• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Partnerë e aleatë po, vartës jo: Gjermania përballë sfidave gjeopolitike (8 këndvështrime)

31 Janar, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enver Robelli*

1.

Këtë javë kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti një fjalim në Bundestag (parlament) mbi politikën e jashtme. Mesazhi kryesor i tij ishte ky: Europa nuk frikësohet nga kërcënimet e Donald Trumpit. Ndonëse Merz nuk ia përmendi emrin presidentit amerikan as në Bundestag, as më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, porosia ishte e qartë. Merz tha: „Kushdo në botë që mendon se duhet të bëjë politikë kundër Europës përmes tarifave doganore, duhet ta dijë – dhe ai tani e di këtë – që ne jemi të gatshëm dhe në gjendje të mbrohemi kundër kësaj, nëse është e nevojshme”.

Kumti i Merzit ishte ky: përkundër radikalizimit të politikës amerikane, Europa nuk do të heq dorë nga vlerat e saj. Kancelari madje tha se gjatë këtyre javëve Europa kishte rastin të tregojë respekt ndaj vetvetes, shprehimisht ai foli për “lumturinë e vetërespektit”. Ky vetëbesim mund të ruhet vetëm nëse Europa shndërrohet në fuqi jo vetëm politike, por edhe ushtarake.

Për këtë Merz përmendi tri parakushte: së pari, europianët duhet ta marrin sigurinë e tyre në duart e veta. Së dyti, ekonomia europiane duhet të bëhet përsëri konkurruese. Së treti, BE-ja duhet të jetë e bashkuar. Kjo nuk është përherë e mundshme, sepse BE i ka 27 vende anëtare dhe mes tyre janë disa si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat shpesh kërcënojnë me veton e tyre dhe ndjekin një kurs prorus dhe pothuaj armiqësor ndaj Ukrainës. Në vitet e ardhshme pritet një stuhi e pakëndshme, tha Merz, por brenda kësaj stuhie duhet parë edhe mundësi të reja.

2.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar shpesh Gjermaninë për shkak të pranimit të numrit të madh të refugjatëve. Partitë e etabluara gjermane nuk i presin mirë kritikat e presidentit amerikan, sidomos kur ai e përshkruan Gjermaninë si vend në të cilin po rrënohet civilizimi perëndimor për shkak të pranimit të refugjatëve dhe migrantëve nga Siria, Afganistani, vendet e Magrebit dhe Afrika. Nuk mund të mohohet se në Gjermani ka probleme për shkak të numrit të madh të refugjatëve. Për shkak të vështirësive për t’i integruar. Për shkak të radikalizmit islamik. Për shkak të atentateve të islamistëve. Por a është Gjermania para humnerës? Qeveritarët gjermanë dhe shumica e mediave e mohojnë këtë.

3.

Dallimet me Washingtonin janë thelluar kur një vit më parë, gjatë Konferencës së Sigurisë në München, nënpresidenti amerikan JD Vance u ankua se në Europë praktikisht nuk ka liri të shprehjes. Natyrisht kjo është propagandë. Dhe qëllimi është i qartë: qeveria aktuale amerikane dëshiron të përkrahë më shumë forcat e ekstremit të djathtë në Europë. Pas Konferencës së Sigurisë në München nënpresidenti Vance u takua në një hotel me kryetaren e partisë së djathtë radikale, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Kjo parti ka simpati të theksuara për regjimin aktual në Beograd. Shefi i Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë vizitoi Serbinë vitin e kaluar, u takua me ministra dhe përfundoi në një darkë me ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq. Sipas njoftimit të partisë AfD, në takim u diskutua edhe për “gjendjen e vështirë të pakicave serbe në Kosovë”. Deri më tani dihej që ekziston një pakicë serbe në Kosovë, jo shumë pakica.

4.

Pas Davosit, ku Trump prezantoi të ashtuquajturin “Bord të Paqes”, Berlini u përballë me pyetje se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj kësaj nisme të kryetarit amerikan. Qeveria gjermane nuk u përgjigj ashpër si presidenti francez Emmanuel Macron, por e injoroi herë me heshtje, herë me fjalë të matura angazhimin në inciativën e Trumpit. Ashtu siç është konceptuar, ky “Bord i Paqes” më shumë është klub personal i Trumpit se sa forum për zgjidhje të konflikteve. Ky është këndvështrimi i politikanëve gjermanë. Po flas për ata që qeverisin dhe një pjesë të mirë të opozitës (të Gjelbrit, e Majta).

