Ndërsa ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike ka lajmëruar për një protestë masive e cila, është planifikuar të zhvillohet përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit sot në orën 19:00, duket se numri i pjesmarrësve është i papërfillshëm krahasuar me pritshmëritë e demokratëve.
Kështu nga Shkodra, sikundër njihet edhe si bastion i demokratëve, numri i protestuesve drejt Tiranës duket shume i vogël.
Këtë e vë në dukje edhe Ministrja Edona Bilali e cila në rrjetin social facebook shkruan se shkodranët nuk mund ti shkojnë më pas “non grata”s
“Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet! Shkodranët dijnë të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato janë të lodhur nga thirrjet për protesta politike e lufta konjukturale brenda llojit! Sot në orën 15:00 sipas PD dega Shkodër, duhet të kishte 1000-1200 qytetarë shkodranë për t’iu bashkuar protestës në Tiranë por shkodranët nuk mund ti shkojnë më pas “non grata”s. Shkodra ka kauzat e veta e një pjesë e qytetarëve janë gati për protesta por jo numra, Shkodra nuk është numra e realiteti shihet qartë!”
/Argumentum.al