Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku pritet interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh.
Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”
Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2023”, projektligjin për akcizat, për tatimet dhe procedurat tatimore.
Në rendin e ditës janë dhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.