Robert Bajrushi Jutarnji List[i]
Në Rusi përgatitet pritja e grupit të gjeneralëve amerikanë të udhëhequr nga Sekretari i ushtrisë amerikane Daniel Driscoll, i cili duhet të vizitojë Moskën këtë javë për të biseduar mbi planin paqesor të presidenti amerikan Donald Trump.
Megjithëse karriera ushtarake e Driscollit ka zgjatur tre vite e gjysëm, ndërsa shërbimin ushtarak e ka lënë me gradën e togerit, vitin e kaluar mori një ofertë të papritur: u ftua për t’iu bashkuar administratës Trump si sekretar i ushtrisë. Burime nga administrata e Shtëpisë së Bardhë kanë zbuluar për “Politico” se miqësia shumëvjeçare e Driscollit me J. D. Vance ka luajtur rol me rëndësi në këtë emërim. Pikërisht Vance i cili, idenë sipas së cilës Rusia mund të mundet me ashpërsim të sanksioneve dhe me dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë e ka quajtur- “iluzion”. Gjithashtu ka deklaruar se duhen marrë në konsideratë interesat e Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa kritikët e planit i ka quajtur “humbës që jetojnë në botën e fantazisë”.
Driscoll është shquar si një prej negociatorëve më të sigurtë dhe më të talentuar, i aftë për të zgjidhur çështje të vështira. Më parë është takuar me Volodimir Zelenskin, pastaj ka biseduar në NATO, e tani duhet të takohet me ministrin rus të mbrojtjes Andrej Belousov, ndoshta edhe me presidentin Vladimir Putin.
Tani për tani Rusia përllogarit. Putini të premten e kaluar mbajti një takim me antarët e Këshillit rus për sigurinë dhe për herë të para bëri me dije se e ka marrë tekstin e administratës amerikane prej 28 pikash dhe “beson se ky plan mund të jetëe bazë për zgjidhjen”. Disa detaje të deklarimit të tij janë interesnate, dhe me sa mund të shihet, mediat perëndimore i kanë kapërcyer.
Presidenti rus zbuloi se bisedimet me amerikanët kanë nisur para takimit të tij me Trumpin me 15 gusht në Alaskë, duke shtuar: “Edhe gjatë këtyre bisedimeve preeleminare pala amerikane na ka lutur të bëjmë disa kompromise, që të tregohemi, sikurse thanë ata, fleksibël”. Por nga fjalët e tij mund të shihet se ai dhe Trumpi që atëherë kanë arritur marrëveshje që të bëjnë presion mbi Ukrainën: “Çështja kryesore e takimit në Alaskë ka qënë se gjatë bisedimeve pohuam se, edhe përkundër disa çështjeve të rënda dhe të vështira nga ana jonë, gjithsesi jemi dakord me këto propozime dhe jemi të gatshëm të shfaqim fleksibilitetin që na është kërkuar”. Sipas mendimit të Putinit, nuk është problem agresioni rus, por fakti që administrata amerikane deri tani nuk ka arritur të sigurojë pranimin e palës ukrainase. “Është e qartë se Ukraina dhe aleatët e saj europianë ende kanë iluzionin se mund t’i japin Rusisë një humbje strategjike në fushën e luftës. Por neve, sikurse e kam thënë shumë herë, gjithashtu jemi të gatshëm për bisedime për paqe, për zgjidhjen paqesore të problemit. Megjithatë, kjo kërkon diskutim thelbësor mbi të gjitha detajet e planit të propozuar. Jemi të gatshëm për këtë”, shpjegoi presidenti rus.
Te fjala “thelbësore” fshihet strategjia ruse. Rusia dëshiron shumë më tepër sesa merr, por njëkohësisht krijon pamjen sipas së cilës ukrainasit janë kundërshtarë të paqes. Kjo gjë shihet sipas mediave që janë nën kontrollin shtetëror. Plani i propozuar paqesor amerikan pej “28 pikash” mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të realizohet në formën e tanishme dhe kërkon revizionim, deklaron portali “Verstka”, i afërt me Kremlinin. Burime nga Kremlini të “Verstkas” thanë se “Plani i Trumpit mund të shihet si marrëveshje e ardhshme, dhe jo diçka që Vladimir Putini duhet t’a nënshkruajë zyrtarisht”, ndërsa një burim i afërt me ministrinë ruse të punëve të jashtme deklaron se plani mbi të cilin diskutohet në media “nuk është i gatshëm”. “teksti dhe detajet po finalizohen. Ekzistojnë probleme me garancitë, madhësinë e ushtrisë ukrainase dhe çështje në lidhje me sanksionet dhe pronat e ngrira ruse”, saktësoi një dilplomat anonim rus.
