• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

 KPE-ja katandiset në një forum simbolik!

3 Qershor, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Këtë e tregoi qartë Samiti i II i Komunitetit të Ri Politik Europian( KPE) që u mbajt  më 1 Qershor në Moldavi, me praninë e  47 liderëve europianë. Vendi i Samitit, Kështjella vitikulturore “Mimi”, 35 km në juglindje të Kishinaut, kryeqytetit moldav dhe 20 km larg kufirit me Ukrainën u zgjodh enkas nga mikpritësit moldavë, që të përcillej më mirë mesazhi madhor për të gjithë, por sidomos për Rusinë dhe Bjellorusinë, 2 të munguarat e tij “Jemi me Ukrainën deri në fitore!” dhe “ Larg duart nga Moldavia”!

Nën dritën e kërcënimeve ruse, 15 muaj pas agresionit të saj të paprovokuar ndaj Ukrainës, logoja europiane e këtij Samiti ishte  “ Moldavia nuk është vetëm”! Samiti ishte padyshim ngjarja më e madhe politike në historinë e këtij vendi me 2,7 milionë banorë. Me të drejtë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nënvizoi se “ sot Moldavia është zemra e Europës”

Ky Samit ia doli mbanë të përcillte fuqimisht kudo këto dy mesazhe madhore gjeopolitike, bashkë me dënimin e fuqishëm të agresionit rus, mbështetjen e gjithanshme për Ukrainën deri në fitore dhe perspektivën e saj të përshpejtuar Euro-Atlantike, së bashku me Moldavinë, natyrisht sipas parimit “ gjella me kripë por kripa me karar!” Prania e fizike e Presidentit Ukrainas Zelenski, tani jo më si i ftuar, por si antar i këtij forumi i dha theks më të fortë këtyre mesazheve.

Por, ndryshe nga samite të organizatave të tjera ndërkombëtare,  këto dhe të tjera mesazhe u dhanë në mënyë informale, në panele diskutimi mes grupesh të vogla, pa fjalime plenare për shkak të numrit të madh të liderëve të pranishëm; pa asnjë vendim apo premtim konkret, pa asnjë deklaratë dhe komunikatë shtypi, qoftë dhe të mikpritësve të Samitit. Të gjitha këto për shkak të natyrës së veçantë të këtij grupimi dhe për të shmangur ndonjë incident që do të kompromentonte ose cënonte integritetin e Samitit të Dytë të KPE-së. Aq, asgjë më tepër.

Dihet tashmë se idenë për krijimin e  saj e hodhi Presidenti francez Macron vitin e kaluar më 9 Maj në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg,  dhe e konfirmoi në Samitin e BE-së me 24 Qershor në Bruksel. Këtë shpike ai e bëri siç i thonë fjalës “nga  halli e jo nga malli”. E sajoi këtë eufemizëm tingëllues diplomatik, mbasi ia refuzuan idenë e mëparshme  për në BE  “me dy korsi/shpejtësi ose me tri rrathë koncentrikë”. Sipas tij, KPE-ja do të ishte “ laborator gjeopolitik” në përgjigje të kërkesave dhe  sfidave me të cilat përballej Europa, paqja dhe demokracia, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës.  

Ndërsa zyrtarisht, ky Grupim i ri europian konsiderohet platformë “për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe begatisë në kontinent”.   

Mbas Samitit inaugurues të 6 Tetorit në Pragë,  që dihet se nuk mund t”’i jepte më shumë se frymën dhe parimet udhëheqëse KPE-së u tha se gjatë periudhës deri në Samitin e Moldavisë kishte kohë të mjaftueshme për të përpunuar ide dhe mendime të ndryshme, me qëllim që mbi atë bazë të hartohej një program konkret me tematikat, anëtarësimin, instancat drejtuese dhe teknike bashkë me procedurat e tjera të nevojshme për një organizëm të tillë madhor paneuropian. Kjo dhe për të shmangur paralelizmin dhe mbivendosjet me organizata të tjera Euro-Atlantike dhe mbi 20 nisma rajonale. Veç kësaj, sfida dhe konkurrenca është e madhe mbasi ka forume dhe samite informale me emër dhe tradita, ku shquhen Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë e Munihut dhe  Forumi Botëror i Davosit në Zvicër, ku mblidhen 4-5 herë më shumë liderë nga e gjithë bota, Europa dhe rajoni.

