• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Përse Trampi e keqtrajtoi Zelenskin?

2 Mars, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zheljko Panteliç[i]

Lindsi Grem, senatori shumëvjeçar republikan dhe një prej mbështetësve më të zjarrtë të mbrojtjes së Ukrainës në Kapitol, e këshilloi me dashamirësi presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski para takimit me Donald Trampin në Shtëpinë e Bardhë: “Mos e kafsho grepin e Trampit”. Zelenski nuk e dëgjoi. Tani, ndryshimi i mendimeve të senatorit Grem është më se kuptimplotë. “Ajo që pashë në Dhomën Ovale ishte shprehje mosrespekti dhe nuk e di nëse do të bashkëpunojmë me me Zelenskin. Ai duhet të japë dorqheqjen dhe të lejojë që në vend të tij të vijë një tjetër me të cilin mund të kryejmë punë, ose të ndryshojë në mënyrë drastike”, tha Gremi, kundër të cilit në Moskë është ngritur akuzë për shkak të mbështetjes që i jep Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, bashkëpuntorët e tij më të afërt duhet t’a parashikonin se çfarë i priste. Donlad Trampi, i biri Donald Junior, zëvendëspresidenti Xhej Di Vens, gazetari më i dashur i Trampit Taker Karlson, me muaj të tërë më parë kanë hedhur në rrjetet shoqërore deklarata fyese kundër Zelenskit dhe vazhdojnë të japin deklarata të cilat shpesh kanë tingëllimin ose janë direkt fyerje të rënda. Është tashmë e fshehtë publike se Trampi dhe bashkëpuntorët e tij nuk i’a kanë falur Zelenskit refuzimin për t’u dërguar dokumentet mbi provat për korrupsion, keqpërdorim të postit, mashtrim dhe vepra të tjera penale të Hanter Bajdenit në Ukrainë. The Donald deshte t’a diskretitonte në fushtën zgjedhore të vitit 2020 Xho Bajdenin duke shfrytëzuar materiale komprometuse nga Kievi kundër Hanterit. Në kokën e Trampit, Zelenski është ndër fajtorët kryesorë që ai nuk e mundi Bajdenin në vitin 2020.

Shtrohet pyetja përse pala ukrainase pranoi të merrte pjesë në këtë “rijaliti” të Trampit? Diplomacia serioze dhe negociatat për gjëra kaq të rëndësishme siç është paqa nuk zhvillohen para kamerave televizive, aq më shumë nëse nuk ka paraprakisht ndonjë plan apo marrëveshje konkrete.

Zelenski bëri gabim të madh edhe që pranoi të flasë pa përkthyes. Lideri ukrainas nuk e zotëron sa duhet gjuhën angleze të themi në atë masë sa duhet për të marrë pjesë në diskutime të ashpra. Ndoshta mund të kishte arritur ndonjë përshtypje të mirë sikur t’a fliste anglishten si ta kishte gjuhë amtare, por gjithsesi duhej të shfrytëzonte të drejtën që kryetarët e shteteve  në mbledhje publike, sidimos me zyrtarët e huaj, të flasin në gjuhën amtare. Nuk është fjala këtu vetëm për patriotizëm linguistik por për dinakëri diplomatike meqënëse përkthyesi i jep kohë zyrtarit për një përgjigje të mirë dhe dinamika e dialogut me përkthim nuk lejon breshëri verbale me të cilën u ekspozua Zelenski në Zyrën Ovale.

Duke analizuar ngjarjet pasi ndodhën mund të thuhet se synimi i Trampit ishte të impononte nënshkrimin e marrëveshjes për shfrytëzimin e metaleve të tokave të rralla ose t’a turpëronte Zelenskin publikisht dhe t’a akuzonte për ndjelljen e Luftës së Tretë Botërore para zgjedhësve amerikanë, domethënë para bazës republikane, e cila kërkon ndalimin e luftës dhe ndëprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin.

Duke patur parasysh ecurinë e takimit në Uashington, shtrohet pyetja përse Zelenski erdhi në Uashington? Nëse synimi i tij ishte t’ia thoshte direkt Trampit në Zyrën Ovale se me Putinin nuk mund të bisedohej, atëherë do të duhej të kishte lënë jashtë dhomës së bisedimeve të gjithë këshilltarët e tij dhe tërë personalin e ambasadës ukrainase në Uashington.

