• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Kthimi i SHBA-ve dhe sovraniteti europian

14 Qershor, 2021
in Bota, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ana Otasheviç, Demostat [i]

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Vizita e parë e Xhozef Bajdenit në Europë qëkur ka ardhur në postin e presidentit të Shteteve të Basahkuara të Amerikës po kalon pa ndonjë dramë. Raportet transatlantike janë më të qeta qëkur Trampi nuk është më i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se Bashkimi Europian do të kthehet plotësisht në orbitën amerikane nga e cila është larguar në kohën e mandatit të presidentit paraardhës.

Në samitin e vendeve më të zhvilluara G7 në Britaninë e Madhe që vazhdoi deri të dielën, Emanuel Makroni dhe Boris Xhonsoni garuan se cili do ta fitonte më shumë mbështetjen e presidentit amerikan, i cili erdhi në Europë për të shpallur kthimin  e ShBA-ve në skenën ndërkombëtare, pas erës së unilateralizmit të Trampit dhe parullës “Amerika në vendin e parë”. Turneu i madh amerikan vazhdon me samitin e NATO-s, të cilën Bajdeni dëshiron ta reformojë dhe modernizojë, me takimet me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe takimin me Vladimir Putinin në Gjenevë me 16 qershor, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “vrasës”, i nevrikosur nga sulmet sajber për të cilët dyshohen rusët. Takimi, të  cilin Bajdeni e ka shpallur si rast të mirë për ti thënë çfarë ka për ti thënë kolegut rus, pasqyron më shumë ndasinë që mbretëron në skenën ndërkombëtare sesa thjesht rutinën diplomatike.

Bajdeni dëshiron ti ndreqë raportet me Bashkimin Europian ku e njohin dhe e presin krahëhapur dhe ndërkohë u dërgojnë mesazhe kundërshtarëve të tyre. Deri para vetëm gjashtë muajsh në raportet mes aleatëve në brigjet e kundërta të Atlantikut mbrtetëronte mosbesim i madh. Trampi shihte te NATO-ja një aleancë tashmë të tejkaluar, ndërsa presidenti francez fliste për “vdekje klinike” të aleancës transatlantike që drejtohet nga Uashingtoni. Me ardhjen e Bajdenit NATO riktheu hovin e saj. Madje edhe Franca pohon se sovraniteti europian nuk është në kundërshtim me NATO-n.

Por situata nuk është ajo që ka qënë para Trampit. Europianët e kanë të qartë se “Amerika në vend të parë” nuk është zhdukur. Bajdeni dëshiron  të rigjallërojë konceptin  me SHBA-të në krye, por në Europë është pjekur vetëdija se Uashingtoni nuk duhet ndjekur verbërisht. Unilateralizmi ka mbijetuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe si shembull mund të shërbejë edhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani me urdhër të Bajdenit, pa u rakorduar me aleatët të cilët kanë edhe ata trupat e tyre në atë vend. Europianët e shohin me rezerva fiskimin amerikan me Kinën. Megjithëse kanë të njëjtin këndvështrim në lidhje me politikën e Pekinit, gjithsesi nuk dëshirojnë që Uashingtoni  ti tërheqë në një Luftë të Ftohtë të re, gjë e cila është e vetmja temë rreth së cilës demokratët dhe republikanët kanë rënë dakord.

Mesianizmi amerikan i irriton europianët. Anketat tregojnë se “nuk ka efekt Bajden” në opinionin publik europian. Ka kaluar koha e inluzioneve rreth demokracisë amnerikane, nga ana tjetër ekziston mundësia që Trampi të mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në mandatin pasarëdhës.

Emanual Makroni në qëndrimet publike bën fjalë për “sovranitet europian” përballë Kinës, Rusisë por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse me këtë tezë nuk janë dakord të gjithë në Bashkimin Europian. Në prag dhe gjatë samitit G7 Makroni nënvizoi se Europa duhet ti mbrojë interesat e saj dhe të zhvillojë një “autonomi strategjike” në fushën e industrisë ushtarake dhe teknologjisë. Bashkimi Europian që e ka rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave drejt vendeve më pak të zhvilluara, ka kritikuar “sovranitetin vaksinor” të SHBA-dhe dhe Britanisë së Madhe që u treguan paksa shpirtvegjël në këtë drejtim.

Edhe një shembull tjetër i asaj se Bashkimi Europian nuk do ta ndjekë në gjithçka ShBA-të janë edhe ajo lidhur me sanksionet e Uashingtonit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Petër Stano, deklaroi se në BE  nuk mendohet për këto masa pas urdhërit amerikan me të cilin zgjaten dhe zgjerohen sanksionet e ShBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, urdhëresë të cilën  Bajdeni e nënëshkroi para se të nisej për të ardhur në Europë. Këto masa ndëshkimore, të cilat janë në fuqi që nga viti 2001, nënkuptojnë ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe ngrirjen e pronave dhe financat në territorin e tyre të atyre për të cilët Uashingtoni vlerëson se punojnë kundër interesave amerikane. Si shkaqe të mundshme janë theksuar korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, kërcënimi i “paqes, stabilitetit dhe integritetit territorial” të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe “gërryerja e proceseve dhe institucioneve demokratike”. Nën goditje mund  të gjenden edhe ata që shkelin marrëveshjet ndërkombëtare, si puna e Marrëveshjes së Dejtonit apo asaj të Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të vitit 2018. Zgjatja e sanksioneve ndaj Ballkanit Perëndimor- këtë herë administrata amerikane ka përfshirë edhe Shqipërinë si pjesë e kësaj hapësire gjeopolitike- dhe zgjerimi i tyre flet për vazhdimsinë e politikës amerikane e cila sanksionet i sheh si formë e presionit politik.

Aleatët europianë vërtetë nuk ndjekin vendimet e administratës amerikane, por puna është se sa larg mund të shkojnë ata me realizimin e sovranitetit. Raporti i liderve europianë ndaj ShBA-ve është i dykuptimtë: irritohen  kur ajo u afrohet shumë, shqetësohen kur u qëndron larg. Kështu është puna edhe me idenë e Makronit mbi sovranitetin strategjik europian: të gjithë janë pro nëse ai nuk i largon amerikanët.

[i] https://demostat.rs/sr/vesti/analize/povratak-sad-i-evropski-suverenitet/1199

Tags: bideneuropeusa

Related- Posts

Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
Bota

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.