Koronavirusi vijon të shkaktojë dhjetra viktima në Bergamo. Numri i te cileve ka shkuar mbi 2900 viktima . Corriere della Sera ka publikuar video ku makinat e ushtrisë nxjerrin jashtë rajonit arkivolët.
Krematoriumi I qytetit është në funksionin 24 orë në 24 orë dhe nuk mundet të përballojë emergjencën. Kështu mbrëmjen e së mërkurës 18 mars, mjetet e ushtrisë kanë transportuar arkivolët e një jave, sipas agjencisë ANSA, në krematoriume të rajoneve të tjera të cilat janë shprehur të gatshëm t’i pranojnë.
Arkivolët nga varrezat e Berganmos do të dërgohen në furrat e krematoriumit të Modenas, Acqui Terme, Domodossola, Parma, Piacenza dhe qytete të tjera janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar.
“Krematoriumi I Bergamos punon 24 orë më 24 dhe mund të djegë 25 të vdekur” thotë komuna. “Është e qartë që nuk mund të reagonte me numrat e ditëve të mëparshme” Edhe agjencitë funebre nuk ishin në gjëndje të menaxhonin shërbimet. “Disa janë mbyllur sepse punonjësit janë të sëmurë.