Zekerijah Smajiç-geopolitika.news[i]
Sadoqë neobarbarizmi më i ri mbi Venezeulën parë nga këndvështrimi i politikës ditore ishte shokues, ai me thelbin e tij për rendin botëror në lindje e sipër është dramatikisht i rrezikshëm. Nuk është as një operacion ushtarak i guximshëm, as spektakël trampist i inskenuar me kudjes. Ky është deri tani plaga më e thellë e rendit botëror që po vdes.
Para se të justifikojmë në mënyrë të detajuar atë që shprehëm më sipër nuk është keq të kujtojmë në fillim sesi terë historia e njerzimit është pikërisht histori barbarzimi, hegjemonizmi dhe imperializmi. Dhe ky fakt vërteton thënien se njeriu për njeriun është jo vetëm ujk dhe gabimi më i madh i natyrës!
Epokat ndryshojnë, qëllimet mbeten përherë të njejtë: dominim, shtypje, rrëmbim…
…Qysh nga Egjypti, Persia, Roma Antike dhe Maqedonia e Aleksandrit të Madh në lashtësi, nëpërmjet Bizantit dhe Republikës Franke, Kinës Cariste, Perandorisë osmane, Monarkisë Austro-Hungareze, Perandorisë së parë Franceze (epoka e Napoleonit), nëpërmjet Gjermanisë perandorake e më pas hitleriane, Italisë musoliniane, Mbretërisë Britanike, BRSS-së e deri të kolonizatorët europiane dhe Shtetet e Bashkuara sikurse janë që nga shekulli i 18-të – të cilët nga i ashtuquajturi “hegjemon liberal” u shndërruan në udhëheqës të imperialzimit “hard-power” në të cilin interesi dhe vetëm ai, është bërë fuqia e vetme udhëheqëse në botë.
Çdo imperializëm nëpërmjet historisë njerzore kishte veçoritë e tij të lindjes, lulëzimit dhe rënies, por gjithmonë kanë qënë indentikë përsa u përket qëllimeve: dominimi! Dhe ky dominim i bazuar në argumentin e forcës. Asimetria e fuqisë, pra, ka qënë edhe është edhe sot, shënja kryesore e çdo imperializmi. Perandoria është ajo që vendos dhe drejton rregullat. Perandori është sundes, i dobëti është i rob i varur!
E përbashkëta e të gjithë imperializmave nëpërmjet historisë njerzore është ende shumë e rëndësishme: çdo imperialziëm është justifikuar me të njëjtat argumente- se në qendër të misionit të tij janë njerëzit, qytetarët, jetët njerzore, demokracia, shteti i së drejtës, përfshirja e kombeve të pushtuara në rrymat e qytetërimit dhe… mashtrime të tjera të ngjashme.
Në ndryshim nga imperialiami romak i cili atyre më të dobtëve se vetja u vendoste taksa drakonike dhe ngarkesa të tjera, imperializmi modern nën mbulesën e imponimit të demokracisë, të drejtave njerzore, sigurisë kombëtare etj, me të dobtëve se vetja u vendos sanksione të padrejta, tarifa doganore të pastudiuara, shantazhe financiare, ndërhyrje ushtarake, likujdim ose rrëmbim dhe përndjekje antiligjore ndaj shtetarëve të padëshiruar – gjithçka me synimin e imponimit të rregullave imperialiste në drejtimin e burimeve të shtetit të cilit i’a kanë vënë syrin. Dhe me qëllimin e përfitimit të një hapësire të re tregtare.
Fuqia imperialiste, pra fuqia e interesave, më të dobtëve nga vetja (por të pasur në burime) u dikton sistemin politik, u përcakton presidentin, asgjëson zgjedhjet, të drejtat zgjedhore të qytetarëve, u përcakton qytetarëve kushtet e jetës, imponon ligje përkundër organeve ligjvënëse, pohon së çfarë është e drejtë dhe drejtësi, dhe në fund, përcakton drejtimin e zhvillimit shoqëror-ekonomik dhe në fund edhe ekzistencën e shteteve të tjera pra pranimin e tyre. Parë historikisht, po këtyre “teknikave” atëbotë u është nënshtruar edhe vetë hapësira gjeografike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto hapësira, kujtojmë se, që nga vitit 1607 i kolonizuan dhe i shfrytëzuan anglezët, francezët dhe spanjollët, në atë kohë superiorë. Pas plot 169 vite kolonializmi, qytetarët e trembëdhjetë kolonive të atëhershme të udhëhequra nga George Washington, ngritën krye kundër imponimeve taksore të anglezëve në mënyrë që , në vitin 1776, shpallën pavarësinë e këtyre entiteteve nga metropoli kolonial.
