Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.
Omer Bajraktari pritet të jetë kryetar i ri i qytetit të Malit të Zi, Ulqin.
“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Barjkatari. Siç e kemi paralajmëruar, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë”, tha Abazoviq duke shtuar “se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.
“Unë mendoj se duhet t’i drejtohemi qytetit, do të kemi një administratë të re të qytetit. Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit”, tha Abazoviq.
“Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Le të bëjmë gjëra të mira për qytetin, le të fillojmë rrugën e suksesit”, shoti ai.
Lideri i partisë URA ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, ku bëjnë pjesë URA, PD, SD, SDP dhe AA.
Këta të fundit kanë fituar 15 mandate ndërsa DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.