“Ushtria ruse do të fillojë dërgimin e ndihmës mjekësore në Itali nga e Diela për ta ndihmuar atë të luftojë koronavirusin, pasi të marrë një urdhër nga Presidenti Vladimir Putin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë.
Putin bisedoi me kryeministrin italian Giuseppe Conte, dhe udhëheqësi rus kishte ofruar mbështetjen dhe ndihmën e tij në formën e automjeteve dhe specialistëve të dezinfektimit për të ndihmuar rajonet më të goditura italiane.
Në Itali u regjistruan 793 viktima ditën e djeshme, ndërsa numri i të infektuarve është rreth 5000.
Ministria e Mbrojtjes Ruse tha që aeroplanët e transportit ushtarak do të dërgonin tetë brigada të lëvizshme të mjekëve ushtarakë, automjete speciale të dezinfektimit dhe pajisje të tjera mjekësore në Itali gjatë ditës së dielë.
Rusia gjithashtu do të dërgojë rreth 100 specialistë ushtarakë në virologji dhe epidemi, raporton Reuters.
Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave, ku 4825 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 50000 të tjerë janë të infektuar nga koronavirus.