Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Josep Borrell deklaroi sot se BE-ja ka zhbllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Borrell e përmendi këtë temë në fjalën e tij pas mbërritjes në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme
“Ky është një moment historik, pas kaq vitesh pritjeje me statusin e kandidatit, pa ndodhur asgjë, votimi përfundimtar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka hapur një derë. Dhe nesër, konferenca ndërqeveritare do të nisë procesin e negociatave – një proces i shumëpritur”, tha Borrell.
Ai theksoi se ky është një lajm i mirë.
“Nuk kemi shumë lajme të mira, ky është një lajm i mirë. Shpresoj se kjo do të rrisë angazhimin tonë me Ballkanin”, tha Borrell.
Më 16 korrik, parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi konkluzione me të cilat miratoi propozimin francez për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me 68 nga 120 vota.
Që atëherë pritej që Konferenca Ndërqeveritare me vendin të mbahej më 19 korrik. Këshilli duhet të miratojë paraprakisht Kornizën Negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Një ditë më vonë, në Sofje u nënshkrua një protokoll dypalësh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
/Argumentum.al