Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga përgatitja e fjalës që do të mbajë në këtëmbledhje, ndërsa jashtë zyrës së tij në kryeministri dëgjohen thirrjet e protestuesve për dorëheqje, të cilën e cilësoi si “këngën e tij të perefruar”.
“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shum, shum zhurm. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem live”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri informoi se në këtë mbledhje do të ndajë të gjithë reflektimin e tij mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos.
“Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor ‘Rama pjepe dorëheqjen’, më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë. Mbledhja fillon në 9:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos. Ai që ishte se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.
/Argumentum.al





























































