Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur t’u drejtohet bashkëqytetarëve me një mesazh, i cili përmban fjalë të shenjta që janë artikuluar nga Papa Françesku.
Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të citojë këtë mesazh: “Nuk është koha për gjykimin tuaj, por koha e gjykimit për të gjithë ne, koha për të zgjidhur çfarë kalon, për të ndarë çfarë është e rëndësishme e çfarë jo”.