• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Konferenca e katërt Shqipëri-BE/ Rama: Agjendë ambicioze me KE për të mbyllur grup-kapitujt brenda 2027-s

14 Prill, 2025
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Luksemburg, Konferencë e Përbashkët për Shtyp e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres së BE-së për Zgjerimin Marta Kos dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Luksemburg, ku Shqipëria çeli grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”.

Ky grupkapitull përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare)  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Në përfundim të punimeve të Koferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos zvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

* * *

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski: Do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e 34 viktimave të raketave ruse në Sumy. Në fakt mendimet e mia janë me më shumë se 100 persona, të cilët janë plagosur dhe që uroj që të rimëkëmben sa më shpejt.

Sulmet me raketa balistike që u bënë të dielën, nuk quhen tjetërsoj, veçse krim lufte dhe siç e dini një sulm tjetër i ngjashëm kishte ndodhur në Kryvyi Rih pak më parë. Ka një interpretim që u bëhet këtyre ngjarjeve si një lloj gabimi në shënjestër. Por, nëse vini në shënjestër civilët e qytetet e pushtuara civile atëherë do të vrasësh civil. Cili ishte gabimi? Mos ndoshta kishte qytete të tjera që duheshin goditur? A mos duhet të besojmë që raketat balistike ruse janë kaq jo precize, që nuk godasin dot qytetin e duhur?

Jo! Nuk mendoj, mendoj se është një përgjigje cinike nga Presidenti Putin për të marrë mirëbesimin e Amerikës dhe ndaj vullnetit të Ukrainës për të marrë një armëpushim të pakushtëzuar nga e cila duhet të nxjerrim konkluzione, që do të thotë se Rusia ende nuk e ka ulur shkallën e ambicies së saj. Ajo sërish kërkon t’i mohojë Ukrainës të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur dhe sërish do të pushtojë Ukrainën.

Sigurisht, do donin ta bënin me mjete paqësore. Kur Putin thotë paqe, ai nënkupton se kërkon që viktima e agresionit të tij, Ukraina, të kapitullojë, por kjo nuk do të ndodhë. E për ta bindur që kjo nuk do të ndodhë, na duhet të rrisim trysninë dhe shpresoj që Presidenti Trump të dalë në konkluzionet e duhura.

Në situatën e përgjithshme aktuale gjeopolitike, zgjerimi mbetet në pararojë të agjendës së politikave të BE-së. Presidenca polake mbështet një zgjerim bazuar në meritë të BE-së dhe tashmë më shumë se kurrë mirëpritja e anëtarëve të rinj është një investim gjeostrategjik në paqe, prosperitet e siguri.

Në fakt, ambicia e presidencës për të bërë progres në zgjerim, qoftë në lindje, qoftë drejt Ballkanit Perëndimor. Politika ambicioze e anëtarësimit e zgjerimit ka qenë diçka për të cilën kemi punuar pa reshtur qysh në krye të presidencës, sigurisht krah për krah me komisionin.

E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim të 2025, pata mundësi të prisja komisioneren Kos në Varshavë. Zgjerimi BE-së ishte në thelb të bisedimeve tona.

Jam i lumtur që gjendem këtu sot së bashku me Kryeministrin Rama dhe Komisioneren Kos, pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritare me Shqipërinë, gjatë së cilës grupkapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët, u çel.

Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE-së, ato mbulojnë fusha kyçe ekonomike. Reformat e nevojshme do të çojnë në përputhshmëri ekonomike me BE-në, do të rrisin mundësi tregtare dhe po kështu do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime.

Ju përgëzoj kryeministri Rama dhe qeverinë tuaj për përpjekjet tuaja dhe dedikimin e qartë ndaj rrugëtimit ndaj BE-së dhe më duhet të përsëris veten për faktin që shumica dërrmuese e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën ju jeni. Kjo është një shtysë pozitive për ne, për të përshpejtuar procesin e negociatave.

Përgëzoj Shqipërinë, që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë si aleate e NATO-s dhe një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës. Përgëzoj qytetarët e Shqipërisë veçanërisht, sepse konferenca e sotme shënjon një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. BE-ja është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë qysh se kur ne kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004 dhe ata që janë larguar nga BE-ja, janë penduar tashmë për këtë.

