Ne jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha vendeve para vitit 2030. Ndoshta Bosnjë-Hercegovinës i duhet më shumë kohë, por të tjerat, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut janë vende që kanë bërë përparim dhe për mua viti 2029 është koha e duhur, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në kuadër të takimit ministror me vendet e Ballkanit Perëndimor në Villa Madama.
“E duam edhe për Bosnjën, por ndoshta do të duhet më shumë kohë, por ne japim mbështetjen tonë”, theksoi ai.
“Takimi i sotëm shërben për të promovuar marrëdhëniet mes Brukselit dhe Ballkanit”, nënvizoi ai.
“Duhet të përshpejtojmë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan ndërkohë Tajani në X.
“Kam mbledhur në Romë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mike”, shkruan Tajani.
“Qeveria italiane është në ballë të përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së në rajon. Ky është një investim strategjik i nevojshëm për të ribashkuar familjen e Bashkimit Evropian dhe për të krijuar një hapësirë të madhe paqeje dhe rritjeje për qytetarët dhe bizneset tona”, theksoi ai.
/Argumentum.al