• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Poezi të shkruara në dy epoka!

20 Dhjetor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. JORGJI KOTE

U desh vëllimi poetik ” Buzëqeshje në dy kohë që Eden Babani, i cili njihet si gazetar, publicist dhe prozator ta shohim dhe si poet të mirëfilltë.  Themi kështu, sepse Ethemi, i cili  25 vitet e fundit jeton në Bruksel ka shkruar 6 romane dhe vëllime me tregime. Mbas vitit 1991 ai ishte Kryeredaktor i Gazetë ” Liria”, ndërsa më 1995-1997 themeloi dhe drejtoi revistën ” Për Mëmëdhenë” dhe “Liria”; veç qindra shkrimeve, analizave dhe korrespondencave në shtypin e djathtë shqiptar, ku krahas denoncimit të sistemit të kaluar diktatorial ka evokuar shembuj të shumë e domethënës përfaqësuesish prestigjiozë të diasporës shqiptare anembanë botës.

Gjithsesi, pak e njihnin dellin dhe zellin e tij poetik, edhe pse poezinë e ka patur  bashkëudhëtare besnike në të gjitha situatat e vështira në të 87 vitet e jetës, të shpërndara në tri epoka, e sidomos gjatë 45 viteve të diktaturës.  Atij iu mohua profesion -pasioni i tij i hershëm si Mësues  më 1968, pas një Fletë -Rrufeje prej dy nxënësve të nxitur nga dikush për shkak të “ ceneve” në biografinë e tij.

Siç tregon dhe vetë në hyrje të vëllimit poetik, Edeni i shkruante krijesat e tij poetike në blloqe të vegjël, të cilët i sajonte enkas për t’i futur brenda librave. Fletoret me vjersha të zakonshme i ruante në dhoma në shtëpi, ndërsa ato “me zarar“ i siguronte me shumë kujdes në vende të fshehta, si në tufat e druve të zjarrit, ose i ” dërgonte mysafire“ te një teze dhe te xhaxhai.

Poezia e parë i takon vitit 1955, kur ishte 20 vjeç. Pas vitit 1991, kur demokracia i riktheu, jo vetëm buzëqeshjen e vërtetë por mbi të gjitha të drejtat e  qytetarisë, të mohuara në mënyrë fare absurde filloi me shumë kujdes t’i mblidhte dhe t’i sistemonte poezitë e hallakatura sa andej këtej. Me sugjerimin e shokëve dhe dashamirësve, kohët e fundit i botoi në vëllimin poetik “ Buzëqeshje në dy kohë”, nën kujdesin e miqve të vet, Lek Pervizi, një monument i gjallë referues i vuajtjeve dhe trajtimeve çnjerëzore  nën diktaturë me gjithë familjen për 45 vite rresht dhe gazetarin e njohur, kritikun letrar, Gjovalin Kola.

Vëllimi ka 43 vjersha dhe poezi me një tematikë të larmishme. Ai gëlon nga mbresa të shumta, emocionuese dhe prekëse, të shpalosura në dy epoka diametrialisht të kundërta. Poeti ka qenë i vetëdijshëm për pasojat që mund të sillnin përjetimet e tij poetike; për shkak të biografisë së papërshtatshme për rregjimin monist, Babani bënte pjesë në listën e personave të padëshiruar. Kjo e detyroi të mbyllej në vetvehte dhe të kalonte periudhat e vështira duke bashkëbiseduar e duke “qarë hallet“ me poezinë, me reflektime të thella mbi realitetet e hidhura. Këtë e tregon me emocion, vërtetësi, sinqeritet dhe nostalgji qysh te poezia e parë “Poeti jashtë lidhjes“ kur shkruan me dhimbje, keqardhje dhe trishtim të thellë shpirtëror: “ I varfëri unë/ poeti i vetëquajtur/ fatkeqi poet i natës së zezë/poeti jashtë Lidhjes/që marr guximin dhe mëtoj të shkruaj poezi/ kur nxin gjithçka nga errësira/ dhe mua rrezikziun s’më dëgjon njeri”!‘

Mirëpo të ishe “jashtë Lidhjes” nuk ishte aq e thjeshtë, sepse ajo përcaktonte fatin e artistit në jetë, mbijetësën e tij, madje jetën, vdekjen ose burgun. Këtë e tregon historia tragjike e poetëve “jashtë lidhjes“, martirëve të demokracisë, Havzi Nela, VIlson Blloshmi, Genc Leka e të tjerë, të cilët e paguan me jetën e tyre pasionin poetik dhe disidencën anti-komuniste, ndërsa Visar Zhiti, Frederik Rreshpja e të tjerë me vite të gjata burgimi.

Megjithë vuajtjet dhe peripecitë e jetës, në poezitë e Babanit nuk gjen urrejtje, inat, zemërim ndaj njerëzve që me dashje a dashje i bënë keq në jetë; aty ndjen keqardhje, mëshirë njerëzore dhe natyrisht qëndrim dhe denoncim të forte politik të sistemit që i detyronte dhe njerëzit e pâfajshëm të bëheshin të këqinj ndaj njeri tjetrit. E sheh këtë qartë të “ Unë dhe lufta e klasave“ në tri poezi tejet domethënëse dhe sintetizuese: “Gjak për liri“, kushtuar xhaxhait të tij dëshmor në luftën për çlirimin e Krujës“ Gjak për demokraci” për gjyshin e tij të pushkatuar nga rregjimi më 1948 dhe “ Mes dy gjakrave“ ku tregon pozitën e tij  delikate njerëzore përballë atyre dy gjakrave dhe dilemën hamletiane, veçse jo thjesht “ të jesh apo të mos jesh” por se çduhej të bënte e si të qëndronte në ato momente për jetë a vdekje.

