• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

LDK, nga parti shtetformuese në “king-maker”; kur Lumir Abdixhiku flet si rektor moral e jo si sfidues i pushtetit!

1 Shkurt, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog

Nëse do të bënim një analizë më të thellë sociologjike të fjalimit të Kryetarit të LDK-së në Kuvendin e mbajtur, paraprakisht do të duhej ta “ushtronim” një parahyrje (preface) në formë deduksioni. E për fillim po konstatojmë se analiza jonë i ka parasysh gjithnjë agjensit e jashtëm socialë, siç janë apatia qytetare dhe polarizimi politik, që për një kohë të gjatë gjatë vitit të kaluar ishin shndërruar edhe në normë të satisfaksionit moralo-politik. Në një kontekst të tillë, ku çdo fjalim publik i lidershipit opozitar nuk ishte thjesht një akt komunikimi, por edhe një mjet i sofistikuar me përplot eufemizma që, pak a shumë, përveç simbolikës dhe kapitalit politik, nuk delegonte as porosi e as mesazhe të qarta e konkrete që do ta ndryshonin perceptimin e qytetarëve për sagën e ngërçit të krijuar, me dhe pa fajin e tyre. Në këtë kontekst duhet parë edhe Kuvendin e LDK-së, po edhe vetë fjalimin e stërzgjatur dhe monoton të Lumir Abdixhikut, sikur të ishte ai ndonjë kongres shkencor e jo kuvend partiak. Aty pamë një fjalim shumë më patetik sesa praktik e pragmatik, shumë më normativ sesa programor, shumë më moralizues sesa mobilizues, shumë më defensiv sesa hegjemon dhe, mbi të gjitha, një fjalim shumë më elitist sesa popullor, pra larg një fjalimi që do t’u drejtohej anëtarësisë dhe gjithë qytetarëve. Por, çfarë e karakterizoi këtë fjalim në këtë Kuvend?

Së pari, në këtë fjalim ai fliste nga pozicioni i një opozite moraliste, e cila për imperativ nuk e kishte ofertën apo alternativën për marrjen e pushtetit, por ruajtjen e “karriges” magjepse, të cilën e ripërsëriti jo si nevojë për ndryshim kursi, por si mundësi për ta “ripushtuar” atë përmes gishtërinjve të delegatëve të pranishëm. Gjë që edhe ia arriti, ngase nga rizgjedhja e tij si Kryetar i LDK-së do të përfitojë vetëm ai dhe klani që e “mirëmbajtën” status quo-në, por jo edhe anëtarësia që po priste me kureshtje reflektimin për ndryshim. Mirëpo, ajo që çdo anëtar të LDK-së e bën kureshtar lidhet me standardin e dilemës që ky subjekt do të vazhdojë të mbajë përballë një “dinosauri” tashmë në “dhomë”, sikurse është LVV-ja. Pra, a do të vazhdojë narrativa kundërshtuese ndaj PDK-së dhe AAK-së dhe ajo refuzuese ndaj VV-së, e cila, sipas gjykimit tim, e solli edhe debaklin e ndodhur?

Së dyti, në fjalimin e Abdixhikut lehtësisht mund të identifikohej diskursi i një elite politike në kërkim të rilegjitimimit, në një kontekst ku ajo nuk është më as parti shtetformuese, as parti themeluese e rendit politik, por një subjekt i rëndomtë që për prioritet imediat ka rikthimin e namit të humbur. Thënë ndryshe, rizgjedhja e Lumir Abdixhikut nuk përbën ndonjë strategji të riorientimit të LDK-së në skenën politike, në një kohë kur VV-ja ka dominim pothuajse absolut, por më shumë ishte një taktikë e konsolidimit defensiv, ku stabiliteti organizativ, racionaliteti institucional dhe frika nga fragmentarizimi dolën fituese mbi ambicien për fitore politike dhe mobilizim gjithëkombëtar. Ky pozicionim nuk ofron kurrfarë garancie se LDK-ja ka ndërmend të futet në një konkurrencë të ashpër me subjektet e tjera politike. Natyrisht, duke hyrë në “frontin” politik pa identitet dhe vizion të qartë programor, gjasat për rritje vazhdojnë të minimizohen, ndërsa në një të ardhme të afërt mungesa e këtij vizioni mund ta sjellë këtë parti buzë greminës ekzistenciale në skenën politike të Kosovës.

