjalët:

“Dikur kur treni ndalonte në Kashar. . .”

Menjëherë më lindi dëshira për të shkruar diçka për këtë KONDUKTOR, i cili s’ishte thjesht një fatorino, por diç më shumë se kaq.

Le ta shohim atë.

Treni vazhdonte nxitimin e tij të njëtrajtshëm, ashtu si edhe konduktori, të cilin e kishim karshi tashmë dhe kundronim lirshëm lëvizjet e duarve, por sidomos dëgjonim zërin melodioz prej basi dhe fjalët e tij.

Sepse… dukej herë si dirigjent, që ndiqte lëvizjen harmonike të vagonave mbi shina, dhe herë si aktor që dialogonte me pasagjerët e porsahipur, teksa u bironte biletat plot kënaqësi, me një tip pince si një tejçues i qytetarisë, hijeshisë e mikpritjes.

Për ‘të vagoni qė mbase i barasvlershëm me sallën e madhe të pritjes së krushqve dhe i gjithë udhëtimi, një dialog i të zotit të shtëpisë me dasmorët që shfaqeshin pas çdo ndalese, pas çdo stacioni.

Në Gjenevë, bashkë me ne, kishin hipur edhe mjaft udhëtarë të tjerë, të cilët duhet të ishin vendës, përderisa zunë menjëherë ndenjëset e tyre në numrat që tregonin biletat.

Tek përsiatja për të gjetur një motiv të arsyeshëm që të shpjegonte burimin e sigurisë së ‘gishtit vulë’, përfundova në faktin e thjeshtë se: udhëtarët, siç kishin tërhequr biletat, ashtu edhe prisnin në atë radhën e padukshme të qytetarisë. Kjo, pa dyshim, ndiqte siranë e vendeve në vagonin e trenit. Këtë e dinin pasagjerët dhe doemos edhe konduktori ynë me përvojë që, këtë hapësirë udhëtuese ta trajtonte si të qe një autobus i linjës ndërqytetëse ku dihet se numrat e vegjël janë në krye të automjetit dhe më të mëdhenjtë nga fundi.

Veçse për ne ishte e pamundur të dallonim se ku qe kreu dhe ku mbarimi i tij. Gjë që s’mund të thuhet për konduktorin, i cili në distancë na njohu se ishim rishtarë në këtë sallë të rimorkiueshme. Karvani mbi shina ecte dhe konduktori kishte ndalur te një riosh.

– Student?

Tjetri pohoi me lëvizjen e kokës për të sistemuar sa më shpejt çantën e laptopit dhe ca libra.

– E di që universiteti në vendin tonë është themeluar…?

– Nga Kalvini më 1536-n, zotni! – u përgjigj djaloshi pa pritur që konduktori “profesor” të plotësonte fjalinë.

– Qerrata! Ke udhëtuar edhe herë të tjera me trenin tonë?

Tjetri sërish u përgjigj me tundjen e kokës. “I zoti i vagonit” lëshoi pyetjen “rezervë”:

– Besoj se e dini kur aderoi Gjeneva në Konfederatën e Zvicrës?

– Më 1815-n, zotni! – qe përgjigjja e menjëhershme e studentit. Konduktori, që e mbante ende në dorë biletën e tij, tha plot kënaqësi:

– EKSELENCË, – dhe ia biroi kartonin e udhëtimit në një mënyrë të veçantë…, EKSELENTE!

Dasmorët, domethënë të gjithë udhëtarët, shpërthyen në të qeshura kolektive për të vazhduar çifte-çifte ndër tryezat ku kishin shpalosur gazetat a ndonjë libër si edhe laptopët.

Ndërkaq, treni thuajse kishte mbërritur në Lozanë. Këtë e kuptuam nga nxitimi i “ fuqiplotit” konduktor.

Kur erdhi te ne, pa se kishim hapur një gazetë në shqip,të porsa blerë.në nxitim e sipër,  botim i organeve kosovare. Në krye të saj shkruhej:

ENDRI GEGA, ËSHTË EMËRUAR: PROKUROR I RI I GJENEVËS.

– O! Shoh me kënaqësi një çift të moshuarish fisnikë shqiptarë që i rinon ky lajm entuziast!

– Zonja dhe zotërinj udhëtarë, që ende mund të mos jeni azhurnuar me lajmet e fundit, mësojeni tani se Prokurori i ri i kantonit të Gjenevës, i emëruar nga Këshilli i Madh, është shqiptari: ENDRI GEGA. Vetëm tridhjetë vjeç. Dhe ky nuk është një lajm dosido. Urime, miqtë e mi! – na tha neve si të ishim prindërit e Prokurorit, ndërsa vegla e tij depërtoi biletat tona po me atë mënyrë EKSELENTE që aty më parë konduktori u suall me studentin. Ishte mbase nga të paktat herë që ndiheshim krenarë për përkatësinë tonë shqiptare.

Por s’qe e thënë të lulëzonte gjatë admirimi i këtij trofeu kombëtar, se…

Ndërkaq më bie zilja e celularit dhe unë, i përfshirë nga kënaqësia e këtij lajmi, e pse të mos e pranoj, edhe nga njëfarë mburrjeje për bashkatdhetarin tonë, ia them mikut tim NIHILIST, që punon në transport, shofer kamioni në alpet e Zvicrës.

– Nuk besoj që atë vend e ka zënë vetëm për shkak të aftësive.

– E për çfarë tjetër do ta zinte, o NIHILIST i pandreqshëm?

