• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Netanjahu nuk ka mësuar asgjë nga Ajnshtajni

20 Janar, 2024
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-[i]

Kur arabët në Hebron vranë 69 herbenj për shkak të zërave të përhapur atëbotë se synojnë të pushtojnë Malin e Tempullit në Jerusalem, Albert Ajnshtajni me 25 nëntor 1929 i dërgoi letër liderit sionist Chaim Weizmann në të cilën shkroi: “Nëse nuk do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një marrëveshje të ndershme me arabët, atëherë nga gjithë këta 2.000 vite vuajtje nuk kemi mësuar asgjë dhe meritojmë gjithçka që na pret”.

Benjamin Netanjahu është jo vetëm politikan por edhe historian, por me sa duket nuk ka mësuar asgjë nga këta dy mijëvjeçarë të vuajtjeve të hebrenjve. Është i vendosur që nëpërmjet luftës në Gaza, më e gjata që nga krijimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, jo vetëm të “asgjësojë” lëvizjen islamiste Hamas por edhe palestinezëve tu shuajë shpresën e fundit që një ditë të kenë shtetin e tyre.

Këtyre ditëve lufta e kaloi kufirin e njëqind ditëve të kohëzgjatjes, ndërsa dihet se fundi as i duket sepse Izraeli, edhe pas 24.000 të vrarëve, shumica gra dhe fëmijë, nuk i ka realizuar qëllimet për asgjësimin e Hamasit dhe të lirojë të gjithë pengjet të cilët grupi militant palestinez i ka marrë gjatë masakrës së 7 tetorit kur u vranë 1.200 civilë të pafajshëm. Deri tani janë liruar vetëm gjysma e pengjeve. Gjatë pushimit të luftimeve në muajin nëntor 105 pengje janë shkëmbyer me 240 të burgosur palestinezë, ndërsa akoma 130 syresh janë në duart e Hamasit dhe të Xhihadit islamik.

Kryeministri izraelit gjatë 15 viteve në pushtet në një masë të madhe e ka lëvizur djathtas opinionin publik të vendit të tij, ndërsa goditja shokuese e Hamasit në të cilën vdiqën numuri më i madh i hebrenjve që nga koha e Holokaustit e ka homogjenizuar Izraelin deri në atë masë saqë mbizotëron bindja se ajo që nuk mund të zgjidhej me forcë, mund të zgjidhet me forcë akoma më të madhe.

Bombardimet dhe granatimet shkatërruese të përditëshme, depërtimet me tanke jo vetëm që kanë vrarë më shumë se një përqind të popullsisë prej 2,3 milionë banorësh të Gazës por edhe kanë shkaktuar largimin e më shumë se 85 të popullsisë së saj nga shtëpitë e tyre që janë shkatërruar sikurse janë shkatërruar edhe shumë spitale e xhami. Bllokimi i dërgimit të ushqimeve, ujit, lëndëve djegëse dhe ilaçeve ka shkaktuar një krizë humanitare që nuk mbahet mend më parë në këtë vend që është ndër më të varfërit e botës arabe. Një e katërta e njerëzve përballet me uri ekstreme, vlerësojnë agjensitë e OKB-së dhe akuzojnë Izraelin për pengim sistematik të dërgimit të ndihmave.

Ajo që po ndodh në Gaza është më tragjike sesa në Alepon siriane dhe Mariupolin ukrainas nën bombat ruse.

“Është koha e duhur” që Izraeli të ngadalsojë ofensivën e tij dhe të bëjë ballancimin mes asgjësimit të islamistëve dhe uljes së intensitetit të luftimeve në mënyrë që të evitohen viktimat masive, porosit Shtëpia e Bardhë, por Netanjahu as që ua vë veshin as këshillave të aleatit të tij më të madh. Kryeministri i përmbahet kursit të luftës i cili e ka çuar Izraelin në bankën e të akuzuarve para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (IJC) në Hagë.

Afrika e Jugut, e cila mban mend mirë sesa sionistët e kanë pas mbështetur regjimin e aparteidit, ka paraqitur akuzën për shkelje të Konventës mbi pengimin dhe ndëshkimin e krimit të genocidit të miratuar në muajin dhjetor të vitit 1948 nën ndikimin e Holokaustit. Izraeli është nënshkrues megjithëse nuk është anëtar i IJC-së. Genocidi sipër përcaktimit, përbën synimin që “të asgjësohet fizikisht, në tërësi ose pjesërisht, grupi nacional etnik, racor apo fetar”.

