Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur një mbledhje me video konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe me pjesëmarrjen E Komisionerit Për Zgjerimin, Oliver Varhelyi
Në postimin në facebook Rama shkruan se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.
Videokonferenca ka të bëjë me garantimin e aksesit të vendeve të rajonit në tregun Europian Për Importet mjekësore gjatë luftës me virusin.
Gjithashtu është folur dhe për mbledhjen e Këshillit Europian që do të mbahet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për vendimmarrjen për çeljen negoicatave anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.