Qyteti gjerman i Chemnitz ka tërhequr rreth 2 milionë vizitorë falë statusit të tij si kryeqytet evropian i Kulturës, bënë të ditur sot organizatorët.
Gjatë vitit, vizitorëve u janë ofruar rreth 2 000 aktivitete kulturore. Vetë koleksionet e artit të Chemnitz kanë regjistruar një numër rekord vizitorësh, me gati 230 000 hyrje deri në tetor, krahasuar me vetëm 60 500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Banorët e Chemnitz dhe rajoni i Kryeqytetit të Kulturës ia kanë kaluar vetes këtë vit”, tha drejtori i programit, Stefan Schmidtke.
Ndërkohë, ministri i Shtetit për Kulturën, Wolfram Weimer, vlerësoi larminë e projekteve të organizuara.
“Në fund të këtij viti të veçantë, po shohim një frymë krijuese optimizmi në Chemnitz, që shtrihet shumë përtej Saksonisë dhe Gjermanisë dhe që do të vazhdojë të ketë ndikim edhe pas vitit 2025”, u shpreh ai.




























