Është e qartë se marrja e pranimit nga Kremlini për transferimin e shumës së përbërë prej 200 miliardë dollarësh administratës amerikane për rinovimin e Ukrainës do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ndërsa përparimi i ushtrisë ruse në front me siguri nuk i afërohet skenarit të fitores ukrainase në të cilën Kievi mund të kërkojë reparacione nga Moska. Është e vërtetë se ekonomia ruse është e shkatërruar nga lufta, viktimat në front i kanë kaluar 200.000 ushtarët, ndërsa shumica e qytetarëve mbështet përfundimin e luftës në Ukrainë, por gjithsesi vështirë të kujtohet ndonjë shembull historik në të cilin pala ndërluftuese e cila është afër fitores në fushën e luftës të financojë rinovimin e palës kundërshtare, shkruan gazeta ditore “Komersant”.
Edhe një burim nga pozitat e larta të qeverisë ruse, i cili punon për bisedimet paqesore, pohon se “28 pikat tani përmbajnë shumë nene të paqarta, gjë që shtyn zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme mes palëve për një kohë të pacaktuar”. Sipas rusëve, mungojnë shpjegime të detajuara mbi çështjet kufitare, afatet për përmbushjen e kushteve të marrëveshjes dhe mjetet që do të ndahen për marrëveshjes. “Të gjithë këto çështje duhen zgjidhur qartë dhe të shënohen. Por, Trumpi e ka me nxitim, ndërsa Vladimit Vladimiroviçi (Putini) nuk nxitohet dhe aq shumë”, konstaton burimi në fjalë.
Kundërshtarët e hapur të marërveshjes janë Z-bllogerët luftarakë të ciët janë propagandistë nën kontrollin e Kremlinit dhe tajkunëve të Putinit. Ata kanë rolin e negativit, duke krijuar përshptypjen se është me rrezik të mos pranohen ultimatumet ruse. Kësisoj, reporteri i luftës Aleksandar Simonov shpreh spekticizëm në lidhje me detajet e planit paqesor të publikuar në media dhe vetë paqen. Deklaron se edhe nëse luftimet ndërpriten nesër, kjo nuk do të thotë se konflikti është mbyllur. Publicisti, shkrimtari dhe politikani Zahar Prilepin shkruan se “vetëm ushtari rus do të sjellë paqen dhe tokat e reja të Rusisë”, ndërsa Boris Korçevnikov, drejtues i kanalit teleiviziv ortodoks “Spas” i cili filmon dokumentarë nga arena e luftës, komenton me fjalë akoma më të ashpra se është i befasuar që dikush në frontin vendor rus beson te “planet e pakuptimta ‘paqesore’”, të të cilët i quajti të lirë, të mjegullt dhe të turpshëm. “Paqa që kërkojnë ata është në thelb humbje e Rusisë, themeli i dobësisë së pafundme në të ardhmen, destabilitetit, asgjësimit të vendit tonë dhe kërcënimi nga luftë e nesërmen e cila do të jetë më e tmerrshme”, shgjegon Korçevnikovi.
Në anën tjetër është “djali i mirë”, e ky është negociatori Kiril Dmitrijev. Nëpërmjet tij Kremlini përpiqet të bëjë Trumpin për vete, duke i ofruar burime natyrore, përfshirë edhe metalet e rralla, duke e ndjellur me përdorimin e përbashkët të rrugës veriore detare dhe duke i premtuar bashkëpunim në kozmos dhe në sektorin bërthamor. Në këtë kontekst shumë të gjërë çështja e luftës ruso-ukrianase kësisoj paraqitet si pengesë e mërzitshme e së ardhmes së ndritshme dhe komercialisht të begatë.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/nazire-se-stav-kremlja-o-americkom-planu-zanimljivo-je-tko-ne-krije-svoje-ogorcenje-besmisleno-15645671?cx_linkref=jl_home_vijesti_prva_pasica
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































