• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Gusht, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

    Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

    Milaim Zeka në hallkën mediatike të planit të BIA-s në Kosovë

    Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Nga Rama te Berisha, si dhe politikanë të tjerë brenda dhe në rajon, shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.”

31 Tetor, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Politikanët shqiptarë në vend dhe rajon kane reaguar njëzëri duke shprehur mesazhe ngushellimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në moshën 73-vjeçare. Figura e tij ka lënë gjurmë të thella në jetën politike të Shqipërisë dhe rajonit, duke u shquar si një lider vizionar, reformator dhe figurë qendrore e tranzicionit post-komunist.

Fatos Nano ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke udhëhequr transformimin e saj nga trashëgimtare e Partisë së Punës drejt një partie moderne, demokratike dhe pjesëmarrëse në forume ndërkombëtare të majta. Ai shërbeu si kryeministër në disa mandate, duke përballuar sfida të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike, përfshirë periudha të tensionuara të tranzicionit dhe krizave të shumta qeverisëse në vitet ’90 dhe 2000.

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 përballë opozitës dhe liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Nano dha dorëheqjen dhe u tërhoq gradualisht nga politika aktive. Megjithatë, trashëgimia e tij mbetet e pazëvendësueshme, si për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë dhe reformimin e Partisë Socialiste, ashtu edhe për rolin e tij historik në udhëheqjen e vendit gjatë periudhave të tranzicionit.

Në këtë material sjellim reagimet e liderëve kryesorë nga Shqipëria dhe rajoni për largimin nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për figurën e tij si politikan dhe udhëheqës vizionar.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pak momente më parë për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai mbylli sytë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025, në moshën 73 vjeçare, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.

“LAMTUMIRË KRYETAR”, shkruan Edi Rama teksa ndan fotografinë e mëposhtme të Fatos Nanos.

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Fatos Nanos, menjëherë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, këtë të premte në moshën 73 vjeçare.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.

Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar”, shkruan Presidenti Bajram Begaj, teksa publikon dhe një fotografi bardhë e zi të tij.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe ndërroi jetë zyrtarisht sot në orën 14:00.

Burime për Neësbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

Pandeli Majko

Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

Pandeli Majko shkruan se Fatos Nano i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

Ndërsa po ashtu Majko thekson se ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre por Nano nuk ishte kjo kategori.

Postimi i plotë i Majkos:

Fatos Nano ka ndërruar jetë!…

Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!

Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!

Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!

Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!

Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!

Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.

Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!

Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!

Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!

Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit historik Fatos Nano. Berisha etiketon sot kundërshtarin politik si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe si politikani që pranoi rotacionin e pushtetit.

Sali Berisha i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, të afërmve dhe socialistëve për ndarjen nga jeta të personalitetit kryesor i të majtës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!” shkruhet në postimin e Berishës.

Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të themeluesit të Partisë Socialiste Fatos Nano ditën e sotme. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi shkruan se Nano ishte qytetarë liberal dhe komunikues si në politikë ashtu edhe në shoqëri. 

‘Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.

Personalisht i jam mirënjohës pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si president i Republikës duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme’, shkruan Bamir Topi. 

Tritan Shehu

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.

Shehu e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Nanos, jo vetëm humbje për familjen socialiste, por dhe për politikën shqiptare. Demokrati shpreh ngushëllimet e tij për familjarët, miqtë dhe e bashkëpunëtorët.

“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Z. Fatos Nano!

Nje humbje per familjen socialiste.

Nje humbje per politiken shqiptare.

Ngushellime familjes se tij, qe e ndjen e perjeton me shume se gjithesekush kete humbje.

Bashkepuntoreve ne vite.

Miqve e shokeve.

Ngushellime!”, thuhet në postimin e Tritan Shehut.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Iku shoku im i orëve të vështira, prehu në paqe!

Politikani i lartë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka shkruar një mesazh të ndjerë ngushëllimi për vdekjen e Fatos Nanos, këtë të premte, në moshën 73 vjeçare. Ai quan shok dhe mik të orëve të vështira, sfidash e idealesh për liri.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.

Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan. U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë”, shkruan Ali Ahemti.

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare

Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Ish-kryeministri i Kosovës shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

KAUZA KOMBËTARE E RREZIKUAR!

29 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Referendumi në Islandë mund të ndryshojë hartën e zgjerimit të BE-së

28 Gusht, 2026
Bota

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: “Kosova dhe Krimea, standarde të dyfishta të së drejtës ndërkombëtare”

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

29 Gusht, 2026

Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

29 Gusht, 2026

IRANI NË UDHËKRYQ: Lufta godet ekonominë, por Hormuzi mbetet karta e fundit e Teheranit

29 Gusht, 2026

Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të OBSH-së Nurlan Yermekbayev për CMG

29 Gusht, 2026

“Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” do të transmetohen në mediat kryesore të vendeve të OBSH-së

29 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.