« Muri » i madh që ndan dy epokat, sidomos për Babanin janë «  Pesimiste 1972 » dhe Optimiste 1991”. Buzëqeshja në rastin e parë ishte me zor, nga halli, ajo fshihte trishtim, mjerim, vuajtje, pasiguri për të ardhmen, për mbijetesën, kur sapo kishte filluar të binte shpata dragoniane mbi grupet armiqësore dhe po zhdukej dhe ai mini fllad liberalizmi në art, kulturë dhe ekonomi. Kjo duket qartë te “ Baritja nëpër errësirë” që tregon dhimbjen e poetit për fatin e shokut të tij të rinisë, Burim Kokoshi, i cili u dënua për të dytën herë si i burgosur politik në fillimin e viteve 60. Këto ndjenja shfaqen dhe  ” Në Agimin e demokracisë” , si një homazh për dëshmorin e demokracisë, Artur Lenja, i cili u vra nga patrullat ushtarake më 24 prill 1991.

Krejt ndryshe shkruan Babani 19 vite më vonë, te ”Optimiste 1991”; mjafton këto pak vargje për të treguar këtë realitet të ri epokal “ Sikur të ngjalleshe moj nënë/pa të të shihje ç’nur që më ka rën/ të shihje si u bëra një me djemtë dhe çupat, si m’u kthye në fytyrë buzëqeshja, si u shporrën tutje brengat, psherëtimat, heshtja”!

Në vëllim kanë shumë vend reflektimet e pse jo dhe çapkënllëqet rinore, mbi të gjitha, kërkimi drejt dashurisë dhe lumturisë, përkushtimi ndaj familjes, nënës, vëllait, gjyshit…që i sillnin fat në pafatësinë e tij. Te poezitë ” Në kërkim të lumturisë” dhe “ Ende çapkën” kalohet në nota të bukura lirizmi, kur poeti ” arratiset”  sa andej e këndej, në romantizmin e vet për të gjetur lumturinë; derisa ai  e kupton se kjo fjalë dhe gjë e madhe mund të gjindet thjeshtë dhe te përqafimi i një miku, në një puthje rinore, në një flllad vjeshte dhe kudo, mjaft të jesh i lirë në trup, në mendje  dhe në shpirt.

Nuk kishin si mungonin vjershat kushtuar pasionit të tij të parë, mësuesisë që i ka mbetur i pashuar, ndaj kolegëve të vet mësues, nxënësve të vet që dhe tani i kujton me mall, kudo ku shërbeu plot devocion, në fshat dhe në Kavajë derisa ia prenë në mes ëndrën e vet.

Disa shokë  ia kishin ruajtur me fanatizëm dhe vjershën ” Dhurata e vitit 1968” kur ao qëndronte në Tabelën e Murit të shkollës në Kavajë. Ndonëse siç e pohon vetë autori, pa ndonjë vlerë të mirëfilltë artistike, ajo të ngjall mall dhe nostalgji për ato vite të vështira të mësuesisë. Aty tregohen me gëzim dhuratat e thjeshta për Vitin e Ri, sepse Krishtlindjet ishin ndaluar me ligj.

Në fund, në një kapitull të veçantë janë renditur disa vjersha në formë bejte, por me vlera edukative për jetën dhe shoqërinë.  Ato kanë të bëjnë me shoqërinë, besën e dhënë, miqësinë, etj. Këtu dalohen   “ Ariu dhe bariu” ” Macja dhe miu” etj.

Në përfundim, të 43 poezitë përfaqësojnë copëza mbresëlënëse nga historia e vendit dhe e bashkëmoshatarëve të autorit; ato janë plot frymëzim, sepse të ftojnë të shijosh jetën, ashtu si të vjen ajo, me ” diell por dhe me shi”, të shpresosh, të kesh vullnet dhe kurajo për të kapërcyer situatat e vështira dhe fatkeqësitë, me besimin se ditë më të mira do të vijnë.

” Buzëqeshje në dy kohë” përcjell mesazhe të dobishme optimizmi, pozitiviteti, shprese, etike dhe respekti për Atdheun, për  gratë, nënat dhe motrat tona, familjen, shkollën, dhe bashkëatdhetarët. Botimi i tij është një shembull tjetër që tregon se qytetarë si Babani dhe poezia e tij nuk njeh pleqëri, se ai do të vazhdojë të jetë korrier, mesazhier dhe kronikan i kohrave dhe epokave të ndryshme, ku më në fund triumfon e mira, liria dhe lumturia e vërtetë. I urojmë autorit shëndet dhe jetë, begati të mëtejshme krijuese dhe buzëqeshje të tjera në çdo kohë.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026
FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

ODIHR kërkon hetim të pavarur për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri

20 Tetor, 2026

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026

Kina në Ballkanin Perëndimor: Wang Yi forcon diplomacinë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bullgarinë

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.