Ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social kryeministri Edi Rama, i cili marshimet e opozitës i quan xhiro bosh, ndërsa nga ana tjetër duket se është tërhequr pasi pyet (L.B.), liderin e PD-së, Lulzim Bashën se kur do të flasin.
“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”, shkruan Rama.
