Kryeministri Edi Rama, ka shprehur solidaritet me qytetarët e Izraelit që po jetojnë një moment të vështirë si pasojë e sulmit mizor terrorist nga Hamas.
Në shenjë solidariteti, Universiteti i Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit izraelit.
Kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjetet sociale pamje të Universitetit të Tiranës që është ndriçuar me ngjyrat e flamurit izraelit, teksa shkruan se “Shqipëria qëndron me Izraelin”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët”, u shpreh Rama.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto nga godina e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza”, e cila është mbuluar nga flamuri i Izraelit në shenjë mbështetje në këtë situatë të vështirë që po kalon.