Qeveria e Kosovës në mbledhjën që mbajti para pak minutave mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.
Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.
Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti i ftojë anëtarët e qeverisë që t’i miratojnë propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.