Qysh atëherë e deri sot ekspansionizmi amerikan nuk ka pushuar kurrë. Ka ndryshuar vetëm intensitetin, përmasat, formën, rrëfimin publik. Zgjerimi është sendërtuar nëpërmjet kombinimit të blerjes, aneskimit dhe pushtimeve ushtarake. ShBA-të blenë nga Franca Luizianën gjë me të cilën pothuajse dyfishuan territorin e atëhershëm. Nga Spanja u ble Florida. Mbasi paraprakisht u shkëput nga Meksika, u ble edhe Teksasi. Territori i sotëm i Kalifornisë, Nevadës dhe Utahut u aneksuan pas fitores në luftën amerikano-meksikane. Oregoni u bë shtet federal në marrëveshje me Anglinë. Territori i Arizonës dhe Meksikës së Re u ble nga Meksika. Ishujt Havai u përvetusan me aneksim. Samoa amerikane u aneksua në marrëveshje me Anglinë dhe Gjermaninë. Disa ishuj të Pacifikut u përvetësuan mbi bazën e Ligjit mbi ishujt dhe zonat strategjike ushtarake. Alaska u ble nga Perandoria Ruse, ndërsa ishujt e Virgjër nga Danimarka. Në luftë kundër Spanjës rërmbyen Filipinet, Guamin dhe Puerton dhe nën presionin e vazhdimit të luftës, Spanja hoqi dorë nga Kuba në mënyrë që ShBA-të të vendosnin aty një administratë direkte (1898-1902) e më vonë kontroll direkt deri në revolucionin kubanez në vitet1953-1959. Edhe sot e kësaj dite Kuba ka sovranitet pjesërisht të kufizuar për shkak të refuzimit të ShBA-ve për të hequr dorë nga e drejta e fituar për blerjen e bazës ushtarake (njëkohësisht dhe burgut famëkeq) në Gjirin e Guantanamos megjithëse reforma kushtetuese e vitit 2019 i’a ndalon çfarëdo përzierje ose lëshim të territorit kubanez fuqive të huaja.
Kush vjen më pas në shenjestër?
Me riardhjen në pushtet në ShBA të Donald Trumpit dhe zgjedhjen e Marco Rubios (gjenetikisht kubanez) si sekretar shteti, raportet mes ShBA-ve dhe Kubës janë në gjendje armiqësie. Pas sanksioneve gjithëpërfshirëve amerikane ekonomiko- financiare, më saktë embargos gjthëpërfshirëse që është në fuqi që nga koha e Krizës kubaneze të vitit 1962, Trumpi nuk e fsheh se pas Venezuelës “Kuba mund të jetë tema e ardhshme e aksioneve amerikane në Amerikën Jugore”. Pas Kubës, si shenjestër Trumpi paralajmëron edhe Kolumbinë, dhe si “erëz” eventuale Meksikën, megjithëse te ky skenari i fundit nuk besoj aspak. Meksika nuk është prodhuese e kokainës sikurse nuk janë Guatemala, Hondurasi dhe Salvatori. Ata janë tranzit. Sasia kryesore e kokainës në ShBA vjen nga Kolumbia, Panamja, Peruja, Kili, Ekuadori, ndërsa nyja kryesore është ishulli fqinjë me Venezuelën Aruba, që është koloni e shtetit të afërt me Trampin, Hollandës, ish-kryeministri i së cilës deri vonë ka qënë zyrtari më i afërt i Trumpit, Mark Rutte. E vetmja lëvizje racionale, megjithëse iracionale, për fushatë në Meksikë mund të jetë saldoja tregtare negative amerikane që prej shumë vitesh. Meksika është në suficit ndërmjet tjerash edhe për atë se shumë kompani amerikane dhe ekspertë të ndryshëm shkojnë në këtë vend për shkak të kushteve të favorshme të bërjes së biznesit.