– Për faktin që është shqiptar.

– Dhe?

– Dhe zullumet më të mëdha ne i bëjmë kudo. Pra edhe në Zvicër. Por për mua do të qe mirë që Kryeprokurori i Gjermanisë të ishte një shqiptar i yni i thekur, që t’i bënte tarbiet ata budallenjtë tanë që ngrihen me kuçkë e maçkë për të kërkuar STREHIM EKONOMIK në GJERMANI. Dhe…, ç’janë të zotë të bëjnë atje këta myteberë, mor aman? Përveçse të kullosin dhitë me kërrabë në dorë maleve?

– Miku im lëshoi një tufë hithrash në adresë të tyre. Dhe s’kishte faj.

Ai shihte, tek shkonte në ato alpe, jo thjesht brezaret, si të dikurshmet tona, në jug të vendit, por një përleshje me shkëmbinjtë për të ngritur qyteza. Atje kur edhe në maj bie borë.

Fjalët e tij, ndonëse të sinqerta e prej miku, më ngjanë për momentin me një tufë luanësh që rrëmbyen atë që mund të quhej TROFE KOMBËTARE.

Por le të mos e prishim poezinë me këto mosbesime.

Treni kishte kaluar stacionin e Lozanës, për të cilën dija shumë gjëra, si spitalin tepër modern onkologjik, që edhe e kisha vizituar, por veshi më kapi bisedën e KONDUKTORIT për një lagje ekologjike me 3000 familje, Universitetin e Lozanës me shtatë fakultete, shkollat profesionale të arsimit të lartë si për shembull: “Ecole Hoteliere (këtu mund të hapim një parantezë që i jep të drejtë mikut tim nihilist: azilkërkuesit tanë çfarë shkolle të ngjashme kanë kryer, miqtë e mi?).

Fjalët e tjera janë të tepërta. Prandaj le të vazhdojmë të ndjekim udhëtimin me këtë KONDUKTOR simpatik.

– Pra ti je në Universitetin Teknik të Zyrihut. Kështu? Dhe shkon pranë familjes në Milano, djalosh, në mos gaboj. Se kemi udhëtuar edhe herë të tjera bashkë.

– Po, – tha një zeshkan që shëmbëllente me korsikanasit.

– Atëherë, djalosh, më duhet mendimi juaj që të bind veten dhe pasagjerët e nderuar se universiteti ku ju studioni (ETH) ka realizuar një rekord botëror me aeroplanin pa pilot dhe që lëviz me energji diellore: “ATLANTIKSOLAR”.

– Po. Është e vërtetë. Kjo fluturake peshon jo më shumë se 7 kg dhe ka arritur të qëndrojë jo më pak se 80 orë në ajër. Ka aterruar pa komplikime. Krahët e saj janë 5 – 6 metra dhe shpejtësia 35 – 40 km në orë. Ai udhëhiqet nga një sistem autonom kontrolli të zhvilluar në ETH Zyrih.

Fluturakja është konceptuar për aksione të mëdha kërkimi dhe shpëtimi në zonat e krizës dhe është pjesë e projektit hulumtues të BE-së “ICARUS”.

– Manifik, student i Zyrihut dhe… Milanos, – tha me të qeshur konduktori për të vazhduar:

– Por unë, ata që më vijnë këtu nuk i lë të rrëshqasin me shpejtësi si ky tren, pa zbrazur këtu lajmet e perspektivës së FLUTURAKES: “ATLANTIK SOLAR”

Studenti i ngjashëm me korsikanasit buzëqeshi ëmbël, disi i mikluar (madje me shumë të drejtë, do të thoshim ne), përpara se të shpjegonte:

– Në pranverën e vitit të ardhshëm do të realizohet një fluturim pesëditor në distancën 4500 km mbi ATLANTIK nga BOSTONI (SHBA) deri në LISBONË (PORTUGALI). Afërsisht 120 orë fluturim në ajër.

Pas kësaj, treni ndaloi së pari në Montre, pastaj në Sion dhe më i mbrami, në Brig.

Ky stacion ishte i fundit për KONDUKTORIN brenda territorit të Zvicrës.

Ai përshëndeti po me atë entuziazëm që e pamë në Gjenevë dhe zbriti buzagaz për t›u ndjekur plot admirim nga dhjetëra vështrime të ëmbla duke e ndier mbase se e kishte kryer më së miri detyrën e tij prej KONDUKTORI.

Këtë e tregonte edhe dora e tij e ngritur lart, që përshëndeste udhëtarët si të ishte ndarë me familjarët a miqtë e tij të zemrës.

Mua sërish m›u kujtua tregimi i Agim Cergës gjysmë shekulli më parë, nën titullin: KONDUKTORI, që niste me fjalët:

“Dikur, kur treni ndalonte në Kashar . . “

Dhe ëndërroj një tren të tillë për atdheun tim dhe sigurisht edhe një KONDUKTOR si njeriu aq i dashur që takuam në Gjenevë dhe udhëtuam në shoqërinë e tij deri në BRIG, skaji i përtejmë, pas të cilit vjen DOMODOSTOLA, tashmë në territorin italian.

Milano,  17 nëntor 2015

/Argumentum.al

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

“Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

23 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Protestat përfshijnë Evropën: Italia dhe Franca përballen me përplasje, Spanja me krizën e strehimit

18 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026

Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

18 Tetor, 2026

Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

18 Tetor, 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apel për qetësi dhe dialog mes palëve

18 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.