Pushteti në Pretoria, i njohur si luftëtar i zëshëm për të drejtat e palestinezëve, në dokumentin prej 84 faqesh pohon se aksionet izraelite janë “genocidale për nga karakteri i tyre sepse kanë si qëllim asgjësimin e pjesëve me rëndësi” të palestinezëve në Gaza, kërkojnë pagimin e reparacioneve dhe mjeteve për rinovimin e të gjithë atyre që janë shkatërruar. Izraeli gjithashtu akuzohet për krime lufte dhe krim kundër njerzimit, ndërsa paraqitësit e akuzës kërkojnë ndërprerje urgjente të zjarrit.

Bota në pjesën e saj më të madhe të saj nuk justifikon terroristët e Hamasit, por solidarizohet me palestinezët. Ashtu sikurse nuk mendon se as Izraeli dhe as Hebrenjtë janë genocidalë, por i tillë është pushteti i djathtë të cilit nuk i interesojnë marshet e solidaritetit me palestinezët në mbarë botën, as kritikat për shkak të përdorimit joproporcional të forcës.

Për këtë Ministria e punëve të jashtme e Izraelit deklaron se procesi në Hagë është “një prej çfaqjeve më hipokrite në histori”. Deputeti i partisë së Sionizmit religjoz flet për “cikël antisemitizmi, të keqe dhe hipokrizi”, ndërsa Afrikën e Jugut e akuzon si “dora e e zgjatur e drejtësisë për terroristët e Hamasit”. Ambasadori i Izraelit në OKB deklaroi me zemërim se procesi e ndihmon Hamasin, “nazistët e kohës tonë”, dhe se OKB-ja duhet akuzuar për bashkëpjesëmarrje në “urrejtje dhe vrasje”.

Pretoria përgjigjet se ka mbështetje të gjërë, përfshirë edhe 57 shtete anëtare të Organizatës për bashkëpunimin islamik ose 22 shtete të Ligës Arabe. Izraeli e ka shpresën te ShBA-të dhe vendet Perëndimore që mbështesin të drejtën e tij për vetëmbrojtje dhe nuk e shohin genocidin. Kina, India dhe Rusia – e cila gjithashtu është e akuzuar para IJC-së për genocid në Ukrainë- kryesisht heshtin.

Procesi para jurisë prej 15 gjykatësisht mund të zgjasë me vite të tëra, megjithëse mendimi për ndërprerjen e luftës mund të jepet në një të ardhme të afërt, por IJC nuk ka mënyra që ta detyrojë Izraelin për ta respektuar. Madje, edhe nëse vendimi shkon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është e pritshme vetoja e ShBA-ve. Vërtetimi i qëllimeve të genocidit është proces i ndërlikuar, por, edhe nëse mund të mos faktohet, Izraeli i ngelet njolla. Nuk kanë për tu harruar deklarata e krahur ekstrem të sionizmit religjoz – partnerët e Netanjahut në koalicion – të cilët luftën në Gaza e përjetojnë si përmbushje mesianike të fatit të popullit hebre. Nuk quhet genocid nëse është pjesë e planit të zotit.

“Duhet të kthehemi në Gaza. Shpresoj se nuk kemi për të paguar çmim të lartë, megjithëse ky është çmim që duhet ta paguajmë në mënyrë që të realizojmë synimin që në Gaza të ketë 100.000 deri 200.000 arabë, e jo dy milionë”- thotë ministri i financave Bezalel Smotrich. Ai dhe ministri i punëve të brendshme Itamar Ben-Gvir propozojnë zhvendosjen e 2,3 milionë palestinezëve. Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se “uria e detyruar është e vetmja mënyrë që të eleminohet pushtet i Hamasit”. Ka edhe thirrje të tipit “Gaza duhet shkatërruar”, se “obsioni” është bomba atomike dhe se në “Gaza nuk ka të pafajshëm”.

Është krijuar në konsensus i gjërë se Hamasi duhet asgjësuar dhe se nuk duhet të rikthehet më në pushtet në Gaza, pushtet të cilin e pati marrë në vitin 2007. Sionistët religjozë ultradjathtistë dhe nacionalistët radikalë mendojnë se debati për viktimat civile, ligjet e luftës dhe ndihmën humanitare është humbje kohe. Gaza është Amaleku dhe duhet zhdukur nga faqa e dheut.

Kësisoj, Netanjahu, megjithë i përcaktuar si sekularist, i është nënështruar atmosferës dhe i është drejtuar Ungjillit të Vjetër. “Kur ty Zoti, Zoti yt, të të japë shenjën e ndryshme nga të gjithë armiqtë përreth teje, në tokën që Zoti, Zoti yt, të ka dhënë si trashëgimi për ta zotëruar, fshij kujtimin nën këtë qiell të Amalekëve. Mos e harro këtë”, citon kryeministri Librin e Samuelit. “Tani nisuni dhe godisni Amalekanët dhe asgjësoni plotësisht gjithçka kanë: dhe mos i kursesi, por i vrisni me burra e me gra, fëmijët dhe fëmijët në gji, lopë dhe bagëti, kamilet dhe gomerët”. Mesazhi është i qartë: eleminimi përfundimtar i Amalekanëve duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë që do të përpiqen të pengojnë planin e Zotit. Janë krejtësisht të rrallë ata hebrej që shtrojnë pyetjen: Si mund të presim që të tjerëve tu vijë keq për ne kur ne nuk po arrijmë të na vijë keq për palestinezët?

Rezultati të cilin Izraeli shpresonte, me ushtrinë e tij të mbifuqishme, mungon. Ndërsa rritet mosbesimi i opinionit publik për një fitore të shpejtë, rriten gjithashtu edhe tensionet brenda kabinetit izraelit të luftës. Ish ministri dhe ministri i tanishëm i mbrojtjes Benny Gantz dhe Yoav Gallant nuk e  fshehin mos rënien dakord me Netanjahun. Tri janë pikat kyçe të ndasisë mes tyre: refuzimi i kryeministrit për të diskutuar planin politik për një “Ditë më pas”, kur të përfundojë konflikti, refuzimi për të shpallur zyrtarisht fazën e tretë të luftës dhe situata në Jug të Libanit. Gantzi dhe Gallanti janë kundër zgjerimit të konfliktit.

Netanjahu ka arritur të lëkundë besimin te ushtria dhe lidershipi politik i saj do të jetë trashëgimia afatgjatë e kësaj lufte. Sot vetëm një ndër pesë izraelitë mendojnë se kryeministri mund të realizojë fitore, ndërsa afro 70 përqind nuk besojnë se është i aftë për të liruar pengjet.

Shumë veta presin që lufta të mbarojë në mënyrë që të lajnë llogaritë me liderin e Likudit të djathtë i cili, në ndryshim nga shefat e shërbimeve ushtarake dhe të sigurisë, kurrë nuk kërkoi falje për lëshimet e bëra me 7 tetor. Pozitën e tij mund ta asgjësojë shefi i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi nëse, sikurse shkruan një gazetë izraelite, i dorëzon Gantzit kopjen e memorandumit që ia ka dërguar kryeministrit para 7 tetorit në të cilin e paralajmëron për një sulm të mundshëm të Hamasit.

Netanjahu e ka të nevojshme luftën për të evituar përgjegjësinë, por edhe për tre procese gjyqësore për korrupsion që e presin para gjykatave izraelite. Për këtë dëshiron të mbështesë gjysëm milionë kolonizatorë hebrej të Bregut Perëndimot të pushtuar, ku, nga fillimi i luftës, janë vrarë më së paku 350 palestinezë, më shumë se në dy dekadat e fundit marrë sëbashku. Për të mbajtur një shkallë të lartë tensioni ndaj Libanit, ku janë bërë të përditëshme përplasjet me Hejsbollahët shiitë. Që të ketë shkak që Iranin ta emërtojë “kërcënim ekzistencial” për shkak të mbështetjes që i jep Hamasit, Hejsbollahëve dhe Hutuve të Jemenit të cilët me sulmet në anijet që lundrojnë në Detin e Kuq kërcënojnë tregtinë globale.

Problem është se Netanjahu po ngelet gjithnjë e më i vetmuar. Irani nuk dëshiron luftë më të madhe e cila do ta konfrontonte direkt me ShBA-të. Gjithashtu edhe amerikanët nuk janë për zgjerimin e konfliktit. Ekziston, heret apo vonë, zgjidhja e fatit të Gazës. Është e qartë se Hamasi nuk ka për ta kontrolluar më Rripin. Amerikanët propozojnë që pushtetin atje ta marrë pushteti i reformuar palestinez i presidentit Mahmud Abaz dhe të fillojnë bisedimet e paqes në mënyrë që të shkohet drejt formimit të shtetit palestinez.

Netanjahu është vendosmërisht kundër. Deri kur? Një gjë është e qartë: pas kësaj lufte bota, Lindja e Mesme, Izraeli dhe palestinezët nuk do të jenë më ata që kanë qënë para 7 tetorit.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.kurir.rs/licni-stav/4342580/bosko-jaksic-nista-netanjahu-nije-naucio-od-ajnstajna?utm_source=kurir&utm_medium=home_ëidget&utm_campaign=adria_internal

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.