Sigurisht, do të kërkojë përpjekje të mëdha dhe përfshirje të përgjithshme sociale, por ju siguroj që ia vlen të bëhet një përpjekje e tillë.

Shpresoj që muajt e ardhshëm do të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare me vende të tjera. Kemi një agjendë ambicioze për presidencën tonë, përfshirë Moldavinë, Malin e Zi, e Gjeorgjinë, e kështu me radhë dhe çështje të rëndësishme, si formësimi i ardhshëm i Bashkimit Europian, shpresoj të jetë diçka për të cilën do të gjejmë një emërues të përbashkët.

Dhe njëherë përgëzoj Kryeministrin Rama dhe publikisht do të them që ju bëj thirrje autoriteteve hungareze që të mos vënë më veton për instrumentin e paqes së BE-së dhe për çeljen e kapitullit me Ukrainën.

Kryeministri Edi Rama: Ministër Sikorski, më lejo të bashkohem me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas. Mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë çka ndodhur, jo fort larg prej këtej në tokën europiane, si një krim i pamohueshëm lufte.

Saktësisht 6 muaj më parë qëndroja këtu në këtë sallë pasi çelëm bisedimet për grup-kapitullin 1.

U kthyen sërisht më pas dhe çelëm bisedimet për grup-kapitullin 6 dhe sot jemi po prapë këtu për të ecur përpara me grup-kapitullin 2 “Tregu i brendshëm”. Nuk mundem përveçse të shpreh fjalë mirënjohëse për presidencën polake, për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar përpara këtë proces.

Jemi absolutisht po kaq mirënjohës ndaj të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre për ta realizuar këtë gjë në një mënyrë kaq pa pengesa, saqë duket vërtetë diçka që është e habitshme për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë, prej betejash të gjata prej një kohe të gjatë.

Falenderimet tona të sinqerta shkojnë si përherë edhe për Komisionin Europian dhe sigurisht për Komisioneren tonë, Marta Kos, e cila, siç e thashë më parë, dikur thyente rekorde, duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mban kohë, që ruan ritmin dhe që sigurohet që çdo lëvizje të na çojë përpara me disiplinë e me synim.

Më lejoni që të theksoj që së bashku me Komisionin dhe nën udhëheqjen mjaft të disiplinuar të Martës kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi së bashku që brenda 2027 të gjithë grup-kapitujt, jo vetëm të jenë çelur, por edhe të jenë mbyllur.

Është vërtetë super ambicioze, por jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. 

Jam i sigurt që të dy miqë e mi të dashur në të majtën time dhe shumë prej jush këtu e kanë dëgjuar këtë më parë, por ia vlen ta përsëris “Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është shumë më tepër sesa një ambicie politike apo ekonomike, është një zgjedhje ekzistenciale jete, nga një vend, ku kurrë nuk jemi lejuar të zgjedhim për shekuj e breza të tërë tek një e ardhme, të cilën gjithmonë kemi dashur ta kemi”.

E dimë shumë mirë dhe e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë që liritë tona individuale, barazia jonë përpara ligjit dhe mënyra e jetesës që duam për fëmijët tanë dhe brezat tanë të ardhshëm nuk mund të garantohet askund tjetër, përveçse brenda Bashkimit Europian.

Edhe njëherë, faleminderit shumë i dashur Radek. E di që ke shumë punë për të bërë megjithatë keni qenë tejet i dedikuar ndaj kësaj pjese të të gjithë asaj pune të madhe të presidencës suaj dhe keni realizuar diçka që ne nuk do ta harrojmë kurrë.

Faleminderit Marta që na besove, që na dhe besim dhe që, më lejoni  ta them ashtu siç është, që edhe na ke shtyrë pa hezitim sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe ne e dimë. Faleminderit!

Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos: Faleminderit i dashur kryeministër!  I dashur Ministër! Shqipëria është vërtete një histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap drejtë anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zgjerimi për mua është më shumë sesa t’i shtosh BE-së një vend. Ai ka të bëjë me bashkimin e Europës. Radek dhe unë jemi brezi i 2004-ës, i ashtuquajtur brezi i 2004-ës, kështu që mund të themi në vet të parë se cilat janë përfitimet e vendeve tona. Vendi yt është më i madh se i imi, por se çfarë kanë përfituar vendet tona nga anëtarësimi në BE dhe në fakt është diçka e bukur për t’u parë, së pari sepse ne vetë mund ta shpjegojmë sesi ishte kur aplikuam dhe sesi është 20 vjet më vonë.

