• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

“Organizata e Kombeve të Ndara“!  Një paradigmë e re!  ME dhe PER Prishtinën! “As me bust, as me burg”!     

30 Shtator, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 REALPOLITIK FLASH NR. 77

 16  – 30 SHTATOR 2023

Mbi  4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur, Mjeshtër i madh

 Dr. JORGJI KOTE

1.”Organizata e Kombeve të Ndara” u tregua OKB-ja në Sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme që përfundoi më 27 Shtator. Kjo u pa qartë  në të gjitha diskutimet e nivelit të lartë, me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të në njerën anë dhe BRICS, Rusia, Kina dhe  Jugu Global në anën tjetër.  Siç pritej, as  kryesimi i Këshillit të Sigurimit për muajin shtator nga Shqipëria dhe mini-spektakli i Ramës më 20 shtator nuk shtoi ndonjë gjë, veç konsumit të brendshëm politik.

Ca më tepër kur ato ditë në Uashington po i ”hapeshin petët lakrorit” të  Mc Gonal. Ndaj dhe Biden, Blinken dhe Escobar ” i bënë embargo” duke mos i dhënë as dorën Ramës, as aty në atë sallë sublime në Nju Jork!

2. Një paradigmë të re për BE-në dhe SHBA-të për dialogun Serbi – Kosovë mbas sulmeve terroriste të bandave serbe më 24 Shtator. Ajo datë shënoi fundin e një epoke të dështuar me dialogun 12 vjeçar dhe me Marrëveshjen e sforcuar të Ohrit; kjo e fundit, nga njohja dhe pranimi i Kosovës në OKB u katandis në tentativë për krijimin e asociacionit me plot pikpyetje.

Në vijim të ideve të mëparshme dhe në këtë rubrikë, me referenca nga media, ekspertë të huaj të mirënjohur dhe përvoja personale, po japim 10 sugjerime bruto mbi konturet e kësaj paradigme të re, e cila i kërkohet BE-së dhe SHBA-ve, që situatat në rajon të mos ” bien nga shiu në breshër”.

Së pari, të hiqet dorë nga diplomacia  “qetësuese” ndaj Serbisë, nga qëndrimet ”përkëdhelëse” ndaj saj, duke e trajtuar  ” si të nënës dhe Prishtinën si të njerkës”, me iluzionin naiv se “ me hapa qetësues” ajo do të qëndrojë larg Rusisë.  Kërkohen politika të qarta me diplomaci shtrënguese. JO si deri tani kur BE-ja dhe SHBA-të kanë punuar pothuajse vetëm për realizimin e synimeve gjeopolitike dhe stabilokraci, duke injoruar  shtetin e të drejtës. Për pasojë, përfituesit më të mëdhenj janë liderë autoritarë si Vuçiç me mbi 20 vjet në pushtet dhe të tjerë.

Të ridimensionohet qëndrimi ndaj Kosovës, siç sugjerohet dhe nga 56 deputetët dhe kryetarët e Komisioneve të Jashtme të vendeve të mëdha perendimore, duke i dhënë fund politikës kryesisht “me kërbaç” ndaj Prishtinës. Për më tepër kur atje, ndryshe nga Serbia, demokracia përparon, me zgjedhje dhe freskim të lidershipit politik.

T’i jepet fund dialogut të formatit të sotëm, duke filluar nga largimi i Lajçakut, Eskobarit dhe Hillit, sepse dështimi i dialogut ishte dhe për faj të tyre, pavarësisht nga emri eufemik ” lehtësues” por që u kthyen në ”vështirësues” të dialogut, për të mos përdorur terma më të rëndë. Ndërsa prania e ndërmjetësuesve të shtuar vërtetoi aforizmën tonë të njohur se” shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk”.

Tanimë, në vend të dialogut normalizues midis Kosovës dhe Serbisë kërkohet garantimi i sigurisë dhe paqes; mospërshkallëzimi i konfliktit të armatosur dhe mbi të gjitha masa për krijimin e besimit, ndër elementët më thelbësorë të OSBE-së. Sepse dialogu në një mjedis, terren dhe klimë të helmuar dhe minuar nga Serbia rezultoi zhgënjim i madh tragjik.

Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit duhen  rinovuar dhe nënshkruar, duke iu rikthyer modelit franko-gjerman, që ka në qendër të vëmendjes dhe përparësore njohjen e Kosovës nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së, anëtarësimin në OKB dhe në organizatat ndërkombëtare. Këto janë dy elementët vendimtarë që garantojnë përparimin e mëtejshëm për çështjet e tjera, duke përfshirë krijimin e asociacionit, veçse jo sipas ” midesë” së Beogradit për një “sprska tjetër”, por sipas modeleve më të mira perendimore.

Të hidhet poshtë pa asnjë hezitim propozimi për thirjen e një konference ndërkombëtare paqeje për Kosovën, pavarësisht nga emri. Ide tejet e rrezikshme, me pasoja të paparashikuara, e cila mund të kthejë gjendjen përpara vitit 1999, kur dihet se janë zhvilluar të gjitha konferencat duke sqaruar gjithçka. Ajo që SHBA-të dhe BE-ja duhet të kërkojnë tani nuk është konferenca por koherenca  pikë së pari nga Serbia, si shkaktarja e trazirave dhe konflikteve.

Beogradit t’i kërkohet  të përcaktojë përfundimisht pozicionin e tij gjeopolitik, me Perendimin apo me Lindjen dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Në kuadrin e reformave të BE-së, në rast se Serbia nuk do të eci në trasenë europiane,  të shkohet deri në ndërprerjen dhe ”rrëzimin e saj nga kategoria” në procesin e anëtarësimit në BE, ashtu sikurse dhe “ me kulaç” në rast të kthesës dhe ecurisë së saj progresive.

Të bëhen konsultime dhe të dëgjohet mendimi i ekspertëve të mirënjohur, të think tankeve dhe  instituteve të specializuara lidhur me hartimin e një strategjie të re cilësore tërësore; që mbas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe  Europiane 2024, të miratohet dhe të fillojë zbatimi i saj, me njerëz, ndërmjetësues dhe struktura të reja, sepse ” arnimet taktike ”nuk pijnë më ujë”

Deri atëhere, BE-ja, SHBA-të dhe NATO, në bashkëpunim me nismat rajonale dhe Kosovën e Beogradin të forcojnë masat për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shfrytëzuar sidomos dhe Procesin e Berlinit.

3. ME dhe PER Prishtinën, kjo kërkohet domosdoshmërisht nga qeveria dhe diplomacia jonë dhe Kryeministri Rama, me një besueshmëri tejet të gërryer në Kosovë, në vend që t’u japë mend BE-së dhe Prishtinës,  ca më keq me teza të Beogradit; madje më mirë të heshtë ca dhe të telefonojë sa nuk është vonë Kurtin, ta ftojë në Tiranë apo në Kukës ose të shkojë dhe vetë në Prishtinë, për të hedhur themelet e një bashkëpunimi të ri luajal midis dy vendeve. Boll  me avokatinë ndaj Beogradit, me teza dhe propozime që nuk i bëjnë mirë Kosovës dhe vendit tonë!

4. As me bust dhe as me burg nuk mund ”të ngrohen” marrëdhëniet ”e ngrira ”me Greqinë, mbas mbajtjes mbi 4 muaj në burgim të Belerit, Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Kryeministri Rama është përpjekur me premtimin për një bust kushtuar ish Kryeministrit Mitsotakis, babait të kryeministrit të sotëm në Derviçan për të kompensuar edhe konfimimet gjyqësore të burgimit të Belerit.

Mirëpo, do të ishte më e udhës që dhe sipas dhe neneve përkatës të Konventës Europiane, Beleri të hetohej në gjendje të lirë deri në vendimin përfundimtar gjyqësor dhe të bënte betimin si Kryebashkiak. As burg as bust, ajo çka nevojitet është diplomaci krize, me ec e jake dhe lëshime reciproke. Jo “majë më majë”, sepse sidomos në diplomacy ” uthulla e fortë prish enën e vet” sidomos me një vend fqinj!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Grushti i Dështuar i 15 Korrikut: Triumfi i Erdoğan-it dhe pasojat në Ballkan

15 Korrik, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.
Kryesore

30 Vjet në KiE, po në BE kur?

14 Korrik, 2025
FOKUS

Sa herë i besove Edi Ramës o njeri?!

14 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025

Deti i Kinës Jugore: Konflikti dhe Perspektivat për Paqe në Rajonin Strategjik

15 Korrik, 2025

Presidenti Xi Jinping mban një fjalim të rëndësishëm në Konferencën Qendrore të Punës Urbane në Pekin

15 Korrik, 2025

Xi Jinping-u takon krerët e delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të OBSh-së  

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.