Prioriteti i Trampit është të arrijë sa më parë, të kushtojë çfarë të kushtojë, deri te paqa mes Ukrianës dhe Rusisë. Ky është premtim elektoral, zgjedhësit e tij nuk janë të interesuar për fatin e Ukrainës por për atë që Amerika të pushojë së financuari mbrojtjen e Kievit dhe sa më shpejt të rimarrë paratë që u ka dhënë ukrainasve. Në përkthim, kjo është marrëveshja për shfrytëzimin e mataleve dhe mineraleve të rralla. Presidenti i Ukrainës e kushtëzoi nënëshkrimin e marrëveshjes me garanci sigurie që mund të shkonin deri në përfshirjen amerikane në rast të ndonjë sulmi të ri nga ana e Rusisë.

Por, Zelenski nuk mori parasysh disa fakte. I pari, ShBA-të dhe Rusia nuk kanë luftuar kurrë kundër njëri tjetrit, dhe është navitet të mendosh se këtë mund ta bëjnë për shkak të Ukrainës. Raportet mes presidentëve rusë dhe amerikanë kanë një traditë të gjatë dhe kontraverse. Mund të thuhet se që nga Lufta e Dytë Botërore, me përjashtim të Xho Bajdeinit, të gjithë presidentët amerikanë kanë patur raporte shumë dinamike dhe kontraverse, që nga Ruzvelti dhe Stalini, nëpërmjet Kenedit dhe Hrushovit, Niskonit dhe Brezhnjevit, Reganit dhe Gorbaçovit, Klintonit dhe Jelsinit, deri te Bushi i ri me Putinin.

Në qarqet opozitare amerikane dhe në një pjesë të mirë të Europës shprehet dyshimi për aftësitë negociuese të Trampit, ose më mirë gjoja supremacinë e Putinit, duke patur parasysh se presidenti rus është shumë i kalitur me dosje të diskutueshme, duke filluar nga Ukraina. Këtu harrohet edhe fakti i dy precedentëve. Fakti se presidenti amerikan kurrë nuk guxon të qëndrojë i vetëm me shefin e një shteti tjetër, ndërsa dy precedentët janë Ruzvelti dhe Regani. Frenklin Ruzvleti gjatë konferencës së Jaltës dhe bisedimeve me Stalinin për ndarjen e Europës ishte në fazë terminale të sëmundjes dhe, përsa i përket qartësisë mendore, më afër Bajdenit sesa Trampit. Ronald Regani vuante nga Alzhejmeri kur zhvillonte bisedime me Gorbaçovin në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Gjithashtu Trampi, edhe sikur të donte, nuk mund të ofronte garancitë që kërkon Zelenski, sepse ato janë në kundërshtium me synimin kryesor të Uashingtonit në konfliktin ukraino-rus dhe ky është të tërheqë Moskën në anën e saj në një përplasje të ardhshme me Kinën.

Në këtë kontekst, Zelenski bëri një gabim të madh kur u përpoq t’ia priste fjalën Trampit duke i kujtuar publikisht se Putini është vrasës të cilit nuk mund t’i besohet meqënëse ka shkelur dhjetra marrëveshje dhe se për këtë është humbje kohe të bisedohet me të. Duke patur parasysh se plani i Trampit bazohet në marrëveshjen me Putinin dhe hapjen e dyerve për një marrëveshje shumë më të rëndësishme e cila mund të përfshijë edhe largimin nga përqafimi kinez me Si Gjin Pingun të carit të pakurorëzuar rus, reaksioni ishte i paevitueshëm.