E djathta radikale është për hyrje në këtë bord. Kjo nuk është ndonjë befasi, sepse e djathta radikale e prirë nga AfD është edhe për largim nga NATO, nga BE, për ndërprerjen e ndihmave ndaj Ukrainës dhe ëndërron të përqafojë Vlladimir Putinin. Mbi të gjitha qeveritarët gjermanë e shohin si qyfyr faktin që në të ashtuquajturiin “Bordi i Paqes” vendos vetëm një njeri dhe vetëm një njeri ka të drejtë vetoje: ai është Donald Trump. Në Statutin e “Bordit të Paqes” emri i Trumpit përmendet mbi 30 herë. Dhe ai është shef i përjetshëm i kësaj trupe, pra edhe pasi t’i përfundojë mandati i dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjermania është fuqia e tretë ekonomike në botë dhe ndërkohë ndan buxhet për NATO-n po aq sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës – rrjedhimisht në Berlin nuk ekziston gatishmëria për nënshtrim. Në fjalimin e tij në parlament, Merz tha: „Si shtete demokratike, ne jemi partnerë dhe aleatë dhe jo vartës”. Këtë mund ta thonë shtete të fuqishme si Gjermania. Shtete si Shqipëria e Kosova janë në pozicion tjetër, më të vështirë.

5.

Tensionet e shkaktuara pas kërkesave ultimative të Trumpit që europianët të pranojnë që Grenlanda t’i takojë SHBA-së, kërcënimi i tij i sërishëm me tarifa ndëshkuese doganore dhe fjalimi në Davos, i cili ishte një monolog me mungesë respekti ndaj europianëve, kanë shkaktuar shumë padurim te qeveritë e vendeve europiane. Shenjat e para të këtij nervozizmi shihen te afrimi i Kanadasë me Kinën, te vizita e kryeministrit britanik në Pekin pas 8 vitesh dhe nënshkrimi i marrëveshjes për tregti të lirë mes BE-së dhe Indisë (ndonëse nënshkrimi këto ditë ishte rastësi, pasi që negociatat po zhvilloheshin qe mbi 20 vjet).

Marrëveshja me Indinë premton më shumë investime europiane dhe një zgjerim të madh të gamës së produkteve në dyqanet indiane për 1,45 miliardë banorë të saj. Sipas BE-së, India ka ofruar lehtësime që nuk ia ka dhënë kurrë më parë asnjë partneri tjetër të huaj, duke hequr ose ulur drastikisht tarifat doganore. Dogana për makinat do të ulet gradualisht nga 110 për qind në 10 për qind. Për verën, tarifa do të përgjysmohet menjëherë nga 150 për qind në 75 për qind, me synimin final prej 20 për qind. BE parashikon që eksportet drejt Indisë të dyfishohen deri në vitin 2032. Aktualisht në Indi operojnë rreth 6000 kompani europiane me 3 milionë vende pune.

6.

Krahas sfidave në politikën e jashtme, qeveria e kancelarit Merz, e cila përbëhet nga konservatorët e tij (CDU) dhe socialdemokratët (SPD) dukshëm të dobësuar, po ballafaqohet me rritjen e të djathtës ekstreme, e cila përfaqësohet nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD). Këtë vit në 5 krahina gjermane (lande) do të mbahen zgjedhjet për parlamentet rajonale. A mund të arrijë ndonjë sukses spektakolar e djathta ekstreme? Ky rrezik ekziston.

Anketat e fundit tregojnë se Alternativa për Gjermaninë mund të marrë 25,2 për qind të votave po të mbaheshin sot zgjedhjet parlamentare në nivel nacional. Domethënë kemi një garë kokë më kokë me partinë konservatore (CDU) të kancelarit Merz. Interesante do të jenë sidomos zgjedhjet për parlamentin rajonal në landin Sachsen-Anhalt në shtator, ku ekziston mundësia që Alternativa për Gjermaninë të arrijë një shumicë parlamentare dhe për herë të parë të marrë pushtetin në një krahinë gjermane. Kjo parti synon para së gjithash të ashpërsojë politikat e emigracionit, të dëbojë sa më shumë refugjatë, veçanërisht ata që nuk kanë status të rregulluar. Refugjatët që mbesin në Gjermani, ajo dëshiron t’i detyrojë të jetojnë në periferi të qyteteve dhe të punojnë në mal. Gjuha e AfD-së është agresive (sidomos ndaj myslimanëve), nganjëherë edhe revizioniste ndaj të kaluarës gjermane. Ka aktivistë hebraikë, të cilët thonë se po fitoi kjo parti, ata nuk do jetojnë më në Gjermani. Aktualisht asnjë parti gjermane nuk është e gatshme të bashkëpunojë me AfD-në. Rreth saj ekziston një “Brandmauer”, një mur zjarri.

