Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e saj ka filluar publikimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale 2025.
Nga 30.68 për qind e votave të përpunuara deri më tani dhe të dhënat nga 1.278 vendvotime nga gjithsej 3.474, kandidatët për kryetar komune të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit udhëheqin në gjithsej 53 komuna, Koalicioni VLEN dhe LSDM në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim në 7 dhe Partia Demokratike e Turqve në një komunë, raporton koha.mk.
Kandidatët për kryetar të komunës nga VMRO-DPMNE udhëheqin në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Vallandovë, Vasilevë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Krivogashtan, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Rosoman, Sveti Nikollë, Sopishtë, Nagoriçan i Vjetër, Strumicë, Çashkë, Çucer Sandevë dhe Shtip.
LSDM dhe Koalicioni kryesojnë në komunat Bogdanc, Vevçan, Zërnovc, Konçe, Kriva Pallankë, Llozovë, Qendër dhe Çeshinovë Obleshevë.
Koalicioni VLEN sipas të dhënave të përpunuara deri më tani udhëheqin në komunat Haraçinë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Çair.





























