Lëvizja e Zelenskit mund të shpjegohet me motive të politikës së brendshme, ose më mirë të themi me dëshirën që të mobilizonte opinionin publik në mënyrë që të forcojë pozitën e tij para zgjedhjeve – më e mundshmja mund të mbahen në vjeshtë – duke u paraqitur kësisoj mbrojtësi më i mirë i Ukrainës i cili nuk ka frikë t’i kundërvihet presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi i Trampit është i bindur se Ukraina, në fund të fundit, duhet të pranojë patjetër kushtet amerikane sepse nuk ka alternativë tjrtër, me ose pa Zelenskin në pushtet. Ukraina, pa ndihmën amerikane nuk është në gjendje të mbrohet nga Rusia. Mbështetja e zyrtarëve europianë dhe solidariteti i treguar nga ana e tyre për Zelenskin, tingëllon bukur, por në front nevojiten armë, Starlink, logjistikë, satelitë të cilët shtetet europiane nuk i kanë. Gjithashtu Europa nuk është se mund t’a ndryshojë shumë pozicionin e saj pa marrë parasysh propagandën dhe deklaratat e fryra. Sepse dallimi mes blloqeve brenda vetë BE-së është i madh, ka grupe të cilët janë të gatshëm në mënyra të ndryshme ta mbrojnë Ukrainën dhe kjo nuk ka për të ndryshuar për një kohë të shkurtër. Madje as republikat balltike dhe vendet nordike, të cilët janë të ekspozuar më shumë me rrezikun  rus, nuk kanë dëshirë të hyjnë në luftë me Moskën nëse nuk sulmohen direkt.

Zelenski bëri edhe gabim taktik duke i’u kundërvënë negociatave për paqen. Pas përplasjes në Zyrën Ovale nuk është e vështirë të parashikohet se Trampi nuk ka për t’a përfsdhirë Zelenskin në negociata me Putinin dhe se Kievi, por edhe BE-ja, do të vihen para faktit të kryer. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë. Shumë veta e kanë harruar se Trampi bëri të njëjtën gjë edhe me talebanët, kur pas shpinës së europianëve, të cilët për njëzet vite me radhë morën pjesë sëbashku me ushtarët amerikanë në luftërat në Afganistan, u muarr vesh me talebanët. Bajdeni vetëm e respektoi këtë marrëveshje. As ai nuk e konsideroi të nevojshme të lajmëronte aleatët europianë përse disa mijëra europianë kishin rrezikuar jetën në Kabul në vitin 2021.

Është e gabuar të interpretohen lëvizjet e Trampit nëpërmjet prizmit të raporteve të tij me Putinin ose me gjoja qëndrimet rusofile të disa prej bashkëpuntorëve të tij. Intepretime të tilla zbulojnë mosnjohje ose nënvlerësim  të trupit zgjedhor amerikan i cili nuk banon në brigjet e Atlantikut dhe Pacifikut.

Trampi nuk është incident historik apo një marrje mendsh që e ka kapur Ameriukën dhe e cila do të zhduket me largimin e tajkunit njujorkez nga skena politike. Nuk është kështu, ai nuk përfaqëson veteveten ose ndojë grup të vogël ekstremistësh që kanë okupuar pushtetin, por një pjesë të mirë të Amerikës. Fuqia politike që e polli Trampin nuk do të zhduhet me atë por të të vazhdojë të ekzistojë.

The Donald, i përket racës së rrallë të politikanëve të aftë për të njohur vullnetin e shumicës së zgjedhësve dhe t’a intepretojë dhe përfaqësojë dhe krahas kësaj të mos i përkasë asaj në asnjë element. Trampi është tajkun njujorkes, prodhim tipik i Mollës së Madhe (Big Apple), dhe baza e tij zgjedhore është e ashtuquajtura Amerika e thellë ose provinciale nga Filadelfia deri në Navada dhe nga Montana deri në Luiziana. Elementi i përbashkët me bazën zgjedhore janë rrënjët e tij gjermane.

Trampi nuk përmban në vetvete zemërimin dhe depresionin që ndrydhin Midwest-in amerikan, por i njeh mirë ato, di t’i kanalizojë dhe për përfaqëson më mirë se kushdo tjetër. Amerikanët e mesëm nga Midwesti, ku që prej dhjetëvjeçarësh të tërë vendoset rezultati fitues i zgjedhjeve për në Shtëpinë e Bardhë, janë të zemëruar me europianët, në mënyrë të veçantë me europianoperëndimorët. Retorika e Trampit ndaj europianëve pasqyron në mënyrë të përkryer këtë sentiment pakënaqësie dhe frike nga “kushurinjtë e largët” matanë Atlantikut. Amerikanët mendojnë se europianët janë molusqe të cilët kanë frikë hijen e tyre, nuk kanë gjoks për të luftuar, për t’u sakrifikuar për ndonjë gjë, janë parazitë në sajë të fuqisë ushtarake amerikane, mburojës së sigurisë që u’a garantojnë ShBA-të, keqpërdorin marrëdhëniet e mira me Amerikën për të eksportuar mallrat e tyre, punojnë pak, argëtohen në pushime të gjata sipas standarteve amerikane dhe pensione “të parakohëshme” të pametituara.

