Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës dënoi të hënën shitjen e armëve amerikane prej 330 milionë dollarësh të njoftuar së fundmi në rajonin e Tajvanit, duke u zotuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.
Zëdhënësi Zhang Xiaogang deklaroi se shitjet e armëve kanë shkelur rëndë parimin e një Kine dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA, kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe kanë minuar sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës, duke dërguar sinjale të gabuara forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”.
“Kina është fuqimisht e pakënaqur, kundërshton me vendosmëri akte të tilla dhe ka paraqitur protesta të forta ndaj palës amerikane”, tha ai.
Zhang theksoi se përdorimi i forcës për të mbështetur “pavarësinë e Tajvanit” vetëm sa do të ketë efekt të kundërt dhe përpjekja për të përdorur Tajvanin për të përmbajtur Kinën nuk do të ketë sukses.
Ai i kërkoi SHBA-së që të ndalojë menjëherë aktin e saj të shëmtuar të armatosjes së Tajvanit dhe të shmangë dëmtimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe ushtrive të tyre./CGTN





























































