Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama në moshën 82-vjeçare .
Kryeministri Edi Rana njoftoi përmes rrjeteve sociale humbjen e njeriut të tij më të dashur.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Ndërkohe pak pas ndarjes nga jeta të nënes së tyre, Aneta Rames, kryeministri dhe vellai i tij, Olsi, u jane drejtuar me nje mesazh gjithe miqve, te afermve dhe familjareve.
Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames
Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.
Edi dhe Olsi Rama
© Argumentum.