Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh urimi presidentit amerikan Donald Trump me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
“Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara jo vetëm që shënoi lindjen e kombit tuaj, por përbënte edhe një ngjarje historike me rëndësi botërore. Ishte në atë kohë që Rusia u dha mbështetje të qartë kolonistëve të Amerikës së Veriut në luftën e tyre për liri nga sundimi britanik”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.
Putin theksoi gjithashtu se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, mbajnë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
“Sot, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, kanë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, tha Putin, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe gjatë dy shekujve e gjysmë kanë pasur shumë kapituj të rëndësishëm.
“Ne luftuam si aleatë në dy luftëra botërore, duke çliruar së bashku njerëzimin nga tmerret e nazizmit, dhe më pas luajtëm një rol kyç në vendosjen e themeleve të rendit bashkëkohor botëror”, theksoi presidenti rus.
Në përfundim të mesazhit, Putin u shpreh se “vendosja e marrëdhënieve konstruktive, të barabarta dhe me përfitim të ndërsjellë mes Moskës dhe Uashingtonit i shërben interesave jo vetëm të popujve tanë, por edhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar”.
/Argumentum.al




























































