Në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, Organizata “Shqiptarët e Bashkuar,-Michigan në krye me z. Rrok Dedvukaj shpreh thellë shqetësimin e tyre lidhur me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si dhe raportes mes Kosovës dhe Serbisë përfshirë këtu edhe tentativën për të arritur një ‘marrëveshje’ paqeje mes dy vendeve.
Që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, shteti serb ka vendosur disa taksa dhe ka shkelur shumë marrëveshje tregëtare të cilat kanë qenë në dëm të shtetit kosovar.
Në letër shpreher gjithashtu edhe tentative e kryeministrit Kurti që me përkrahje të të gjitha partive në Kosovë të largojë gradualisht tarifën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Më tej në letrën shqetësuese drejtuar Trumpit, shfaqet gjithashtu shqetësimi ndaj pretendimeve të presidentit serb Vuciq dhe ambasadorit Grenell për ndonjë marrëveshje që do ishte shumë e dëmshme për Republikën e Kosovës derisa kjo e fundit ka qenë gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka kundërshtuar fuqishëm Rusinë.
Mes tjerave organizata e shqiptarëve të bashkuar në Miçigan kërkon nga presidenti Trump të largojë nga detyra e ndërmjetësimit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë./ina