Me një fjalë, amerikanët janë të mendimit se europianët janë parazitë të pasur dembelë që jetojnë në kurrizin e tyre. Gjithashtu, Amerika e cila voton për Trampin e përjeton Europën si dorë e zgjatur e socialistëve, kreun e Amerikën bregdetare, kundër së cilës ata luftojnë me gjithë shpirt. Amerika e Trampit është vetëm megafoni i këtij sentimenti në Zyrën Ovale. Atij, Maskut apo Xhej Di Vensit nuk u intereson se çfarë mendojnë në Europë, Nju Jork, Boston apo Los Anxhelos dhe San Françisko, atje nuk ndodhet baza e tyre zgjedhore. Ata i drejtohen ekskluzivisht Amerikës që banon larg brigjeve të oqeaneve dhe nuk i duron europianët njëlloj si edhe ukrainasit.

Kjo Amerikë pretendon se Europa duhet t’a paguajë mirëqënien e saj që e ka ndërtuar në sajë të Amerikës dhe Trampi është vetëm megafoni i saj. Këtu e ka burimin edhe këmbëngulja për rritjen e buxheteve ushtarake të antarëve të NATO-s, dërgimin e një numuri më të madh ushtarësh në teatrot e luftës ku veprojnë trupat e NATO-s apo ato amerikane, rritjen e tarifave doganore për prodhimet europiane dhe arritjen e një marrëveshje e cila do t’i detyronte vendet europiane të eksportonin sasi më të mëdha mallrash amerikane.

Animoziteti ndaj Europës nuk është kalimtar dhe gjithsesi nuk është për t’u nënvlerësuar. Sa më parë të përballet me këtë fakt Europa aq më shpejt do t’a kuptojë se nuk është i mjaftueshëm vetëm integrimi ekonomik. Të lërë mënjanë përrallat propaganidistike dhe vetëgënjyese politike: Europa nuk mundet pa Amerikën dhe, nuk do të jetë në gjendje sëpaku edhe për një kohë të gjatë që në çdo konflikt me Uahingtonin të dalë nga ai pa u lagur.

Amerikanët prej një kohe të gjatë janë “policë botërorë”, kanë bërë shumë luftëra, edhe kundër rregjimit të Sadam Husesinit edhe kundër Sllobodan Millosheviçit dhe si rregull i kanë humbur. Ndërkohë e kanë njohur faktin se nuk janë më në gjendje të drejtojnë mbarë botën me më shumë se tetë miljardë njerëz dhe, çfarë është akoma më e keqe, e kanë kuptuar se një pjesë e mirë e planetit jo vetëm që nuk ndan të njëjtat vlera me ta, por i urren dhe përbuz me gjithë shpirt.

ShBA-të në tre dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të kaluar e kanë çmontuar industrinë e tyre sepse, si të gjithë perandoritë, erdhën në përfundimin se është më lirë të drejtohen “klientët” si blerës fundor, bazuar në ekonominë e mbështetur në bursë, sektorin e shërbimeve, teknologjinë e lartë. Çmimin më të madh të këtij orientimi ekonomik e kanë paguar banorët e Midwest-it, standarti jetësor i të cilëve nuk është rritur njëlloj si në pjesën bregdetare të ShBA-ve. Janë pikërisht ata që votojnë për Trampib në këta dhjetë vitet e fundit.

Në Europë, për një kohjë të gjatë e kanë konsideruar Amerikën si një superorganizatë joqeveritare, e cila për arësye filantropike, garanton sigurinë e Europës. Për hir të së vërtetës, edhe në Uashington  për një kohë të gjatë janë përpjekur që t’i përjetojnë kështu nga ana tjetër e Atlantikut. Por Amerika nuk është organizatë joqeveritare, e aq më pak filantropike, Amerika është perandori, dhe në Shtëpinë e Bardhë është presidenti që sillet dhe vepron si perandor. Duhet, me sytë e hapur fort, të mësohemi me këtë fakt.


[i] https://velikeprice.com/svet/tramp-zelenski-bela-kuca-okrsaj/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Bota

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.