• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kurti: Ka marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiçit

12 Mars, 2020
in JO VETEM LAJM, KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas heqjes së taksës nuk do të ketë  llim të fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë, por përmbyllje të këtij procesi. Sipas tij, ndonëse ka kohë që s’ka pasur dialog mes Kosovës dhe Serbisë, negociatat sekrete mes dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit, nuk janë ndalur. Kësisoj, Kurti pretendon se në mes tyre ka një marrëveshje të gatshme, të cilën për ta jetësuar duan ta përjashtojnë kryeministrin nga dialogu. Mirëpo për presidentin Thaçi këto janë gënjeshtra, të cilat vijnë nga një njeri që s’ka dinjitet dhe synon prishjen e aleancës Kosovë – SHBA, shkruan sot gazeta Zëri.

Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimet e disa senatorëve amerikanë për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova nëse shteti nuk e heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Kjo seancë është mbajtur me inicimin e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila në kërkesën e saj ka theksuar se marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrezik, për shkak të qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Kosovës. Kësisoj në seancë, ndonëse jo krejt unanimisht nga opozita, kryeministrit Albin Kurti i është kërkuar ta heqë tarifën 100 për qind plotësisht dhe menjëherë, ashtu siç po kërkon SHBA-ja. Kërkesë të njëjtë ka pasur edhe partneri i koalicionit qeverisës, LDK-ja. Mirëpo kryeministri tha se heqja e taksës plotësisht e pa reciprocitet do të kishte indikacione të tjera. Ai deklaroi se edhe me heqje të taksës nuk do të ketë fillim të dialogut, por përmbyllje të tij, meqë pretendon se deri më tash presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kanë përgatitur marrëveshjen përfundimtare në negociatat sekrete, që kanë pasur gjatë kohës sa në publik dihej që nuk kishte dialog mes palëve. “Midis dy presidentëve, unë jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme dhe ajo që po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës, në negociata sekrete ka bërë marrëveshje, që tash të gatshme do ta servojë, jo për të filluar dialog, por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog. Nga shoqërimi për dy vjet e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial ka dalë një ujdi aty”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Serbia po kërkon që në dialog të ketë një përfaqësues e që ai të jetë Thaçi, Kurti thekson se po bëhen përpjekje kundër tij që ta përjashtojnë nga dialogu dhe përgjegjësia e përmbylljes së këtij procesi t’i lihet në dorë presidentit. “E keni vërejtur se çfarë po thotë presidenti i Serbisë: Me kë të negocioj unë, me Kurtin në Bruksel apo me Thaçin në Uashington? Me fjalë të tjera, ai po u thotë edhe faktorëve ndërkombëtarë, por edhe Kosovës: përcaktojeni cili. E për t’u përcaktuar ky i dyti në Uashington kërkohet që paraprakisht të thyhet ky i pari në Prishtinë. Kjo është e thjeshtë, nuk është e komplikuar. Pra, duhet të thyhet kurrizi i kësaj Qeverie, unë si kryeministër i ri, dhe më pastaj të thuhet në rregull, presidenti fitoi, marrëveshja në tavolinë dhe shampanja prapa”, ka deklaruar kryeministri.

Mirëpo ai ka theksuar se u ka thënë jo këtyre strategjive. Ai potencoi se është pro Amerikës e pro Evropës dhe se do ta ruajë partneritetin me to, porse taksën do ta heqë gradualisht e në po të njëjtën mënyrë do ta vendosë edhe reciprocitetin. “Mbajtja e tarifës 100 për qind siç është tash pa reciprocitet është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë dhe e menjëhershme pa e vendosur reciprocitetin është pozicion ekstrem. Këto të dyja janë ekstreme e ne nuk e duam ekstremizmin. Unë jam i bindur se ka një qëndrim normal e ky është zëvendësimi i tarifës 100% me reciprocitetin”, ka thënë Kurti.

Thaçi nuk i kursen ofendimet për Kurtin, thotë se synon prishjen e raporteve Kosovë – SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se në mes të presidentit Thaçi e Vuçiqit ka marrëveshje përfundimtare të gatshme e sekrete. Ai e ka quajtur kryeministrin njeri të padinjitet dhe i cili nuk ka guxim ta heqë taksën e reciprocitetin. “I mllefosur vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heqë taksën, as të vërë reciprocitetin. I padinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë – Serbi. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Sipas tij, Kurti prej kohësh i ka mbjellë qëndrimet kundër aleatëve të Kosovës. Thaçi thotë se e vetmja konstante e kryeministrit aktual është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.“Këtë qëndrim kundër Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Ishte kundër administratës Clinton. Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush. Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama – Biden. Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri është kundër”, ka thënë Thaçi.

Kuvendi me debat 8 orësh diskuton marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

Në seancën për raportet SHBA – Kosovë opozita e akuzoi kryeministrin Kurti se e ka vënë në rrezik partneritetin me Amerikën. Madje lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se qeveria aktuale e Kosovës është bërë kundërshtarja më e madhe e Amerikës. Ai ka thënë se për një kohë të shkurtër qeveria “Kurti” ka sjellë frikë, paqartësi e dilema shtetërore. “Rruga që keni zgjedhur, duke e ndarë popullin në dysh – në amerikan dhe antiamerikan, po rrezikon vërtet ta bëjë çarjen e kohezionit tonë shoqëror në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mund të na tregoni – çfarë po synoni të arrini me këtë qasje?”, ka pyetur Veseli.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se qeveria aktuale nuk ka unitet në çështjet e rëndësishme të vendit. “Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA-në dhe kjo s’është vetëm perceptim, por është situatë e prekshme. Partnerët e koalicionit LVV – LDK s’kanë qëndrime të njëjta për taksën, as për dialogun e as për reciprocitetin shumë të përfolur të Albin Kurtit”, tha Selmanaj.

Ndërkaq kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga Qeveria që sa më parë të marrë një qëndrim për tarifën 100 për qind.

Në këtë seancë kërkesë ndaj kryeministrit për heqje të taksës pati edhe partneri i koalicionit. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkoi nga Kurti që menjëherë ta heqë taksën dhe atë plotësisht. “Kërkoj nga kryeministri ta heqë sa më parë tarifën plotësisht. Kryeministër, ne këtu presim veprime dhe e ke mbështetjen e plotë të LDK-së. Askush s’mund të të etiketojë si frikacak, se je dorëzuar për shkak të presionit amerikan. Këtë gur në qafë e ke trashëguar dhe nuk ke pse ta mbash”, ka thënë Gashi.

Në fillim të seancës shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në emër të partisë së tij dhe në emër të LDK-së u ka propozuar deputetëve për votim një rezolutë, e cila do ta autorizonte Qeverinë të bëjë përgatitje për negociata me Serbinë. Në rezolutën e propozuar shkruhet se Kosova është e përkushtuar për bisedime politike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohje reciproke. Në pikën e dytë shkruhet askush nuk ka të drejtë të bisedojë, të dialogojë ose të negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës. Dhe në pikën e tretë të rezolutës theksohet se në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Qeveria është ajo, e cila duhet t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Seanca ka zgjatur për më shumë se 7 orë. Draftrezoluta e LVV-së dhe e LDK-së nuk ka arritur të miratohet. /ZERI

Related- Posts

KOSOVA

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026
Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.