• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kur zgjedhjet afrohen, Serbia zgjedh armët nga frika e qytetarëve të saj

6 Shkurt, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet që po afrohen në Serbi po zbulojnë frikën reale të regjimit të Vuçiqit nga humbja e pushtetit. Kur pushteti ndihet i rrezikuar, armët, frika dhe armiku i jashtëm kthehen në mjete politike. Serbia po militarizohet jo sepse është e kërcënuar, por sepse po përdoret si instrument influence nga Rusia. Në këtë lojë, paqja në Ballkanin Perëndimor nuk po mbrohet, por po shndërrohet në mjet presioni dhe pazari gjeopolitik.

Autor: Dr. Gurakuç Kuçi – Profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Militarizimi si “domosdoshmëri” e rreme

Serbia ka filluar një militarizim të përshpejtuar ku sipas deklaratës së Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, ky shtet brenda një vit e gjysmë do t’i dyfishoj kapacitetet ushtarake duke krijuar një ndjenjë të urgjencës tek populli serb nga rrethimi strategjik. Ky militarizim bëhet edhe më gjithëpërfshirës me planet e Serbisë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe centralizimit të ushtrisë.

Për ta legjitimuar këtë kurs, Ministri i jashtëm i Vuçiqit, Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia vepron mbi parimet e “realpolitikës”, pra sipas interesave të saj shtetërore. Në diskursin politik, kjo qasje relativizon normat ndërkombëtare për ta paraqitur militarizimin e Serbisë si përgjigje të domosdoshme ndaj një rreziku të supozuar. Pra, shpikja e armikut.

Për të realizuar militarizimin dhe mobilizimin total të shoqërisë, Serbia ka ndërtuar edhe një narrativë arsyetimi ndaj politikës ndërkombëtare dhe masës. Narrativa po ndërtohet gjithnjë duke u bazuar në marrëveshjen ushtarake ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke e ngritur këtë marrëveshje në kornizën e propagandës si një aleancë kundër Serbisë.

Sinkronizimi ruso-serb kundër Ballkanit

Përshpejtimi i militarizimit nga Serbia dhe ndërtimi i narrativës së rrethimit ushtarak nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova ka një mbështetje diplomatike dhe praktike nga Rusia. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për media ka thënë se ata janë duke biseduar me Uashingtonin për Ballkanin duke specifikuar Bosnjë-Hercegovinën dhe rajonin. Paralelisht, ai i ka bërë thirrje Serbisë të rishqyrtojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian për shkak të presionit për njohjen e Kosovës. Por, në të njëjtën kohë vazhdon të mbajë gjallë gjithmonë narrativën se NATO me intervenimin në Jugosllavi dhe pavarësia e Kosovës janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Këtë narrativë e përforcon vazhdimisht edhe zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila në deklaratat e saj vazhdimisht akuzon autoritetet në Kosovë për spastrim etnik ndaj serbëve, një deklaratë identike e Petar Petkoviçit, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë dhe “Metohi” dhe Aleksandër Boris-Harcenko, ambasador i Rusisë në Serbi që u tha para pak javësh. Ndërsa po ashtu në vijë me shefin e saj Lavrovin, Zakharova vazhdon insistimin se intervenimi i NATO-së në Jugosllavi dhe pavarësia e Kosovës janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Këto qëndrime nuk janë të shkëputura nga linja politike e Kremlinit, por pasqyrojnë drejtpërdrejt deklaratat e Vladimir Putinit, i cili në dhjetor 2025 deklaroi se NATO kishte “shkatërruar Jugosllavinë dhe serbët”.

Kjo mbrojtje diplomatike e Serbisë nga Rusia krijon një sistem vektorial veprimi, ku dimensioni global-diplomatik ndërthuret me atë rajonal-ushtarak. Ashpërsimi i kësaj qasjeje është intensifikuar pas miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së (NDAA), i cili e ka bërë të qartë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe kufijtë e ndryshimeve gjeopolitike në rajon. Në këtë kontekst, Rusia dhe Serbia po veprojnë në sinkron: ose sigurojnë interesat e tyre në Ballkan, ose përgatiten për përballje të gjerë në rast të çdo eskalimi global, duke anashkaluar me qëllim në “pazare” Bashkimin Evropian.

Militarizimi i Serbisë para zgjedhjeve elektorale

Serbia pritet që zgjedhjet parlamentare t’i mbaj në tetor, nëntor apo dhjetor 2026 sipas deklaratës së Vuçiqit. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst të tensionuar politik, pas një vale protestash anti-qeveritare dhe dhunës së dokumentuar shtetërore ndaj protestuesve, përfshirë edhe përdorimin e armëve zanore. Kjo gjendje e ka vendosur procesin zgjedhor nën hijen e frikës dhe presionit në vend të konkurrencës dhe lirisë politike.