Së treti, një tjetër mangësi e fjalimit të Abdixhikut, që vlen të theksohet, ka të bëjë me retorikën kalimtare ndaj pushtetit absolut të VV-së – një kritikë inerte dhe pa invencion të mjaftueshëm. Sigurisht, kritika e butë e fjalimit të tij, në prag të zgjedhjes së Presidentes/Presidentit, përcjell mesazhin e gatishmërisë për ta votuar atë me ose pa kushte, çka reflekton një dobësi tjetër shtesë të dukshme të lidershipit. Shikuar përmes dioptrisë sociologjike, kjo indiferencë e heshtur e shprehur në fjalim rrezikon të prodhojë sërish një opozitarizëm reaktiv, ndërkohë që LDK-ja, në perspektivën e saj konsoliduese, ka nevojë shumë më tepër për një opozitarizëm transformues, edhe për faktin se është parti tipike e djathtë. Krijohet përshtypja se LDK-ja ka vendosur të vazhdojë avazin e vjetër të mungesës së një karizme mobilizuese, e cila do të thërriste për veprim konkret në emër të një kauze të re. Pa dyshim, këtë pozicionim oportunist e ka injektuar edhe pasiguria e Abdixhikut në votat e delegatëve, gjë që u dëshmua edhe në rezultat: 55% pro dhe 45% kundër, që në fakt ishte një “fitore e Pirros”, ku “shpata e Demokleut” e opozitarizmit të brendshëm klanor do t’i qëndrojë vazhdimisht mbi kokë. Kjo gjendje do ta detyrojë atë që, edhe në periudhën e kinse konsolidimit, të paraqitet i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe i sterilizuar nga konfliktualiteti real politik, sidomos në temat e “nxehta”, si përzgjedhja e Presidentes, ku nga ky subjekt, ashtu si në vitin 2021, do të kërkohet fleksibilitet dhe oportunizëm i skajshëm.

Po ashtu, duhet theksuar se LDK-ja, si parti që e ka “hipotekuar” institucionalizmin si identitet, duhet ta ridëshmojë këtë edhe në betejat e reja krizologjike parlamentare që pritet të shfaqen në horizont, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë Kurti 3. Në të kundërtën, duke mos qenë në gjendje të prodhojë një narrativë autentike që do ta rriste interesimin dhe perceptimin e brezit të ri, ajo rrezikon të mbetet vetëm një “king-maker” i skenës politike kosovare, ashtu siç i ndodhi për një periudhë AAK-së.

Duhet potencuar se fjalimi i Abdixhikut në Kuvend vetëm e ridëshmoi një pozicion opozitar të njohur, me retorikë pa rrezik për rivalët politikë, por të mjaftueshme për vetë lidershipin e tij. Në fakt, fjalimi nuk përmbante as goditje politike, as sfidë reale për pushtetin, e as një vizion të qartë që do të artikulonte një kauzë të djathtë konkurruese ndaj pushtetit absolut të Albin Kurtit në katër vitet e ardhshme.

Në vend të një diskursi që do t’i trondiste delegatët me ofertë dhe kauzë konkrete, Abdixhiku ofroi fjalë patetike të pastruara, fraza monotone dhe kritika sterile moralizuese, që nuk rrezikuan as partnerët e tjerë opozitarë e aq më pak pushtetin në ardhje. Ai u ribë Kryetar i LDK-së, por gjasat që i njëjti të shndërrohet në lider shtetëror që prodhon ide, menaxhon kriza dhe identifikon nevoja konkrete qytetare e kombëtare mbeten minimale, për aq kohë sa VV-ja do të qeverisë pa skandale e afera të mëdha.

Themi kështu, shkaku se liderët karizmatikë nuk flasin si “rektorë moralë” para masës amorfe, por e sfidojnë pushtetin pareshtur dhe në çdo hap me argumente të fuqishme, qofshin ato ekonomike, politike apo sociale. Një lidership që rri i mbyllur në zyra dhe “dashurohet në karrigen” partiake, pa guxim për ballafaqim ideologjik e moral-politik, ashtu siç vepronte pareshtur dikur Albin Kurti gjatë ngritjes së tij, e ka betejën e humbur para se ajo të fillojë. Ndërkaq, për luftën as që mund të bëhet fjalë. Së fundi, në kushtet dhe rrethanat kur një pushtet pothuajse absolut pritet të instalohet, Abdixhiku dhe i gjithë spektri opozitar duhet ta kuptojnë se i njëjti nuk mund të mposhtet me etikë institucionale, me retorika shterpe, me akuza joargumentuese dhe me aleanca kushtare mediatike, por vetëm me një narrativë të re e të fortë dhe me një konfrontim të stilit “Lekë Dukagjinit”, që duhet të përditësohet kohë pas kohe, sidomos tani kur rendi i vjetër po shembet me shpejtësi drite dhe gjasat për kërcënime ndaj interesave të shtetit dhe të kombit do intensifikon dukshëm…

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.