• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Rama: Ndërtimet pa leje do shemben ose konfiskohen në rast se nuk parablihen apo dhurohen

7 Shtator, 2022
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të parablejnë ndërtimet pa leje ose t’i dhurojnë ato, ndërsa paralajmëroi se “duhet të harrojnë se mund të bllokojnë pronën duke korruptuar gjyqtarët pasi do të shuhen si aktorë ekonomikë”.

Kryeministri tha se “është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rërë, sa dhe në mes të Tiranës”.

“Sa dhe këtu ngjitur me sheshin ‘Skënderbej’ që vetëm nuk bërtet pallati, “shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër”, pa i hyrë gjemb në këmbë. Përkundrazi, gjembat më hyjnë mua të parit që jam aksioner me gjithë këta dhe gjembat pastaj më keq akoma, ju hyjnë atyre njerëzve në fshat me duart me kallo që i kap me zell të madh Policia për një mur avllie pa leje apo për një ndryshim çatie pa leje, apo deri dhe qytetarë që, rast konkret, i kapur për shtrim pllakash pa leje”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ky është kontrasti më i neveritshëm që mund të bëhet”.

“Kjo kërkon një adresim të menjëhershëm, të pamëshirshëm, qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e për tulla e që duhen zmbrapsur menjëherë matanë vijës së kuqe të ligjit, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj-lloj marifetesh, qoftë dhe ndaj punonjësve të policisë dhe inspektorëve të lloj-llojshëm, që qytetarëve u tregojnë dhëmbët, ndërsa pasanikëve iu puthin këmbët për ca lekë të qelbura”, tha Rama.

Sipas tij, “Policia e Shtetit duhet të angazhohet fuqishëm dhe të mbështesë një operacion të drejtuar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, me Entin Kombëtar të Banesave, me bashkitë e përfshira, duke filluar nga bashkia e Tiranës”.

“Bazuar në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, me synim shembjen ose konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Këtë shkruan ligji dhe kjo nuk është zbatuar. Të gjitha katet apo metrat katrorë që do të konfiskohen do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet, se kemi akoma institucione që rrinë me qira. Paguajnë qira nga lekët e taksapaguesve ndërkohë që nga 4 apo 5 mijë metra katrorë janë këtu, ngjitur me sheshin Skënderbej, në vend perfekt. Do t’i marrim, ose do të na i japin”, shtoi ai.

Rama i bëri thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorbë në kurriz të ligjit, që as të mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët.

“Blerësit e apartamenteve apo klientët e zyrave apo të hoteleve si pengje. As mos mendojnë se ka rrugëdalje tjetër përveç asaj të ligjit, i cili thotë se ndërtimet pa leje, me qëllim fitimi, nuk flasim për fshatarët që ndërtojnë murin e avllisë midis shtëpisë dhe fermës, nuk flasim për qytetarët që shtrojnë pllaka, flasim për milionerët që ndërtojnë pallate, që ndërtojnë kate pa leje, që hapen majtas e hapen djathtas, shemben ose konfiskohen për interes publik plus paguhet gjobë, plus shkohet në ndjekje penale. I ka të gjitha bashkë. E kemi miratuar pak kohë më parë por jo aq pak sa të mos kishte hyrë akoma në zbatim”, tha ai.

Rama informoi se sot në vendimin e qeverisë iu kemi dhënë të drejtën e parablerjes së metrave katrorë jashtë lejes me çmimin real të tregut jo me atë çmimin që shkojnë deklarojnë atje.

“S’është ai. Me çmimin real të tregut, ashtu sikundër i kemi dhënë dhe mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë pjesërisht mëkatin, ta dhurojnë për popullin dhe për shtetin çdo kat dhe çdo metër katror shtesë që kanë që t’i krijojnë mundësinë ligjërimit të objektit që do përdoret për të pastrehët apo do përdoret për mjedise pune për shtetin pa shkuar ata vetë në ndjekje penale. Mund të thonë shiko se këtë e kam shitur, nëse e ke shitur, blije dhe do e blesh nga populli që përfaqësohet nga shteti dhe vazhdo jepja pastaj klientit. Do shkojë shtrenjtë, por o kështu, ose shko përballu me ligjin, do paguash dhe gjobën dhe do të konfiskohet. Pra fondi, ai që do të mblidhet do të shkojë për shpronësime, shpronësimet tek unaza e re duan lekë, këto lekë këtu nuk mjaftojnë për të gjitha, por një pjesë”, tha ai.

“Dhe nëse këta shkelës milionerë do përdorin ndonjë gjykatës së korruptuar për të bllokuar konfiskimin me ato teknikat e sigurimit të padisë siç ka ndodhur me disa raste që s’dua të zgjatem këtu që janë skandaloze, një gjë është e sigurt, ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si aktorë ekonomikë. Do kenë pasoja shumë më të renda sesa humbja apo riblerja apo dhurimi kateve apo i metrave shtesë që as iu takojnë fare, ia kanë marrë qiellit, ia kanë marrë hapësirës anash që s’është e tyre fare”, siguroi Kryeministri.

“Boll më ndërto me teorinë e faktit të kryer, korrupto policin korrupto dhe inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme. S’do ketë më kurrë legalizime për kate apo metra katrore pa leje për qëllim fitimi, kurrë, ta harrojnë. Afati ligjor i legalizimit ka skaduar me kohë dhe godinat apo shtesat e ndërtuara pa leje ose ato që janë në ndërtim e sipër vetëm mund të shemben ose të konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen”, shtoi ai.

Rama kërkoi që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e policisë që mbulojnë zonat ku janë ndërtuar gjithë këto kate dhe sipërfaqe pa leje.

Related- Posts

EKONOMI

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
EKONOMI

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026
EKONOMI

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

29 Tetor, 2026

VNA: Kush financoi dy apartamentet dhe investimet mbi 1 milion euro të Faktoje.al? 

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.