Vuçiq në asnjë moment nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në postin e kryeministrit, duke përdorur manovra kushtetuese të ngjashme me modelin Putin-Medvedev. Megjithatë, në regjimet autoritare posti formal është dytësor, ajo që ka rëndësi është kontrolli real mbi aparatin shtetëror. Në këtë kuptim, ruajtja e pushtetit për Vuçiqin është objektivi kryesor, pavarësisht funksionit që mban.

Pikërisht këtu militarizimi i shoqërisë dhe i shtetit merr kuptim politik. Shpikja e armikut të jashtëm dhe ndërtimi i narrativës së rrethimit strategjik shërbejnë si dy vektorë paralelë, pasi me njërin ushtrohet presion dhe kontroll mbi kundërshtimin e brendshëm, ndërsa me tjetrin mbahet masa e mobilizuar dhe e frikësuar. Këta dy mekanizma funksionojnë në mënyrë komplementare dhe sa herë që njëri dobësohet, tjetri aktivizohet për të balancuar dhe mbrojtur interesin e regjimit.

Se ruajtja e regjimit të Vuçiqit mbështetet edhe në mënyrë institucionale nga Rusia, dëshmohet nga marrëveshja e dhjetorit 2021, sipas së cilës Moska angazhohet të ndihmojë Serbinë kundër të ashtuquajturave “revolucione me ngjyra” dhe ndërhyrjeve të jashtme. Kjo marrëveshje e bën të qartë se militarizimi dhe shtypja e brendshme nuk janë vetëm zgjedhje të Beogradit, por pjesë e një arkitekture më të gjerë autoritare të sigurisë.

Militarizimi i Serbisë dhe gjeopolitika e Rusisë në arkitekturën e sigurisë

Nga analiza rezulton se militarizimi i Serbisë dhe mbështetja diplomatike e Rusisë nuk janë veprime të rastësishme apo reaktive, por pjesë e një strategjie të koordinuar me tri objektiva kryesore.

Së pari, qëllimi themelor është ruajtja e regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Regjimi aktual nuk gëzon më mbështetje të mjaftueshme politike dhe shoqërore përmes mekanizmave demokratikë. Për këtë arsye, pushteti mbështetet gjithnjë e më shumë në forcë, frikë dhe propagandë. Militarizimi i shtetit dhe i shoqërisë, së bashku me ndërtimin e narrativës së rrethimit dhe krizës së përhershme, shërbejnë si mjete për neutralizimin e kundërshtimit të brendshëm dhe për mbajtjen e kontrollit politik.

Së dyti, ruajtja e regjimit të Vuçiqit mundëson ruajtjen e influencës aktuale ruse në Serbi. Në mungesë të një alternative politike po aq të fortë dhe të besueshme për Moskën, Vuçiqi mbetet aktori kyç për garantimin e interesave ruse në Beograd. Çdo ndryshim i pakontrolluar i pushtetit do të rrezikonte këtë ndikim, ndaj stabiliteti i regjimit aktual është interes strategjik i drejtpërdrejtë rus.

Së treti, kjo situatë krijon kushtet për zgjerimin e influencës ruso-serbe në Ballkan. Serbia e militarizuar shërben si instrument presioni rajonal dhe si mjet negociues në raportet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin. Duke e mbajtur Ballkanin Perëndimor të paqëndrueshëm dhe potencialisht të eskalueshëm, Moska ruan aftësinë për të imponuar interesat e saj në tryezat globale të negociatave.

Në këtë kontekst, militarizimi i Serbisë nuk është vetëm mekanizëm i brendshëm për mbijetesë politike, por edhe komponent strategjik i arkitekturës së sigurisë autoritare ruse. Në rast të përkeqësimit të rrethanave gjeopolitike ose të një eskalimi global, Rusia ka në dispozicion një aktor të gatshëm dhe të kontrollueshëm në Ballkan, duke e shndërruar Serbinë në një levë aktive të influencës dhe destabilizimit rajonal. Pra, paqja dhe paqëndrueshmëria janë duke u bërë faktor strategjik përderisa anashkalimi i BE-së në këtë proces është pjesë e strategjisë. Kjo nuk e bën rajonin drejtpërdrejt në prag lufte, por në një gjendje tensioni të qëndrueshëm ku paqja është gjithmonë në negociata.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.