LIVE/ Nis Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste në stadiumin ”Air Albania”

Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka startuar me himnin kombëtar në stadiumin ”Air Albania”. Me mbërritjen e kryeministrit Rama tashmë ka filluar dhe Kongresi i cili mbahet në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Pritet të shpaloset programi i PS për mandatin e tretë dhe vizionin Shqipëria 2030 si dhe analiza e hollësishme e zgjedhjeve të 25 prillit.

AXHENDA E KONGRESIT TË PS

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;

3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F194571409213117%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Related Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist