• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Nga Masakra në Manipulim: Strategjia Serbe për të Mohuar Historinë e Reçakut”.

15 Janar, 2025
in FOKUS, KOSOVA, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Më 15 janar 1999, në ditën e dytë të Vitit të Ri Ortodoks, Serbia shënoi edhe një kapitull të errët mizorie në historinë së saj. Në fshatin Reçak të Shtimes, forcat serbe masakruan 45 burra, gra e fëmijë – të gjithë civilë dhe të paarmatosur. Ky akt barbar dëshmoi edhe një herë brutalitetin e një regjimi vrastar e gjenocidal në kuadër të projektit për shfarosjen e shqiptarëve.

Nëse deri atë ditë makineria e propagandës serbe kishte arritur të fshihte e shtrembëronte faktet e krimeve të saj në Kosovë, në Reçak triumfoi e vërteta për shkak të syve të ambasadorit William Woker. Mëngjesin e 16 janarit 1999, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Walker, vizitoi vendin e krimit, së bashku me një grup gazetarësh. Para tyre shtrihej një skenë tmerri: trupat e viktimave të masakruara në mënyrë çnjerëzore ishin shpërndarë nëpër luginë dhe zona të tjera të fshatit.

“Masakër” dhe “krim kundër njerëzimit”, kështu e përshkroi Walker këtë akt barbar, duke e kthyer Reçakun në simbolin e tragjedisë së popullit shqiptar nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Ky krim tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe shërbeu si pikë kthese, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit serb dhe brutalitetin e tij sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Reçaku nuk ishte vetëm një masakër; ishte një thirrje për drejtësi dhe ndërgjegje për komunitetin ndërkombëtar. Në një kohë kur negociatat për paqe ishin në pikën më të ndjeshme, ky akt i neveritshëm e thelloi bindjen se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ndaluar krimet kundër njerëzimit.

Mohimi i së vërtetës dhe propaganda serbe mbi masakrën e Reçakut

Masakra e Reçakut, një akt brutal që tronditi botën, vazhdon të mohohet nga Serbia edhe sot, pavarësisht fakteve të pamohueshme dhe dëshmive ndërkombëtare. Në krye të shtetit serb sot qëndron Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i Informacionit në regjimin e Millosheviçit, një figurë që ka qenë drejtpërdrejt e përfshirë në propagandën e asaj kohe dhe që zotëron informacione të sakta mbi krimet e kryera.

Në vitin 2021, Vuçiq e quajti Masakrën e Reçakut një “fabrikim” nga aktorët ndërkombëtarë, ndërsa William Walker-in e përshkroi si një “njeri të frustruar”. Ministri serb Aleksandar Vulin, në të njëjtën linjë mohimi, e cilësoi ngjarjen një “gënjeshtër dhe falsifikim të tmerrshëm.” Ky refuzim i realitetit nuk është vetëm një përpjekje për të mbrojtur imazhin e regjimit të kaluar, por edhe për të vazhduar narrativen propagandistike të Serbisë.

Në vitin 1999, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pretendonte se “njësitë e saj policore ishin sulmuar nga grupe terroriste shqiptare”, duke pohuar se viktimat nuk ishin civilë, por pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky version i ngjarjeve u përforcua nga një raport i hartuar nga një ekip mjekësor jugosllavo-bjellorus, i cili pretendonte se të gjithë viktimat, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, ishin “separatistë guerilas”.

Megjithatë, një hetim i dytë i udhëhequr nga antropologia finlandeze Dr. Helena Ranta, përfaqësuese e Bashkimit Evropian, konkludoi se viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe masakra ishte një “krim kundër njerëzimit”. Për fat të keq, publikimi i këtij raporti u vonua për dy vite, duke lejuar Serbinë të manipulonte faktet dhe të përhapte dezinformata. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur të vërtetën, mediat e pavarura ndërkombëtare dokumentuan mizorinë e Reçakut dhe zbuluan tentativat e regjimit serb për të fshehur këtë krim monstruoz.

Në përpjekje për të vazhduar mohimin dhe për të justifikuar veprimet e saj, Serbia prodhoi një dokumentar nëpërmjet Radio Televizionit Shtetëror të Serbisë, duke e përdorur median si një mjet propagande për të shtrembëruar të vërtetën.

Përpjekjet për mohimin e masakrës së Reçakut dhe strategjia e manipulimit serb

Serbia nuk u ndal vetëm me mohimin dhe propagandën, por përdori edhe spiunë dhe operacione të fshehta për të shtrembëruar të vërtetën e Masakrës së Reçakut. Në këtë kuadër, u angazhuan individë që kishin për detyrë të bartnin fajin mbi shqiptarët dhe për të fabrikuar një narrativë të re për të diskredituar masakrën. Ndër këto përpjekje ishte edhe një plan për të krijuar një “shtëpi të verdhë” të dytë pranë Reçakut, për të forcuar akuzat e rreme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe policisë, arriti të zbulonte dhe të arrestonte dy shqiptarë, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët punonin për shërbimin e inteligjencës serbe BIA. Hetimet zbuluan se këta individë kishin për mision të përhapnin dezinformata mbi Masakrën e Reçakut dhe të transformonin historinë e luftës në Kosovë në favor të narrativës serbe.

Këta agjentë, nën drejtimin e Serdjan Rosiçit, kishin një agjendë të gjerë: të shtrembëronin ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke krijuar idenë se Masakra e Reçakut ishte inskenuar nga ndërkombëtarët si pretekst për ndërhyrje ushtarake në ish-Jugosllavi. Për më tepër, Bedri Shabani kishte një synim strategjik të urdhëruar nga Serbia: të krijonte një kopje të “shtëpisë së verdhë” në Mollopolc të Shtimes, një fshat pranë Reçakut. Kjo ishte një përpjekje për të lidhur ish-spitalin ushtarak të UÇK-së me fabrikime mbi trafikimin e organeve, duke përforcuar propagandën serbe.

Pavarësisht mohimeve të menjëhershme nga BIA pas arrestimeve, përgjimet e telefonatave të publikuara nga hetimet vërtetuan lidhjen e qartë të këtyre individëve me shërbimin serb. Këto dëshmi ekspozuan edhe një herë gënjeshtrën dhe përpjekjet sistematike të Serbisë për të manipuluar të vërtetën dhe për të minuar drejtësinë ndërkombëtare.

Masakra e Reçakut nuk është vetëm një krim kundër njerëzimit, por edhe një test i vazhdueshëm përballë mohimeve dhe manipulimeve të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën e tij. Përpjekjet për të tjetërsuar historinë janë një kujtesë e qartë për rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe të drejtës për viktimat e pafajshme.

/Argumentum.al

Related- Posts

Editorial

Rama si Neroni

16 Tetor, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

16 Tetor, 2026
FOKUS

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

16 Tetor, 2026

Ndërsa e tërë bota qëndronte në vend, Pekini në mënyrë vizionare realizoi planin e tij

16 Tetor, 2026

Mallkimi i Shqipërisë ka emër! Por përgjegjësi kemi edhe ne!

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

16 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.