Mirëpo, kaluan tetë muaj dhe në Moldavi nuk pamë asgjë të re dhe konkrete nga këto që u përmendën më lart.  Veç ndonjë përmendje kalimthi dhe në parim dhe natyrisht për Samitin e 1 Qershorit, asgjë nuk është dëgjuar për KPE-në, aq sa shpesh ia harrojnë ose ngatërrojnë dhe emrin!

Në këto kushte, dalin sërish në skenë dyshimet dhe hamendësimet e mëparshme. Përse ky grupim i ri? Cilat janë veçoritë e tij dalluese, përparësitë, dallimet, problemet dhe pengesat? Dhe a do të jetë vërtet një grupim apo organizatë e re politike apo thjesht një forum simbolik, siç u cilësua nga disa media të huaja dhe nga Samiti i Kishinaut. Apo siç thuhet në ndonjë media të huaja, KPE-ja do të bëhet pjesë e “cirkut të samiteve në majat e politikës europiane?.”

Për të kuptuar më mirë këtë realitet dhe pasojat e tij për të ardhmen e KPE-së, çka është dhe më me interes për këdo, le të ndalemi disi më gjatë te tri komponentët kryesorë gjeopolitikë të mëposhtëm të cilët diktuan dhe lindjen e  KPE-së.

Komponenti i pârë themelor lidhej me faktin se kriza e COVID – 19 dhe veçanërisht agresioni rus ndaj Ukrainës tregonte se BE-ja me 27 vende antare e ka të pamundur të luajë e vetme rolin e saj gjeopolitik në skenën europiane dhe më gjerë.

Në këto kushte, një  ndër objektivat e saj kryesore ishte  që  në kuadrin e krijimit të një fronti të gjerë të shteteve demokratike të mblidhte rreth vehtes disa vende të tjera, të cilat nuk synojnë antarësimin  në BE, si Norvegjia, Islanda,  Zvicra, ose e kanë të pamundur këtë antarësim brenda një afati të shpejtë kohor; tipik është rasti i Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë  dhe i Ballkanit Perendimor.

Veç vendeve të lartpërmendur,  për realizimin e objektivave të saj gjeopolitike, BE-ja ka nevojë të ngutshme për zgjerim dhe kohezion politik dhe me vende të  mëdha fqinje dhe shtete të tjera të fuqishme, sidomos Britaninë e Madhe, Turqinë dhe aktualisht Ukrainën.

Mirëpo, këto argumenta në favor të krijimit të KPE-së bien poshtë kur mendon se BE-ja mund ta luajë fare mirë dhe pa KPE-në këtë rol me 27 vendet e saj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me “ simotrat “ e saj –  NATO-n, OSBE-në dhe KiE-në, ku praktikisht janë të 47 vendet e KPE-së, plus SHBA-të, Kanadanë dhe vende të tjera.

As shpjegimi i dytë se KPE-ja lindi si nevojë  për t’i bërë ballë më mirë agresionit rus ndaj Ukrainës  nuk është bindës. Mjafton të shohësh punën e bërë dhe masat e ndërmarra edhe gjatë 8 muajve të fundit nga organizatat e tjera paneuropiane dhe më gjerë, del qartë se KPE-ja nuk ka luajtur asnjë rol, ca më pak të veçantë. Më konkretisht, në aspektin ekonomik, në 15 muajt e fundit BE-ja ka miratuar 10 dhe ka bërë gati pakon e 11 të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. Po kështu SHBA-të dhe shtete të tjera si Britania e Madhe, etj. Këto masa kanë marë mbështetjen dhe të KiE-së, NATO-s dhe nga Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara të botës, çka u pa dhe në Hiroshima ditët e fundit.  Ndërsa KiE-ja në një nga samitet e saj të rralla në Islandë më 18 Maj  hapi një Rregjistër me nënshkrimet e 41 nga 47 vendet antare ku do të shënohen të gjitha krimet, humbjet dhe dëmet njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar agresini rus në Ukrainë.

