Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ripërsëriti sot thirrjen për njohjen e Kosovës, ndërsa u shpreh se mund të jetë ndër të vetmit joshqiptarë që e shtron këtë çështje në takime ndërkombëtare.
Milanoviç po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, në kuadër të së cilës u prit sot nga Presidenti Bajram Begaj me të cilin doli edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Fakt është që jam në mes të vetmëve, apo që nuk është shqiptar, që këtë gjë e kam bërë dhe në New York dhe kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo mua më tregon faktin të cilin e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend. Kjo nuk është e sinqertë dhe kjo është dëmshme për ne në një afat më të gjatë”, theksoi ai.
Sipas Milanoviç, “përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të ndërlikuara”.
“Serbia ka ngecur në negociata në fillim. Ishte nisur në një vrull më të madh, por siç duket për ata kjo nuk ishte prioritet. Kanë gjëra të tjera dhe natyrisht që ata e kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj saj nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Nuk e di se Shqipëria çfarë tjetër mund të bënte nga ajo që ka bërë”, theksoi ai.
Milanoviç u shpreh se është dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte, por sipas tij, “ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE-së”.
Presidenti kroat u shpreh se Shqipëria është në NATO, dhe avancimi drejt një aleance tjetër, BE-së, e cila është shumë më komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë as hapin e parë”. “Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona”, tha ai.
“Këtë rrugë e kaluar Kroacia me sukses dhe hap pas hapi. Si vendi me përvojën më të freskët për këtë rrugë, për Shqipërinë mund të jemi këshilltarët më pak të mirë në këtë proces sepse jemi të fundit që jemi anëtarësuar. Tani priten disa pika të reja që do të rrjedhin për të shtyrë më tej këtë proces”, tha Milanoviç
/Argumentum.al