Kështu që, faleminderit i dashur ministër Sikorski për mbështetjen tuaj vërtetw të madhe, që ne të mund ta zhvillonim konferencën e parë ndërqeveritare gjatë presidencës suaj dhe faleminderit ekipit tuaj që e bëri të mundur këtë. Dhe në fakt është lajm i mirë dhe për qytetarët e Shqipërisë, si qytetarë të ardhshëm të BE dhe është rezultat i vendosmërisë së autoriteteve në Shqipëri për të realizuar reformat përgjatë shumë viteve. Dhe është po kështu dhe arritja e shumë nëpunësve civilë, që punojnë çdo ditë për procesin e zgjerimit. Është një punë e madhe po. Mund të jem si ta them, një trajnere e fortë apo një kronometër, por në mënyrë që të jemi në gjendje të japim rezultate, duhet të jesh dhe motivues, kështu që shpresoj fort që ta kem përmbushur dhe këtë detyrë.

Shpresoj që ky do të jetë i pari i shumë kremtimeve këtë vit.

Thirrja ime per veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur sepse kjo ditë është më e rëndësishme se kurrë dhe do donim që të çelim të gjithë kapitujt negociues dhe të nisnim të mbyllnim kapituj sepse plani është që të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe pastaj nga viti tjetër të nisim t’i mbyllim.

Do të duhet po kështu ta shohim çeljen e grup kapitullit sot, të tregut të brendshëm si një perspektivë shumë të rëndësishëm në kuadrin e sotëm, sepse ndërkohë që proteksionimi dhe tarifat po kthehen në shumë pjesë të botës, puna jonë për këtë kapitull, grupkapitull është të heqim këto barriera, është për të përmirësuar konkurueshmërinë, për të siguruar standardet e larta të prodhimit, të sigurojmë mundësi të shumta ekonomike për të dyja palët për kompanitë në Shqipëri e për kompanitë në BE.

Po kështu ka të bëjë me më shumë mirëqenie për të gjithë, sigurisht.

Tashmë po ç‘kyçim dhe po marrim shumë nga përfitimet e tregut të përbashkët për Shqipërinë me integrimin gradual dhe ndërkohë vendi po hyn në këtë treg përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe kjo po e lehtëson tanimë biznesin dhe po sforcon zinxhirin e vlerës europiane për të krijuar mundësi të reja. Për shembull Shqipëria është bashkuar tashmë me hapësirën e përbashkët të pagesave ne euro. Kemi në fakt guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, më vjen mirë që ju kemi këtu. Presim me padurim që të fillojmë me shpejtësi të plotë gjatë vjeshtës dhe kjo nënkupton që sipërmarrësin e rinj në Tiranë mund të marrin pagesa nga klientë në mbarë Europës njësoj si një biznes në Vjenë apo në Bruksel.

Anëtarësimi i plotë më tej do t’i çliroje, do t’i japë të gjitha këto përfitime dhe ky është objektiv dhe në kuadër të mandatit të këtij komisioni. 2030 është në rregull zoti kryeministër? Është në rregull. Për të arritur këtë angazhimet politike duhet të vazhdojnë sidomos në zona kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta  kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, e çështjet e pakicave dhe sigurisht edhe liria e shprehjes sepse përmbushja e piketave të ndërmjetme patjetër që është e nevojshme.

U tha që ka një përqindje të jashtëzakonshme në Shqipëri, që është pro europiane më shumë se 95% dhe është sa u takon konsensuseve kombëtare më i larti në Europë dhe më i larti mes vendeve kandidate dhe ky duhet të shfrytëzohet për të angazhuar të gjithë sektorët e shoqërisë komunitete vendore sepse duke folur nga përvoja ime nëqoftëse të gjithë qytetaret e Shqipërisë do ta ndjejnë se çfarë nënkupton dhe çfarë sjell anëtarësimi, atëherë kështu do të jetë mirëfilli kjo pjesë e BE. 