Përveç të mësipërmve, sikur droga për Trumpin të ishte vërtetë problemi më i madh i qytetarëve amerikane për jetët e të cilëve gjoja u shqetësokan aq shumë, CIA dhe FBI e fuqishme, xhandarmerija dhe gjykatat të cilat tani merren me presidentin venezuelian Maduro, në një afat shumë të shkurtër mund të arrestoheshin shpërndarësit vendas në terrenin brenda vendit pa të cilët droga nuk mund të arrijë deri në sistemin e qarkullueshëm të blerësve amerikanë të gjithfarë opiatesh përfshirë edhe heroinën e cila në ShBA vjen nga Afganistani. Por me siguri ky nuk është qëllimi i administratës së Trumpit sepse droga edhe në terrenin brendaamerikan është biznes i stërmadh shtetëror, ndërsa në atë të politikës së jashtme, sikurse thamë, casus belli, justifikim për presion politik, ndërhyrje ushtarake ose pushtim.
Përveç kësaj shohim se Trumpi zyrtarisht nuk heq dorë nga ambicjete tij kleptomanike as para enklavave, entiteteve dhe shteteve të cilët nuk bëjnë pjesë në Amerikën Jugore dhe nuk kanë 300 miliardë barella nafte rezerva nën koren e tokës si puna e Venezuelës, por kanë minerale të vyera ose infrastrukturë transporti si Panamaja, Groenlanda, Kanadaja. Dhe të gjitha këto gjoja në emër të Doktrinës Monro?
Dokrtina Monro dhe izolacionizmi agresiv i Trumpit
Këto dhe kërcënime të tjera të bazuar në doktrinën trumpiste të forcës janë pjesë e një strategjie më të gjërë të politikës së jashtme të cilën administrata e Trumpit në mandatin e dytë i quan me titull pune “Donro-Doctrine”, duke bashkuar ambicjet e (Don)aldit për politikën e jashtme dhe doktrinën historike Mon(ro). Megjithëse edhe vetë Trumpi në shpesh përmend shumë shpesh emrin Monro, me synim mbështetjen e ambicjeve të tija imperialiste, në thelb këto dy doktrina ndryshojnë thelbësisht.
Me fjalimin e tij mbi gjendjen e kombit të vitit 1823, James Monroe, i cili ishte presidenti i pestë në radhë i Amerikës ende të brishtë (nga 1817-1825), kritikoi kolonializimin e kontinentit amerikan, përzierjen e fuqive të atëhershme europiane në punët e brendshme të ShBA-ve dhe synimet e Aleancës së Shenjtë (Rusia, Perandoria austriake dhe Prusiane), dhe Spanjës se po vendosin përsëri dominimin mbi ish kolonitë në Amerikën e Jugut. Njëkohësisht u shpall dominimi absolut amerikan në hemisferën Perëndimore “në mënyrë që të parandaloheshin shtetet në tërë rajonin të bëhen baza operacionale për kundërshtarët apo rivalët e amerikanëve”. Megjithëse kishte një rëndësi historike, deri në përfundim të pretendimeve kolonialiste të kolonizatorëve të atëhershëm tradicionale nga Europa, mesazhi presidencial i Monrosë vetëm tridhjetë vite më vonë mori rolin e dokumentit doktrinar.
Ambicjet imperialiste të Amrikës së atëhershme heterogjene ishin të kufizuara vetëm në Hemisferën Perëndimore. Por edhe në këto ambicje parë nga ana juridiko-kushtetuese ShBA-të ishin të detyruara për “t’u përmbajtur nga çfarëdo propagande keqdashëse dhe ndërhyje jolegale ndaj shteteve të tjera”. Gjatë kohës së Monrosë dhe pas tij “parimet amerikane” detyronin për “respektim të së drejtës për të gjithë qëniet njezore dhe gjithë shtetet… sepse qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte plotësisht e vetëdijshme se politika e saj kurrë nuk duhet të jetë reaksionare” (Cituar nga dokumentat mbi veprimtarinë e politikës së jashtme të administratës së atëhershme amerikane).