Në aspektin ushtarak, nën kryesimin e SHBA-ve dhe NATO-s, vepron aktivisht  grupimi me 50 vende i vendeve që kontribuojnë me ndihma ushtarake për Ukrainën. SHBA nga fillimi i agresionit rus i kanë premtuar Ukrainës mbi 37 Miliard Dollarë vetëm për  sigurinë. Dihen tashmë arritjet e mëdha në këtë fushë deri sa erdhëm te livrimi i tankeve “ Leopard” dhe “ Abrams “ dhe te dakordësia në Samitin e G7 në Hiroshima më 20 Maj mbi krijimin e  koalicionit të madh Perendimor të avionave luftarakë F-16, etj.

Ndërsa, lidhur me anëtarësimin në NATO të Ukrainës, më 31 Maj ishte Takimi i Ministrave të saj të  Jashtëm në Lituani, ku u diskutua konkretisht mbi këtë tema e cila pritet të trajtohet me përparësi në Samitin e NATO-s më 11 Korrik në Vilnius. Po të kishte “ këllqe” KPE-ja mund të ulte bashkë Ankaranë me Stokholmin për të kapërcyer ngërçin e krijuar midis tyre. Por kjo nuk mund të bëhej atje në panele.

Pastaj, edhe kohezioni politik gjatë Samtit të Moldavisë nuk është aq i fortë sa dukej nga fotot. Në mesin e 47 vendeve të KPE-së ka shtete, si Serbia me marrëdhënie të favorshme me Rusinë dhe që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër saj; pikërisht më 1 Qershor,  Parlamenti zviceran votoi bindshëm kundër furnizimit të Ukrainës me  armë të prodhuara në Zvicër! Këtë qëndrim e konfirmoi edhe Hungaria.

Nuk qëndron as ideja se KPE përbën një forum të përshtatshëm dhe të veçantë për vendet e rajonit tonë; në fakt, ato nuk janë “ lënë jashtë” përkundrazi. Në tri 3 dekadat e fundit vendet e Ballkanit Perendimor janë  anëtare të BE-së, OSBE-së, KiE-së, shumica dhe të NATO-s, 9 vitet e fundit pjestare aktive të  Procesit të Berlinit dhe në mbi 20 nisma shumëpalëshe dhe rajonale. Madje, më 31 Maj, në Samitin e Sigurisë Globale në Bratislavë, BE-ja shpalli  një “ plan të ri të rritjes ekonomike për Ballkanin”

Ndërsa përsa i takon idesë së KPE-së si alternativë apo plotësim ndaj anëtarësimit në BE, ajo nuk” ngroh kërkënd, nuk “ngjit kurkund” dhe bart dy të këqia të mëdha:

Së pari, KPE-ja nuk zëvendëson dhe nuk e ngadalëson dot antarësimin në BE.

Kjo mbasi ky proces është kryesisht në varësi të ecurisë së vendeve kandidate në procesin e reformave demokratike, arritjeve dhe të dinamikave brenda BE-së.

Së dyti, kjo hedh hije të mëdha dyshimi dhe mbi vetë anëtarësimin në BE, i cili dhe kështu është venitur si asnjëherë tjetër. Për të mos përmendur  vende dhe në rajon që e kanë anëtarësimin në BE  më tepër si “ karem” dhe si “gjethe fiku”, apo  “krushqi për konvejencë”, por në fakt nuk është se e duan me të vërtetë. Ca më keq akoma, siç treguan dhe zgjedhjet në Turqi, integrimi dhe anëtarësimi në BE po dalin nga “ moda politike”, duke ia lënë vendin  sovranizmit, nacionalizmit, populizmit dhe “ izmave” të tjera më joshës.

Së fundi, duke iu rikthyer  aspekteve organizative, KPE-ja nuk mund të vazhdojë të funksionojë më kështu. Pa një sekretariat, pa struktura drejtuese dhe teknike,  pa program, pa një axhendë, mbi të gjitha pa mbështetje dhe projekte sado të vogla financiare, etj. Nëse vazhdon kështu, KPE-ja do të reduktohet në një forum simbolik, në një lloj organizate jo-qeveritare, duke e ulur më vonë dhe nivelin e përfaqësimit, një platformë pa bosht, pa bukë, pa bereqet dhe pa besueshmëri.

Përfundimisht, shpresat që KPE-ja të kthehej në një arkitekturë të re gjeopolitike në Europë me një autonomi cilësisht më të madhe janë zbehur dhe më shumë.

/Argumentum.al

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.