Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë përcjell për mediat shqiptare deklaratën e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Shtetit të Palestinës, në lidhje me masakrën gjakftohtë të kryer kundër qindra civilëve palestinezë të strehuar në Spitalin Baptist (Spitali Ahli Arabi) në qytetin e Gazës nga forcat izraelite mbrëmjen e djeshme, 17 tetor 2023.
Ministria iu bën thirrje komunitetit ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të dënuar dhe për t’i dhënë fund kësaj masakre.
“Mliona njerëz po zhveshen nga njerëzimi i tyre, po u nënshtrohen vrasjeve të paarsyeshme, urisë dhe transferimeve të detyruara, pa fund në horizont ndërsa forcat okupuese izraelite (IOF) vazhdojnë të godasin Rripin e Gazës, me mijëra raketa dhe bomba që synojnë zonat civile nga ajri, toka dhe deti dhe kërcënime për të kryer vrasje masive”, thuhet në Deklaratë.
DEKLARATA
Masakra gjakftohtë e kryer kundër qindra civilëve palestinezë të strehuar në Spitalin Baptist (Spitali Ahli Arabi) në qytetin e Gazës nga forcat pushtuese izraelite (IOF) do të mbetet përgjithmonë një njollë në ndërgjegjen e njerëzimit që ka qenë dëshmitar i tmerreve të kryera kundër Popullit palestinez pa marrë masa për ta ndaluar atë.
Çdo rregull i së drejtës ndërkombëtare është duke u copëtuar ndërsa mijëra janë masakruar pa mëshirë dhe miliona njerëz po zhveshen nga njerëzimi i tyre, po u nënshtrohen vrasjeve të paarsyeshme, urisë dhe transferimeve të detyruara, pa fund në horizont ndërsa forcat okupuese izraelite (IOF) vazhdojnë të godasin Rripin e Gazës, me mijëra raketa dhe bomba që synojnë zonat civile nga ajri, toka dhe deti dhe kërcënime për të kryer vrasje masive.
Duhet të ndalet kjo shthurje dhe komuniteti ndërkombëtar, në veçanti KS duhet të veprojë tani për të dënuar dhe për t’i dhënë fund kësaj masakër dhe mosndëshkim të pandërprerë. MPJ do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për të ndalur këtë kriminalitet dhe për t’i kërkuar përgjegjësi autorët.
/Argumentum.al