Me shpresën se mund të kthejë një pjesë të votuesve, të cilët kanë ikur te AfD, qeveria e kancelarit Merz ka ashpërsuar mjaft qasjen ndaj azilkërkuesve. Janë shtuar kontrollet në vijën kufitare. Këtë e ka bërë edhe BE si tërësi. Vitin që shkoi në BE kanë kërkuar azil 180 mijë persona – kjo është shifra më e ulët që nga viti 2021. Në Gjermani numri i azilkërkuesve është përgjysmuar.

7.

Shkundullimat gjeopolitike, tensionet ndërkombëtare, kërcënimet e Donald Trumpit me tarifa doganore, por edhe mungesa e reformave brenda Gjermanisë kanë çuar në stagnim ekonomik të këtij vendi. Së fundi Merz akuzoi gjermanët se janë bërë dembelë. Për çfarë e kishte fjalën kancelari? Punëtorët gjermanë gjatë vitit nuk shkojnë në punë rreth 3 javë me arsyetimin se janë të sëmurë. Kjo është shenjë dembelie, sipas kancelarit. Ai pyeti: Si është e mundur të mos punohet tri javë? Ndonëse vend kapitalist, Gjermania i ka disa zakone pothuaj socialiste: për shembull mjafton t’i telefononi mjekut, t’i thuani se jeni i sëmurë dhe mund të qëndroni në shtëpi deri në 5 ditë. Sigurisht që këtu ka shumë keqpërdorime. Sidomos socialdemokratët nuk janë shumë të gatshëm të shkurtojnë të mirat nga sistemi social. Nga ky sistem përfiton sidomos klientela e tyre politike. Kjo është njëra anë e problemit në Gjermani. Ana tjetër: të pasurit ose mbesin të pasur, ose bëhen edhe më të pasur. Shanset për ngjitje në shkallën sociale mbesin të vogla.

Në Gjermani, numri i njerëzve super të pasur po rritet me shpejtësi – 3900 individë zotërojnë pothuajse një të tretën e të gjithë pasurisë financiare. Vetëm dy vende në botë kanë më shumë super të pasur se Gjermania. Bëhet fjalë për njerëz me një pasuri financiare prej më shumë se 100 milionë dollarë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 500 persona, ndërsa pasuria e këtij grupi u rrit me 16 për qind, sipas Global Wealth Report 2025 të Boston Consulting Group (BCG).

8.

Merz thotë se Gjermania edhe më tutje do të ketë nevojë për fuqi punëtore. Ky trend do të vazhdojë nëse merret parasysh mplakja e popullsisë në Gjermani. Ky vend ka marrë sidomos në dekadën e fundit mijëra mjekë, infermierë, inxhinierë nga Ballkani – dhe i ka marrë falas. Kësisoj arrijmë te pyetja: ç’qëndrim do të mbajë qeveria gjermane e kancelarit Merz ndaj Ballkanit? Në takimin fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Londër në tetor të vitit të kaluar, Merz ju drejtua liderëve të Ballkanit me këto fjalë: “Duam t’ju kemi në BE”. Sa e bindshme tingëllon kjo deklaratë?

Ndaj kësaj pyetjeje mund të ketë një kundërpyetje: sa janë të bindshme shtetet e Ballkanit në politikat e tyre për anëtarësim në BE? Lexova së fundi kryeministrin e Shqipërisë, i cili tha: Kështu siç jemi, nuk i plotësojmë kushtet për të hyrë në BE. Kjo vlen edhe për shtete të tjera të rajonit. Megjithatë, për shkak të ndryshime dramatike në arenën gjeopolitike, e edhe për shkak të agresionit rus në Ukrainë, ekziston mundësia që BE të gjejë një model për integrim të vendeve të Ballkanit. Nuk do të ishte anëtarësi e plotë, por një lloj anëtarësie e klasit të dytë, me qasje në fonde, në tregun e përbashkët ekonomik dhe të punës, por pa të drejta politike apo me të drejta të kufizuara politike në Bruksel. Në këtë skenar, ballkanasit do të uleshin në Bruksel në një sofër të vogël për maçokë, ndërsa në tavolinën e madhe do qëndronin tigrat e deritanishëm europianë. Aty do të merreshin edhe vendimet e mëdha.

BE vështirë mund të arsyetojë pranimin e Ukrainës – presidenti jorealist Vollodimir Selenski kërkon që kjo të bëhet më 2027 – duke injoruar vendet e Ballkanit.

Ekziston rreziku që status kuoja të vazhdojë – siç jemi dëshmitarë nga viti 2003, kur BE mbajti Samitin e Selanikut dhe u premtoi vendeve të Europës Jugolindore një perspektivë të hyrjes në BE. Për ironi, hoteli ku qe mbajtur samiti para gati 33 viteve, ndërkohë i është shitur një oligarku rus.

*Burimi: Facebook (faqja personale e autorit).

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.