Parimet e mësipërme të politikës së jashtme të themeluara që më përpara në Deklaratën e Xhefersonit mbi pavarësinë amerikane të vitit 1776, dhe më vonë me aktin e parë juridik kushtetues ishin sipas standartëve më të mëdha demokratike të kohës (në letër). Krahas kësaj mbeti e shkruar se “të gjithë njerëzit janë krijuar njëlloj dhe se Krijuesi u ka dhënë të drejta të barabarta dhe të patjetërsueshme mes të cilave janë jeta, liria dhe drejtësia për kërkimin e lumturisë”… “Qeveria formohet për të mbrojtur këto të drejta…” “Sovraniteti i përket popullit…” madje edhe se “të gjithë njerëzit kanë të drejtë për lumturinë”. Por, që këto ishin dhe mbetën vetëm parulla e vërteton imperializmi amerikan që nga Deklarata hitorike e deri të spektakli trampist agjenturoro-ushtarak i datës i datës 3 janar i quajtur “Vendosmëria absolute”! Megjithëse Trumpi pohon se “Hemisfera Perëndimore është shumë e rëndësishme për Amerikën”, dhe se duhet të jetë “themel i politikës së jashtme amerikane që prej dy shekujsh” dhe se “një politikë të këtillë dominimi askush nuk guxon t’a harrojë”- deklarata e Monrosë ishte vetëm justifikim. James Monro është keqpërdorur që t’i jepej justifikim historik neobarbarizmit trampist me përmasa shumë më të mëdha.
Për ambicje të këtilla të politikës së jashtme të Trumpit nuk është nevoja të kthehemi larg në histori. Modeli mund të jetë jo dhe aq i largët në kohë, presidenti amerikan Georg Bush i Riu i cili, sikurse Trumpi sot, thoshte në kohën e tij: “Ose jeni me ne ose jeni kundër nesh”. Shumë më heret, ish sekretari i shtetit dhe këshilltari për sigurinë kombëtare Henry Kissinger në vitin 1968, me rastin e fatit të Vjetnamit, pohonte se “të jesh armik i Amerikës është e rrezikshme, të jesh mik është katastrofale”. Në një botë të këtillë jetojmë sot!
Por ajo që miqësia me ShBA-të në fakt është më e rrezikshme se armiqësia, nuk e tregon vetëm zhvendosja aktuae e Bashkimit Europian nga teatri gjeopolitik. E pohojnë edhe raporti aktual shantazhues i administratës së tije dhe ndaj Kanadasë, Gjermanisë, Brazilit, Indisë, Danimarkës, Groenlandës…
Imperializëm i ri: pushtim i ligjëruar
Tipi më i ri i imperializmit i materializuar këtyre ditëve mbi Venezuelën mund të quhet një tip i ri pushtimi institucionalo-juridik për vendosjen e juridiskionit ektraterritorial ku njëra fuqi i jep vetes të drejtën që ligjet dhe rregullat e saj të zbatohen edhe mbi një shtet tjetër kudoqoftë nëpër botë atje ku fuqia imperialiste dëshiron. Për të bërë këtë fuqia imperialiste nuk e çan kokën për legjitmitetin e pushtetit në juridiksionin e shtetit të pushtuatr, nuk e çan kokën për sovranitetit, integritetin territorial. As në imunitetin nga përndjekja të garantuar nga e drejta ndërkombëtare të përfaqësuesve më të lartë të pushtetit të një shteti sovran nga ana e organeve gjyqësore të shtetit imperialist! Mbi të ashtuquajturën e drejtë ndërkombëtare (dhe OKB-në si mbrojtëse formale e saj) është e tepërt të flasim. Që të dyja këto kanë ekzistuar vetëm si ngushëllim për ata që janë të pafuqishëm.
