Presidenti i ri i Greqisë, Konstantinos Tasoulas dha betimin dhe filloi detyrën e tij.
Tasoulas i cili u zgjodh për president në Parlamentin grek më 12 shkurt, dha betimin për të marrë detyrën në një ceremoni të zhvilluar sot në parlament.
Tasoulas mori detyrën nga paraardhësja e tij, Katerina Sakellaropoulou në një ceremoni të mbajtur në Presidencë pas ceremonisë së betimit.
Në votimin e mbajtur në parlamentin prej 300 vendesh muajin e kaluar, Tasoulas fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i ri i vendit me mbështetjen e 160 deputetëve.
Ish-kryetari i parlamentit Konstantinos Tasoulas u bë presidenti i nëntë i Republikës së Greqisë që nga rënia e diktaturës 1967-1974 dhe shfuqizimi i monarkisë,
Tasoulas, 66 vjeç, u zgjodh në presidencën kryesisht ceremoniale me një shumicë prej 160 votash në Dhomën 300-vendëshe më 12 shkurt, i mbështetur kryesisht nga anëtarët e partisë së tij, Demokracia e Re qeverisëse e qendrës së djathtë.
Presidenti i ri i Greqisë lindi në qytetin veriperëndimor të Janinës në vitin 1959 dhe studioi drejtësi në Universitetin e Athinës. Ai u zgjodh deputet i Demokracisë së Re për herë të parë në vitin 2000, dhe më pas përsëri në 2004, 2007, 2009, 2012, 2015, 2019 dhe 2023. Ai shërbeu si zëvendësministër i mbrojtjes në vitet 2007-2009 dhe ministër për kulturën dhe sportin në 51-2020 2019, duke mbajtur postin deri në nominimin e tij për President në fillim të këtij viti.
Ai ishte gjithashtu kryebashkiak i periferisë veriore të Athinës, Kifissia nga 1995 deri në 1998.
Ceremonia e betimit të së enjtes nuk ishte pa ndonjë dramë politike, pasi dy parti, Kursi i Lirisë dhe Zgjidhja Greke, vendosën të abstenojnë nga procedurat në shenjë proteste ndaj emërimit të Tasoulas nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
/Argumentum.al