Trupat e Policisë Ushtarake morën pjesë në stërvitjen njëjavore “Limani-23” në Bazën Detare të Pashalimanit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, trupat e Policisë Ushtarake demonstruan nivel të lartë përgatitjeje gjatë stërvitjes njëjavore “Limani-23” në Bazën Detare të Pashalimanit.
Peleshi theksoi se, efektivët praktikuan taktikat dhe teknikat që përdoren në ngritjen e pikave të kontrollit dhe operacionet e patrullimin në zonat urbane, duke testuar kapacitetet e deklaruara me qëllim mbajtjen e gatishmërisë operacionale.