Për nga natyra, motivet dhe teknikat e realizimit imperializmi, sikurse e shohim, ka evoluar për më keq – nga pushtimi klasik i territoreve në sistemine sofistikuar të kontrollit i cili nuk mbështetet te çizmja e ushtarit, mbrojtja e kufinjve, por në infrastrukturë, burime natyrore, algoritmin e fuqisë së imponimit të narrativëve politikë, kulturorë dhe narrativë të tjerë gjithfarësh nëpërmjet platformës globale të “fuqisë së butë” nëpërmjet së cilës formësohet vetëdija pa zbrazur asnjë pushkë. Tregues për sa më sipër: Në vend që nga selia e komandës së forcave ushtarake, ose sëpaku nga Dhoma e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, komandanti i përgjithshëm, i ushtrisë amerikane (Donald Trump), operacionin e desantimit në Venezuelë e ndoqi nga klubi i tij privat në Mar – a – Lago në Florida. “Sikur po shihja një emision televiziv”, u tha më vonë Trumpi gazetarëve i pushtuar dukshëm nga një ndjsi vetëkënaqësie narcizoidale.
Administrimi i burimeve natyre, i infrastrukturës, financave shtetërore dhe borxhit publik të tjetërkujt, është armë e gjithëfuqishme dhe synimi përfundimtar i imperializmit modern. I cili me ardhjen e Donald Trumpit në krye të ShBA-ve, nga hegjemon klasik (i cili ndikonte te shtetet e pavaruara nëpërmjet NATO-s, petrodollarëve dhe institucioneve globale të tipit të FMN-së, Bankës Botërore, Organiztës Botërore të Tregtisë) është shndërruar në një imperializëm trampist të rrezikshëm, neobarbarizëm i cili nuk njeh kurrfarë rregullash vetëm forcën, shantashin dhe verbërinë e grabitjes. Dhe të gjitha këto vetëm e vetëm që të ndalet flurudha në rënie e sipër e petrodollarit si levë kyçe e gjeopolitikës amerikane. Dhe që të rikthejë mbifuqinë e perandorisë së shpërbërë.
Deklarata e zëvendëspresdientit amerikan JD Vance se Maduro “tani për tani është shtetari i fundit i cili kishte shansin të bindej se presidenti Trump mendon atë që thotë” është shumë më lart se talenti i Vances për zhonglime retorike. Është një doktrinë shumë e rrezikshme pushtimi e cila nuk mund të vihet në jetë pa konflikt global.
Venezuela nuk është precedent
Gjuetia më e re amerikane mbi presidentin e ligjshëm të Venezuelës Nicolas Maduro në diskutimin publik në mënyrë predominuese cilësohet si precedent. Nuk është rast i agresionit amerikan! Nuk është i tillë as për nga përmasat e së drejtës ndërkombëtare, as për nga justifikimi moral apo juridik (casus belli) për rrëmbimin e shefit të shteti sovran.
Historia intervencioniste amëerikane është shumë e pasur dhe asnjëherë nuk ka patur konicidenca. Gjithçka është plan. Përmbysja e drejtpërdrejtë ose indirekte e shtetarëve të pabindur është madje specialitet amerikan. Në Amerikën Latine me dëshirën e Uashingtonit janë përmbysur liderët jo të bindur të Haitit, Brazilit, Guatemalës, Kilit, Panamsë dhe tani të Venezuelës. Në Azi janë përmbysur liderët e Vjetnamit Jugor, Afganistanit. Kuriozitet është vetëm se presidenti venezuelian është rrëmbyer në të njëjtën datë ku nëpërmjet invazionit ushtarak në vitin 1989 është rrëzuar nga pushteti presidenti Manuel Noriega, ndërsa në vitin 2020, me urdhër të Trumpit, është vrarë me dron gjenerali iranian Qasem Suleimani.
Operacioni “kapja” (sikurse thotë Trumpit) i presidentit venezuelian është precedent për nga përmasat e tradhëtisë së brendshme dhe për nga saktësia e pagabueshme e realizimit të operacionit ushtatako-informativ. Sa kanë kontribuar në këtë 50 milionë dollarët e premtuar për kokën e Maduros, dhe sa kanë kontribuar për këtë bashkëpuntorët e shitur të Maduros apo gjeneralët e paaftë, janë gjithashtu pyetje me rëndësi të cilat do të merren vesh me siguri shumë shpejt.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/neo-barbarizam-kao-najdublja-rana-umiruceg-liberalno-dekomratskog-svjetskog-poretka/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