Ne po punojmë me një ritëm shumë ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme, unë do të jem avokati juaj më i mirë në Bruksel dhe në të gjitha shtetet anëtare, kështu që mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Nuk ka dyshim për këtë. Sot, ne jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë dhe komenti i fundit: suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë sepse mund t’i tregoni të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor që me punë të madhe dhe me vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi.

* * *

– Mirëmbrëma! Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe për qeverinë tuaj , zoti Kryeministër por unë dua të di nëqoftëse keni një datë për çeljen e grup-kapitullit tjetër gjatë presidencës polake? Faleminderit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski: Kjo kërkon unanimitet siç e dini, për shembull për Ukrainën nuk kemi unanimitet ndërkohë që për Shqipërinë po shkon më mirë. Problemi me datat është që ose ke standarde ose ke data, nuk mund t’i kesh të dyja bashkë. Do të bëjmë maksimumin që të përshpejtojmë sepse populli i lirisë i takon perandorisë dhe në këtë rast vullnetarisht.

Kryeministri Edi Rama: Dua të shtoj që kemi besim të plotë që presidenca polake do të vazhdojë të  shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë çfarë përmendi edhe Marta. Ëndrra jonë është të jemi pjesë e këtij Unioni në 2030 ndaj plani është që të përmbyllim të gjitha negociatat në 2027, që është kohë shumë e shkurtër ndaj na duhet që çdo ditë, të punojmë pa reshtur dhe ndaj na duhet të kemi edhe më shumë punë për të bërë. Kështu që të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup-kapitullin 2 janë këtu dhe mund ta imagjinoj që tashmë janë në stres sepse do të kenë shumë më tepër për të bërë por në të njëjtën kohë dua të falenderoj ata dhe gjithkënd në ekip sepse po punojnë çmendurisht dhe po japin rezultate deri më tani. Ne e kemi mësuar në kurriz që me BE-në mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën sepse ne jemi këtu për të dalë në takim me BE-në. 

– Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës ka qenë apo mund të shndërrohet në pengesë për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski: Po nuk janë anëtarë, kështu që nuk mund të vënë veton. Inshallah jo.

– Në takimin që u zhvillua me presidentin Costa, a pati ndonjë projekt për të siguruar që të kemi hapa të përshpejtuar apo do të na duhet që të presim për samitin e majit që të zbulojmë diçka më tepër.

Kryeministri Edi Rama: Kam përshtypjen që kjo është Chat Gpt, është mbresëlënës, por e kuptoj pyetjen. Është shumë e thjeshtë. Me presidentin e Këshillit Europian patëm një diskutim më të gjerë për përparimin që po bëjmë në këtë rrugëtim, për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, ku do të mikpresim takimin më të madh në historinë tonë e ku presim me padurim që të jemi si gjithnjë, mikpritës specialë. Po kështu bëmë një bisedë rreth situatës në rajon dhe rreth vendeve një nga një dhe ishte si përherë, bisedë e shkëlqyer sepse presidenti është mjaft i mençur dhe një person mjaft i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe jam i lumtur që do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në vigjilje të samitit.

Ishte shumë mirë, por më duhet ta theksoj edhe një herë. Ritmi i çeljes së grup kapitujve dhe i punës me kapitujt, i takon Komisionit. Ne duhet të sigurohemi që gruaja në këtë sallë të jetë gjithmonë e lumtur me ne. Në të kundërt, nuk ka president, nuk ka mbret, nuk ka perandor që të mund të na shpëtojë pa marrë një shpullë fytyrës.

E nisa duke u bashkuar me ministrin në fillim, dhe dua ta përmbyll duke u bashkuar sërish me atë që tha ai, që po, ne po presim me përgjërim që të bëhemi pjesë e kësaj perandorie, sepse kemi qenë gjithmonë pjesë e perandorive, dhe kjo është e para perandori ku duam të jemi dhe ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive. Ndjenja jonë e besnikërisë nuk mund të përmbushet pa qenë me një perandori. Kështu që, inshallah.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL
POLITIKË

Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

4 Nëntor, 2026
Kryesore

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.