• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Politika në një vit në Shqipëri dhe sfidat në 2024-tën

1 Janar, 2024
in FOKUS, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REL

Zhvillimet politike në Shqipëri gjatë vitit 2023 i mbizotëruan përplasjet dhe debatet brenda Partisë opozitare Demokratike (PD), që u shtuan me vënien nën hetim të udhëheqësit të saj, Sali Berisha, si dhe çështja “Beleri”.

Sipas analistëve dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, të dyja këto çështje presin zgjidhje në vitin 2024.

Ecuria e tyre, por kryesisht puna që po bën Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të përcaktojë edhe përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Në samitin e Këshillit Evropian, të mbajtur më 16 dhjetor, nuk kishte pajtim për hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak të vetos greke.

Nga ana tjetër, Këshilli theksoi se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për ta çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”.

Opozita e përçarë dhe në pritje të verdiktit të gjykatave

Analisti shqiptar, Mentor Kikia, thotë se përçarja e partisë më të madhe opozitare, PD-së, mbizotëroi zhvillimet politike dhe vëmendjen mediatike deri në atë pikë saqë mbeti jashtë vëmendjes monitorimi i punës së Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, në mandatin e tretë të saj.

“Viti politik u sundua nga një debat që kishte në epiqendër PD-në, të ndarë në së paku dy pjesë. I gjithë diskursi publik dhe hapësira mediatike i kushtoi kohë këtij debati, se cili grupim ka më shumë deputetë dhe mbështetës, apo kujt i takon vula dhe logoja – një proces që po zvarritet në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe nuk ka ende një vendim”, thotë Kikia për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se pikërisht ky debat nuk e lejoi opozitën të bënte një analizë për arsyet e humbjes në zgjedhjet lokale, që u mbajtën në mars të vitit 2023.

Sipas analistit, fillimi i vjeshtës shënoi një prag të ri të zhvillimeve politike, për shkak të hetimeve që Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Ky zhvillim i dha një kthesë tjetër politikës opozitare. Me grupimin e Berishës u bashkua edhe një tjetër grup deputetësh, që kishin qëndruar në mes të përplasjes Berisha-Basha [kryetari i PD-së, Lulzim Basha]. Kjo solli tjetër qasje të parlamentarizmit. Këta deputetë bllokuan funksionimin normal të komisioneve parlamentare dhe të Kuvendit, prodhuan skena të bllokimit përmes tymueseve, por nuk prodhuan krizë parlamentare. Edhe mes tymit, shumica miratoi ligjet – mes tyre edhe ligjin më të rëndësishëm, buxhetin e shtetit, e miratoi në pak minuta”, thotë Kikia.

Ai thekson se pikëpyetjet për krizën e përfaqësimit të PD-së dhe për mënyrën se si do të funksionojë opozita pas vendimit për “arrest shtëpie” për Sali Berishën, duket se do ta mbizotërojnë politikën edhe në vitin e ri.

“Është e vështirë të bësh parashikime në politikën shqiptare, por duket se kjo çështje do të mbizotërojë edhe më 2024. Për këtë arsye do të jetë më e dobët vëmendja ndaj qeverisjes, cilësisë së saj, rezultateve të saj në mandatin e tretë dhe pretendimeve të kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt”, thotë Kikia.

Polarizimi politik mban peng disa ligje e reforma

Sesioni parlamentar për 2023-ën u mbyll mes tymueseve dhe protestës së opozitës. Me dhënien e autorizimit për SPAK-un, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe kalimit të disa projektligjeve vetëm me votat e të majtëve, Kuvendi i mbylli punimet për t’u rikthyer sërish në janar të vitit 2024 – me gjasë me të njëjtën panoramë: opozita në protestë, një pjesë e saj në bojkot për shkak të këtij kaosi dhe mazhoranca që i kalon e vetme ligjet.

Ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, pra edhe votën e një pjese të opozitës, vazhdojnë të mbeten peng i mosmarrëveshjeve mes palëve. Mes tyre edhe Ligji për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, Amnistia Penale nuk mundi të kalojë për votim, duke lënë pa përfituar prej saj rreth 600 të burgosur. Pezull ka mbetur edhe zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ashtu si edhe Ligji për rikthimin e lojërave të fatit.

Kjo situatë politike me përplasje brenda opozitës, por edhe mes saj dhe shumicës po rrezikon edhe një prej reformave më të rëndësishme në Shqipëri – reformën zgjedhore.

Arritjet e politikës së jashtme dhe çfarë do të sjellë 2024-ta?

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në konferencën e fundvitit me gazetarë, tha se diplomacia shqiptare në vitin 2023 ishte një periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh.

“Shqipëria pati një progres të rëndësishëm në procesin e integrimit. Në lidhje me negociatat me BE-në presim lajme të mira në fillim të vitit 2024”, tha Hasani pa specifikuar më shumë.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, thotë se problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, Shqipëria i ka me Greqinë.

Ai thotë se “Beleri” është një çështje e vogël, por se gjithsesi e pengoi hapjen e negociatave me BE-në.

Related- Posts

POLITIKË

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
POLITIKË

Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.